• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyshi më detyronte të lypja”/ Fëmijëria e humbur: Isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdhunova

by A R
30/06/2025 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Ivanës, protagonistes së “Ka Një Mesazh Për Ty”, nis me tonalitete të forta trishtimi e dhimbjeje. Nëna e braktisi sapo lindi dhe më pas u rrit nga gjyshi. Nga gjyshi e tezja, Ivana nuk njohu asnjëherë dashuri, por një fëmijëri të kaluar në rrugë. Me sytë e përlotur, tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ata e detyronin të lypte dhe nëse nuk mjaftonte, ofendohej e lidhej me zinxhirë.

Ivana: Më lindi nëna dhe më braktisi. Më braktisi dhe më merr gjyshi. Më merr në një moshë 8-9  vjeçe.

Ardit Gjebrea: Kush të nxori se ti vetë nuk dilje?

Ivana: Më merrte tezja për të lypur, ajo më nxirrte se burri i saj luante bixhoz dhe po mos të bëja lekë, më rrihte më shumë. Më çon te gjyshi dhe gjyshi në moshën 11-vjeçare më thotë do të dalësh të lypësh. Dal e lyp sepse nuk dija çfarë ishte, fshija xhamat, lypja te “Piramida”.

Ardit Gjebrea: Nëse nuk pranoje ti, çfarë të ndodhte?

Ivana: Më shante shumë rëndë, më paragjykonte shumë pistë, llafet më të ndyra që nuk ishin për mua, llafe që unë doja të isha një fëmijë që kishte dashuri nga gjyshi.

Ardit Gjebrea: Ti, lekët që lypje i çoje në shtëpi?

Ivana: Po, i çoja në shtëpi, ia jepja gjyshitt. Në atë kohë, më lidhte edhe me zinxhir, më thoshte po nuk solle lekë…një llaf shumë i pistë.

Në moshën 11-vjeçare, Ivana u njoh me nënën. Ajo vinte në shtëpi dhe nuk i thoshte se kush qe,  por ajo e kishte kuptuar. Në moshën 14-vjeçare, mbeti shtatzënë dhe familja e hodhi në rrugë. E ngashëryer, Ivana tregon se ndërsa kërkonte dikë që t’i zgjaste një dorë ndihme, u përdhunua nga një shofer.

Ivana: 14 vjeçe ngel shtatzënë me djalin me një person që pinte drogë dhe unë nuk e dija që pinte drogë.

Ardit Gjebrea: Si u njohe?

Ivana: Në lagje e njoha, e kam njohur në lagje. Unë nuk e dija që isha shtatzënë, familja më kuptoi që isha shtatzënë se isha 14 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po si reagoi gjyshi, tezja, familja?

Ivana: Ti nuk je vajza jonë. Kam ndenjur jashtë.

Ardit Gjebrea: Ke ndenjur jashtë?

Ivana: Po.

Ardit Gjebrea: Më morën, më kërcënuan, më mbajtën dy ditë brenda mbyllur, shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Ivana: Më përdhunon një shofer…

Ardit Gjebrea: Ti ndërkohë ishe edhe shtatzënë dhe flije jashtë?

Ivana: Po. Shkova në muajin e tetë dhe e shoh që unë po afrohesha, doja edhe një muaj. Ndërkohë  unë nuk kisha ku të shkoja atë natë dhe nxjerr dorën për të kërkuar ndihmë që të ndalonte ndonjë shofer, dikush… ky më merr në makinë dhe më çon në një shtëpi, më mbyll dy ditë, më përdhunon, më rreh dhe në atë moment mendova se vdiqa me çunin.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e denoncove?

Ivana: Shkova. Nuk ma morën për bazë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Ivana: Shkova te rajoni 4, te rajoni 3, nuk ka reaguar asnjë. Për mua ka qenë… shumë e vështirë.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com