• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga KombinArt te investimet në Bulevardin e Ri”/ Veliaj tregon projektet e reja për kulturën dhe artin në Tiranë

by Java News
04/05/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilluan një takim me artistët e Tiranës, me të cilët biseduan për disa nga projektet ikonike që pritet të realizohen në kryeqytet me fokus artin dhe kulturën. Veliaj renditi disa nga investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës për artin dhe kulturën në kryeqytet, duke filluar nga Amfiteatri i ri e deri te KombinArt, lagjja e re në Kombinat, ku do të ketë disa ndërtesa ekskluzive për instalacione, skulpturë dhe pikturë.

“Kemi futur një traditë shumë të mirë në shkolla, të cilat i pajisim edhe me një sallë koncertore, siç rasti sallës ‘Tonin Arapi’ te Liceu, apo ‘Avni Mula’ te shkolla ‘Servete Maçi’, ose te shkolla ‘Lasgush Poradeci’ në Kombinat. Po mundohemi të mbjellim këtë lloj akupunkture artistike në qytet. Kemi edhe kinemanë ‘Maks Velo’, e cila përdoret edhe nga kundërshtarët tanë për takime. Po bëjmë një ndërhyrje shumë të madhe në Kinostudio dhe sapo morëm mbrapsht kinema ‘Agimin’ nga privati, e cila do të hapet së shpejti. Jemi duke punuar me një kompani prestigjioze për zonën e artistëve te Komuna e Parisit, po ashtu po punojmë për ‘KombinArt-in’; pra, të kemi disa ndërtesa ekskluzive për instalacione, skulpturë dhe picture. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe tek lagja e re ‘5 Maji’”, tha Veliaj.

Mandej, ai foli edhe për disa investime të tjera që do të vendosen në Bulevardin e Ri të Tiranës. Veliaj tha se është gjetur zgjidhja për punimet te Teatri i Ri, kur tha se për hyrjen e makinerive të mëdha do të përdoret hapësira te ish-Drejtoria e Burgjeve, mes Ministrisë së Transporteve dhe Torre Drinit, në mënyrë që Pedonalja të vazhdojë normalisht.

“Gara e parë që hapëm për Bulevardin e Ri ishte për Pallatin e Ri të Koncerteve sepse ajo që kemi është ezauruar si hapësirë. Ka mbërritur dita që opozita bën fushatë me luftë ndaj Amerikës, luftë me pemët dhe me artistët, çka do të thotë se shumicën e gjërave i kemi rregulluar në atë farë feje, sa tani jemi duke diskutuar për bindjen e Noizy-t dhe Rita Orës. Në anën tjetër të Bulevardit të Ri është përcaktuar hapësira për një muze të artit modern. Edhe Teatri i Kukullave do të jetë një tjetër hapësirë e restauruar”, tha Veliaj./m.j

Next Post
E rëndë në Kurbin! E zë kamioni poshtë gjatë punës në servis, vdes mekaniku

Ngjarja e rëndë në Vlorë/ Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë 32-vjeçari në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In