• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Kina, Irani e Musk! Trump i thotë të gjitha për Fox News. Zbulon edhe planin për TikTok

by A R
30/06/2025 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dhënë një intervistë për median Fox News ditën e sotme (29 qershor).

Intervista është dhënë për gazetaren Maria Bartiromo. Kjo e fundit, shquhet për mbështetjen e madhe të saj për politikat e Trump-it.

E megjithatë, në intervistën ekskluzive që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar një javë objektivash të suksesshme, Trump arriti ta bënte Bartiromon të shikonte kameran për një moment, e shtangur.

I pyetur nga Bartiromo se “Kina hakëroi sistemin tonë të telekomunikacionit, vodhi pronë intelektuale dhe prodhoi fentanil, kishte dhe Covid-in… Me të gjitha këto gjëra, si mund të negociosh me një aktor padyshim keqdashës dhe t’i besosh Kinës për ekonominë?”

Trump i u përgjigj ftohtësisht: “A nuk mendoni se bëjmë të njëjtën gjë? Po. Ne bëjmë shumë gjëra.”

“A funksionon bota kështu?” pyeti gazetarja pas një pauze të gjatë

“Kështu funksionon bota. Është një botë e tmerrshme.”, u shpreh Trump-i.

Marrëdhëniet me Kinën

Trump theksoi deficitin e madh tregtar që SHBA-të kanë me Kinën dhe tha se Pekini “do të paguajë shumë detyrime”.

Megjithatë, Trump tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me homologun kinez, Xi Jinping, të cilin e ka zili për aftësinë e tij për të “thënë diçka dhe bum, ndodh brenda një dite, dua ta bëj edhe unë këtë”.

Sipas Trump-it, faji i mbetet Biden-it.

“Ai lejoi që deficiti tregtar të arrinte deri në një trilion dollarë. Ata po na grabisnin majtas e djathtas. Ne kishim një marrëveshje me Kinën që përfshinte tarifa prej 145%. Dhe do t’ju them, në Kinë gjithçka u ndal. Pashë që gjithçka u ndal dhe i bëmë një nder Kinës, por ne shkojmë mirë me Kinën. Mendoj se të shkosh mirë me Kinën është një gjë e shkëlqyer, por ata po paguajnë tarifa të konsiderueshme“, tha Trump.

I pyetur nëse do përdorte ndonjëherë ndikimin e tij kundër Kinës, Trump u përgjigj se mund ta bënte diçka të tillë, vetëm nëse do kishte arsye.

“Nëse do të më duhej ndonjëherë ta përdorja, do ta përdorja. Por kur nuk ka arsye për ta përdorur, edhe kjo është në rregull”, tha ai.

Konflikti në Iran

Trump përsëriti se rezervat e Iranit të materialit të pasuruar bërthamor u shkatërruan të dielën e kaluar dhe konfirmoi se sipas mendimit të tij Teherani ishte “disa javë larg”, krijimit të bombës atomike.

Ai i kritikoi ashpër gazetarët që kishin publikuar një vlerësim fillestar të inteligjencës, sipas të cilit dëmi ishte zvogëluar shumë. Sipas Trump, ata duhet të zbulojnë burimet e tyre (demokratike) ose do të ndiqen penalisht.

Presidenti i SHBA-ve, zbuloi gjithashtu se i kishte shkruar një letër qeverisë iraniane për të negociuar një marrëveshje.

Ekonomia

Trump nuk e përjashtoi mundësinë e një recesioni. Vendi do të përjetojë një “periudhë tranzicioni” ndërsa politikat e tij hyjnë në fuqi, sipas tij.

Ai theksoi se “kthimi i pasurisë në Amerikë” është një ndërmarrje e rëndësishme që kërkon pak kohë. Ai mbrojti përdorimin e tarifave për vende të tilla si Kina, Meksika dhe Kanadaja, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk do të lejojnë njerëzit të përfitojnë prej saj” dhe se ai po punon për të marrë mbrapsht atë që “globalistët” kanë “vjedhur nga Shtetet e Bashkuara”.

Trump tregoi se nuk planifikon të zgjasë afatin e 9 korrikut për tarifat e tij, por tha se me Kanadanë janë pezulluar negociatat.

“Duhet të jetë shteti ynë i 51-të”, shtoi Trump për Kanadanë.

TikTok, Trump gjen blerës

Trump njoftoi se kishte gjetur blerës për TikTok, platformën e mediave sociale që po përballet me një ndalim për shkak të lidhjeve të saj me qeverinë kineze.

Ai e përshkroi blerësin si një grup “njerëzish shumë të pasur” dhe tha se do të zbulonte identitetin e tyre pas rreth dy javësh. Trump tha se Xi Jinping ndoshta do ta miratojë marrëveshjen.

Biden

I pyetur nëse buxheti i Biden synonte uljen e inflacionit, për Trump e gjitha ishte një mashtrim nga ana e demokrateve.

“Një katastrofë, një mashtrim nga Biden. Dhe kur them Biden, nuk dua të them vetëm Biden. Ishin njerëzit e çmendur të krahut të majtë që punuan rreth tij, në Zyrën Ovale, rreth asaj tavoline të shkëlqyer. Nuk është Biden. Sepse nuk mendoj se Biden e dinte çfarë po ndodhte. Ata nënshkruan gjithçka në një makinë shkrimi, ai nuk e dinte. Ata duhet të hetohen, njerëz të tmerrshëm si zëvendësprokurori i përgjithshëm i atëhershëm, ata duhet të dëshmojnë, të shpjegojnë. Biden nuk mund të ngrihej, ai ra, nuk mundi ta gjente derën. Ai kurrë nuk kishte qenë për kufij të hapur, për njerëzit transgjinorë, por ata nënshkruan masa në një makinë shkrimi, në emrin e tij. Radikalët e krahut të majtë. Njerëz të çmendur”, tha Trump.

Mamdani

Po çfarë mendon Trump për Zohran Mamdani, një socialdemokrat pro-palestinez që fitoi zgjedhjet paraprake Demokratike për kryetar bashkie të Nju Jorkut, qytetit të Trump?

“Një komunist. Mendoj se është i keq për Nju Jorkun. Nuk e di nëse do të zgjidhet. Është e pakonceptueshme. Por ai është komunist, dhe është një komunist i pastër. Unë do të jem president, dhe nëse ai zgjidhet, do të duhet të bëjë gjënë e duhur, ose Nju Jorku nuk do të marrë para federale. Ai është një i çmendur radikal i krahut të majtë. Nuk kam një kandidat, por kushdo që të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Nju Jorkut, do të duhet të bëjë gjënë e duhur, ose qeveria federale do të mbajë një qëndrim shumë të ashpër financiarisht”, tha ai.

“Divorci Trump-Musk”

Të gjithë e mbajnë mend konfliktin mes Trump dhe Musk, pasi në internet u konceptua si një “divorc” mes tyre për mënyrën se si akuzonin njëri-tjetrin.

Pavarësisht këtyre, Trump duket se ruan mendimin e mirë për ish-krahun e tij të djathtë.

“Mendoj se është një djalë i mrekullueshëm. Nuk kam folur shumë me të, por mendoj se Eloni është një djalë i mrekullueshëm dhe e di që gjithmonë do të jetë mirë. Është një djalë i zgjuar, por u zemërua pak dhe kjo nuk ishte e përshtatshme. Automjete elektrike të detyrueshme? Kjo është e vështirë për të, do të thoja. Dua që ju të keni mundësinë të zgjidhni nëse doni një makinë me benzinë, nëse doni një hibrid. Unë i dua makinat elektrike. I dua makinat e tij. Mendoj se janë shumë mirë. Por jo të gjithë duhet ta kenë. Dhe jo të gjithë e duan. Dhe Biden, i cili është kaq budalla, tha se të gjithë duhet të kenë një makinë elektrike deri në vitin 2030. Njerëzit nuk e duan këtë. Dhe si e bën këtë kur nuk ka energji elektrike të mjaftueshme? Shko në Kaliforni, ku duan që të gjithë të kenë një makinë elektrike, e megjithatë ka ndërprerje dhe ndërprerje të energjisë çdo fundjavë”, tha Trump.

Next Post
“Gjyshi më detyronte të lypja”/ Fëmijëria e humbur: Isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdhunova

“Gjyshi më detyronte të lypja”/ Fëmijëria e humbur: Isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdhunova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

December 18, 2025
Fatos Klosi: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur, këto janë vendet më të rrezikuara

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

December 18, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Edhe unë jam këtu (mos harroni!)

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, jo e verbër! Mund të ‘vdesë’ kur prek pushtetin tjetër

Këshilli për Imunitetin/ Çështja Balluku, zbulohet kush e shoqëron nesër prokurorin Prençi në mbledhje…

December 18, 2025
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

December 18, 2025
Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

December 18, 2025
Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

December 18, 2025
Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

Bjellorusia fillon të marrë raketat balistike ruse Oreshnik, Lukashenko: Është me kapacitet bërthamor

December 18, 2025
SPAK mbyll hetimet për dosjen “Revanshi 2”, çon për gjykim Astrit Avdylin, Emiljano Shullazin, Leonard Dukën dhe bashkëpunëtorët e tjerë

Tenderat e AKSHI-t/ Përfundon procesi për masat e sigurisë ndaj gjashtë personave, ja çfarë vendosi Gjykata e Posaçme

December 18, 2025
Alarmohen shkencëtarët për përhapjen masive të gripit të shpendëve në Evropë: Mund të kthehet në pandemi brenda 2 ditësh

Alarmohen shkencëtarët për përhapjen masive të gripit të shpendëve në Evropë: Mund të kthehet në pandemi brenda 2 ditësh

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In