• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

by A R
24/06/2026 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, kryeministri Edi Rama theksoi se qytetet duhen pastruar nga ato “fije plastike merimangash të një kohe tjetër”, referuar rrëmujës së kabllove.

“Pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty si një shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes”, deklaroi kreu i qeverisë.

Njoftoi se në 10-ditëshin e parë të korrikut se do lançohet programi i ri kombëtar i Rilindjes 2.0, nën mbikqyrjen e ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

“Ka ardhur koha të marrë një drejtim shterrues, të adresojë të gjitha pjesët e mbetura të painvestuara, ndryshe nga ç’hidhet dhe spërdridhet në diskursin e përditshëm negativ, janë në fakt shumë më pak se sa pjesë të investuara të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Do duhet një ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe për t’i dhënë përgjigje edhe atyre nevojave të mbetura të paadresuara të segmentit akoma të munguar të rrjetit të përgjithshëm.

Së dyti do shkojë në nivel tjetër transporti urban dhe ndërurban. Të hyjmë në një fazë ku gjenerata e re e autobusëve të jetë krejtësisht e gjelbër, pra autobusë elektrikë me zero ndotje. Po ashtu, për të ndërtuar një sistem të përdorimit të këtyre mjeteve, nën administrimin e bashkive. Qeveria siguron mjetet, bashkia i administron, nëpërmjet një projekti që e kemi pilotuar me sukses në Dibër.

Do të kemi një park logjistik që do u shërbejë bashkive për ato punime të domosdoshme, pastrimit, hapjes së kanaleve ujitëse e kulluese apo çdo ndërhyrje tjetër të kësaj natyre.

Do të mbështesim një program për të krijuar kapacitete më domethënëse për parkimet, sidomos me qytetet me intensitet të lartë qarkullimi”, paralajmëroi Rama.

U ndal te zonat industriale, muzetë dhe te programi për shtrirjen e start up-eve në territor. Vuri theksin edhe te kompanitë e përbashkëta mes njësive të nivelit vendor dhe sipërmarrësve, paralelisht me programin “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

Nuk e mbajti dot për vete një shqetësim që sipas tij është i përsëritur lidhur me punën (jo të kënaqshme) të drejtuesve në bashki.

“Nuk qëndrojnë në komunitet gjatë gjithë javës, por vijnë në Tiranë edhe në ditët kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Kjo praktikë duhet të marrë fund! Nuk janë të gjithë, por janë disa. Shembulli i ministrit aktual të Pushtetit vendor që vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës, edhe pse shtëpinë e ka në Tiranë, është shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë, që sot nuk po i përmend me emër, por herën tjetër do të duhet t’i përmend me emër dhe publikisht. Lënë detyrën dhe vijnë në Tiranë, nuk është e justifikueshme dhe e pranueshme.”

Edhe pse nuk përmendi emra këtë herë, indikacionet i dha.

“Kryesisht në juglindje të vendit! Në aksin Tiranë-Korçë. Nuk e kam për Sotiraqin (kryebashkiaku i Korçës) e as për ministrin”, tha Rama, pasuar me të qeshurat e socialistëve. Kështu e mbylli fjalën e tij numri një i kabinetit, me një “buzëqeshje që shpresoi të mbetet e ëmbël për secilin”.

Next Post
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Senati i jep goditje Trumpit, miratohet rezoluta kundër luftës, presidenti: E pavend dhe e pakuptimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com