• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga këngët me kitarë, te përfshirja në politikë / Nano: Do të bëhesha me qejf President ose ministër Kulture

by A R
18/07/2022 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano ka rrëfyer në emisionin “Stay Tuned” në MCN TV fragmente nga rinia e tij, dashuritë e para, raportin me veten dhe mundësitë që një ditë të jetë pjesë e politikës. Nano tregon se gjatë periudhës studentore këndonte bashkë me miqtë me kitarë, por pa praninë e vajzave. Ai zbulon se lidhja e parë ka qenë në moshën 17-vjeçare dhe zgjati pak muaj.

Kur kemi qenë studentë bënim ditëlindje në shtëpitë e njëri-tjetrit, në Tiranë, Durrës, Qytetin Studenti. Ndërsa në qytetin ku jam rritur në Skrapar, me miqtë e mi, vetëm çuna pa goca, mblidheshim dhe këndonim me kitarë. Në qytetet e vogla ishte e vështirë që gocat të vinin me ne djemtë edhe të këndonin me kitare. Ishte pak e rrezikshme, sepse u prishej imazhi. Të prishej imazhi në atë periudhë ishte njësoj me kapitullimin total. Këndonim këto këngët korçare edhe ndonjë këngë të huaj tek tuk. Shkoja shpesh në bibliotekë, isha një nga vizitorët më të shpeshtë në bibliotekën e qytetit. Lidhja e parë ka qenë kur isha 17 vjeç dhe zgjati disa muaj. Por pastaj ajo vajza u lidh fort dhe lidhja u bë një lloj barre, sepse në mes ishte ankthi, xhelozia, ishte një lloj përndjekje. Deri nga mosha 30 vjeç isha i gatshëm të bija në dashuri, pas asaj moshe po të bija në dashuri ishte ngjarje me rëndësi shekullore. Ndodhi dy herë. Njëherë ndodhi fort, mund të bëhesha unë posesiv, por pata disa frena të natyrës kulturore”.

I pyetur nëse një ditë do të përfshihet në politikë, Nano tha:

Unë mund të bëhesha pjesë e politikës me ndonjë lëvizje të re, por jo me këto formacionet që janë, kjo nuk ndodh kurrë. Ose mund të më shohësh ndonjë ditë në krye të një institucioni nëse ma sugjerojnë. Sikur të ndodhte që të më propozonin për President, do ta pëlqeja. Ose ministër Kulture, por varet kush do jetë kryeministër”.

Nano thotë se Rama mund të jetë më i miri mes artistëve kryeministër, sepse është i vetmi, por kurrsesi nuk mund të thotë që ‘është kryeministri më i mirë në Evropë.

Rama është thjesht kryeministri më i gjatë evropian. Nëse e ka thënë që unë jam kryeministri më i mirë në Evropë, e rren mendja. Nëse ka thënë që mes artistëve kryeministër jam më i miri, ai është më i miri sepse është i vetmi. Ai ka ngatërruar unikalitetin me cilësinë”.

I pyetur nëse flet me Mustafa Nanon, analisti thotë:

Kjo është gjëja që e bëj më mirë, flas me veten. Unë di të flas mirë me veten dhe kam fuqinë që të distancohem nga vetja. Ta shoh veten në performancën që bëj dhe ta vlerësoj. Unë arrij të krijoj brenda vetes një personazh tjetër që të ketë fuqinë që të vlerësoj Muç Nanon. Më kritiku është ai që është atje. Ky që del përpara kamerave është njeriu i kompromiseve. Jo të gjitha mendimet që kemi i themi. Ne mendojmë edhe perversitete. Ne nuk jemi të vërtetë, i vërtetë është ai atje, por ai s’flet. Ai nuk është tolerant, ai është satrap, është despot. Jam unë aq i bën të gjitha. Ai është Muç Nano i kulluar që s’e njeh asnjeri, e njoh vetëm unë. Unë gaboj shpesh, gaboj çdo ditë. Edhe i pranoj gabimet por jo të gjitha, ai robi i di gabimet e mia”.

I pyetur për çfarë e kritikon më shumë veten, Nano tha:

Me gjërat që jam marrë më shumë, duhet të isha fokusuar më pak, te politika, te feja. Kanë pasur të bëjnë me shqetësime të miat, dhe do flas ‘I can’t help’. Për ketë e kritikoj. Kam një fokusim më të madh se sa duhet, sipas standardit tim. Ka të tjerë që thonë shumë mirë që i thotë”.

Analisti zbulon se çmenduria më e madhe që ka bërë për t’i rënë në sy një femre ka qenë ngjitja në katin e dytë të një spitali duke u varur nga tubat e mureve.

/a.r

Next Post
“Nuk ka vend për polemika politike”, Qeveria reagon për sulmin kibernetik: Sistemet janë të sigurta dhe të paprekura

"Nuk ka vend për polemika politike", Qeveria reagon për sulmin kibernetik: Sistemet janë të sigurta dhe të paprekura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 10 Gusht 2026

August 9, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

August 9, 2026
Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

Vdes Massimiliano Cencelli. Pse emri i tij hyri në fjalorin politik italian

August 9, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, e mitura humb jetën

August 9, 2026
Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

Kina synon shërbime më të fuqishme të mjekësisë tradicionale

August 9, 2026
Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Hyri me Jet Ski në zonën e sigurisë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

August 9, 2026
Vodhën paratë e gjobave, Gjykata e Kukësit del me vendim për 22 efektivët e Policisë Rrugore

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

August 9, 2026
Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

August 9, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Disa vatra vijojnë aktive, situata nën kontroll në Krujë dhe Mallakastër

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com