• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

by Java News
21/06/2026 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Një nga kërkesat që artikulohet në protestat e fundit në Tiranë është largimi i klasës së vjetër politike, e përfaqësuar nga PS dhe PD, dhe zëvendësimi i saj me forca të reja politike që do të lindnin nga vetë kjo lëvizje. Në pamje të parë kjo kërkesë tingëllon tërheqëse, por në thelb mbetet një ide që shpesh nuk e merr parasysh mënyrën se si funksionon politika në realitet.

Megjithatë, për hir të argumentit, mund të merret si skenar hipotetik një situatë ku PS dhe PD dalin nga skena politike. Në atë pikë lind një pyetje e thjeshtë: çfarë ndodh më pas?

Nëse nga kjo lëvizje do të dilte vetëm një forcë e re politike, rreziku do të ishte krijimi i një forme të re dominimi politik, më afër një monopoli sesa një sistemi pluralist funksional. Për të ruajtur një minimum ekuilibri, një lëvizje e tillë do të duhej të prodhonte të paktën dy formacione politike që do të konkurronin mes tyre në zgjedhje.

Por edhe në këtë skenar, mbeten disa sfida themelore. E para lidhet me profilizimin ideologjik se ku do të pozicionoheshin këto forca në spektrin politik, në të majtë apo në të djathtë? Një sfidë tjetër lidhet me përbërjen e tyre. Nuk mjafton vetëm një lider apo një narrativë politike. Në fund të fundit, pesha e një force politike varet nga njerëzit që e përbëjnë atë, nga përvoja, nga kapaciteti profesional dhe nga kredibiliteti publik. Pa këto elemente, çdo projekt politik mbetet i brishtë, pavarësisht gjuhës apo entuziazmit fillestar.

Dhe këtu kthehemi te një kontrast i dukshëm që shfaqet shpesh mes diskursit të protestës dhe realitetit të fushatës elektorale. Në fazën e parë dominon një gjuhë morale, ku theksi vihet te vlerat dhe parimet. Por në momentin që politika hyn në garë reale për pushtet, logjika ndryshon. Secila palë synon të afirmojë veten dhe të ekspozojë dobësitë e tjetres me akuza duke prodhuar një dinamikë të vazhdueshme sulmi dhe kundërsulmi.

Kështu, debati zhvendoset nga idealet te strategjia, nga morali te konkurrenca. Në këtë pikë, idealizmi i protestës përplaset me realitetin e funksionimit politik. Pra ndodh që forcat që hyjnë në politikë me gjuhën e “revolucionit” përfundojnë duke operuar brenda të njëjtave kufizime strukturore si ato që synonin të zëvendësonin. Dhe në këtë kuptim, këto kufizime në fund rezultojnë më të forta se vetë ndryshimi i aktorëve politikë.

Next Post
Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

LIVE! Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com