• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga këngët në festivale te bekimi i sallonit të basteve, kush është prifti korçar

by A R
30/01/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje në media u bë virale një video e realizuar në një pikë bastesh sportive, ku një prift po u jepte bekimin lojtarëve.

Bëhet fjalë për At Spiro Katundin, teksa në një video që qarkullon në “Facebook”, shihet duke bekuar të pranishmit. Në fakt, bëhet fjalë për një pikë bastesh në qytetin e Korçës, që ka zgjedhur këtë mënyrë të veçantë, duke i kërkuar priftit të sjelli mbarësi.

KUSH ËSHTË AT SPIRO KATUNDI 

At Spiro Katundi lindi më 14.02.1955 në qytetin e Korçës nga një familje orthodhokse. Babai i tij ishte prift në Mitopolinë e Korçës deri sa regjimi diktatorial mbylli kishat. Që fëmijë në vitin 1967 u aktivizua si aktor në Teatrin e Kukullave të qytetit deri në vitin 1975, nga ky vit deri më 1990 aktivizohet si këngëtar pranë Estradës profesioniste Korçë.

Brenda këtyre 15 viteve merr pjesë në 7 Festivale të këngës në RTSH nga viti 1982 deri 1988. Për aktivitet të mirë dekorohet më 20.06.1985 dhe më 18.09.1987 me çmimin “Naim Frashëri” klasi 2 dhe 3-të. Më 1992 hapet Seminari Teologjik në Durrës dhe ai është nga të parët studentë, po atë vit më 1.05.1992 bëhet Dhjakon nga Kryepeshkopi Anastas e më 30.11.1992 Prift.

Ai është nga klerikët më aktivë të Mitropolisë Korçës. Për këtë është nderuar me tituj kishtarë, më 18.01.2007 gradohet “Stavrofor” nga Kryepeshkopi Anastas dhe më 21.10.2014 gradohet “Ikonom” nga Mitropoliti i Korçës, Joani. Gjatë gjithë këtyre viteve si klerik, ai nuk është ndarë nga arti e muzika.

Në vitin 1992 është iniciator për ngritjen e një kori fëmijësh, në vitin 1993 iniciator i ngritjes së korit “Profiti Ilia”. Më 1998 iniciator i ngritjes së korit të këngës bizantine “Shën Niketa”. Më 1999 iniciator i ngritjes të korit “Shën Thanasi”. Në vitin 2000 dhe 2008 botoi dy libra me Himne, troparë dhe këngë Krishtlindje, përshtatje në shqip. Gjatë këtij aktiviteti, ai nuk ka lënë mënjanë dhe ‘ kompozimet me këngë për fëmijë dhe të rritur.

Është pjesëmarrës në të gjitha Festivalet e fëmijëve në rreth, ku është nderuar dhe me çmime, deri tani numëron 55 këngë për fëmijë, si dhe 49 këngë të muzikës së lehtë për të rritur, ku më 2009 dhe 2011 janë organizuar dy koncerte recitale./panorama

Next Post
LUSHNJE/ Plumba mbi shtëpinë e Arjan Aliços, anëtari i bandës së Aldo Bares ndodhet në burg

LUSHNJE/ Plumba mbi shtëpinë e Arjan Aliços, anëtari i bandës së Aldo Bares ndodhet në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Fjala e PLOTË/ Nga Inteligjenca Artificiale te “Revolucioni Flamingo”, Rama 25 minuta nga podiumi i OKB: Makineria e AI do bindet, por pyetja është se kujt?

September 25, 2026
“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën (VIDEO)

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën (VIDEO)

September 25, 2026
Ja 10 ushqimet që ju plakin para kohe!

Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar të destinuar për Kosovën, sekuestrohen 24 tonë të shpërndara në 1300 pako

September 25, 2026
Zbulohen dokumentet tronditëse, Hitleri vrau mbesën e tij? Detaji i rrallë pas një shekulli: Ishte i dashuruar me të, debatuan pak para krimit!

Zbulohen dokumentet tronditëse, Hitleri vrau mbesën e tij? Detaji i rrallë pas një shekulli: Ishte i dashuruar me të, debatuan pak para krimit!

September 25, 2026
Vdes një nga të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit gjatë fushatës në Pensilvani

Vdes një nga të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit gjatë fushatës në Pensilvani

September 25, 2026
Rama në Asamblenë e OKB-së: Shqipëria bën thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për një AI sovrane dhe demokratike

Rama në Asamblenë e OKB-së: Shqipëria bën thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për një AI sovrane dhe demokratike

September 25, 2026
Megaskandali me fondet e investimeve në Turqi, autoritetet marrin nën hetim 76 persona, arrestohen 45 prej tyre

Megaskandali me fondet e investimeve në Turqi, autoritetet marrin nën hetim 76 persona, arrestohen 45 prej tyre

September 25, 2026
Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

September 25, 2026
EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com