• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Gërdeci te deputetët, dosjet e shqyrtuara nga gjyqtari i dënuar për vjedhje

by A R
10/07/2018 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është në sistemin e drejtësisë shqiptare që në vitin 1992, kur përfundoi studimet me titullin jurist në Universitetin e Tiranës.

Po në këtë vit Thanza filloi punën si gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2006. Nga ky vit e deri në vitin 2009 ka qenë gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës. Më pas karrierra e Thanzës do të ngrihej menjëherë, pasi në vitin 2009 emërohet gjyqtar në gjykatën Kushtetuese, ku shërbeu deri në vitin 2013.

Më tej karriera e Thanzës si gjyqtar do të vazhdonte si anëtar në Gjykatën e Lartë, ku shërben edhe aktualisht. Gjithashtu mes viteve 2004, deri në vitin 2009 ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe pedagog i jashtëm pranë disa universiteteve shtetërore dhe private.

Por e gjithë kjo karrierë duket se është shembur pasi Thanza gjatë kohës që ka qenë gjyqtar në gjykatën e Shkodrës, është dënuar në Itali, në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje, vendim për të cilin instiucionet shqiptare nuk mund të mos kenë pasur dijeni, por që nuk e kanë bërë publike edhe kur Thanza ngjiti shkallët më të larta në sistemin e drejtësisë, në Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.

Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sitemin e drejtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e vitimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi. Po ashtu ai ka dhënë vendime në gjykimin e disa deputetëve në Gjykatën e Lartë, si Tom Doshi, Mark Frroku apo Gent Strazimiri shkruan TCH.

Pas faktit që u mësua publikisht, 26 vite pasi Thanza është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, pyetjet që shtrohen janë të shumta; si një gjyqtar i dënuar për vjedhje në Itali dhe ka dhënë drejtësi në Shqipëri në të gjitha shkallët e gjyqësorit? Nëse çështja e dënimit të tij do të ishte bërë publike që prej 19 vjetësh, a do të kishin marrë tjetër rrjedhë çështjet e bujshme që ai ka patur në dorë, siç është rasti i tragjedisë së Gërdecit?

Kush mban përgjegjësi që në sistemin shqiptar të drejtësisë për gati 3 dekada ka dhënë vendime një gjyqtar i dënuar dhe nëse nuk do të ishte seanca e kësaj të marte e vettingut, ky gjyqtar do të vazhdonte i qetë karrerën e tij në Gjykatën e Lartë. Pikëpyetje hidhen edhe në ligjin e dekriminalizimit, i cili nuk e filtroi gjyqtarin e lartë. Më shumë se gjithçka, edhe se shqiptarët që po bëjnë vettingun e prokurorëve edhe gjyqtarëve, rastin Thanza e zbuluan të huajt që monitorojnë procesin e vettingut./a.m.

Next Post
FOTOT/ Shqiptari dhe e dashura greke që u kapën me 30 kg heroinë

FOTOT/ Shqiptari dhe e dashura greke që u kapën me 30 kg heroinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pësoi aksident, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë

Rihapet çështja e bujshme: Italiani akuzohet për vrasjen dhe djegien e trupit të shqiptarit

September 10, 2026
Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

September 10, 2026
Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

September 10, 2026
Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

September 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Buxheti i shtetit nuk jepet me vetëshërbim

September 10, 2026
“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com