Nga fejesa me futbollistin, fotot nudo te jeta e vështirë/ Ja çfarë fshihet pas mbiemrit të Beniada Nishanit? Të pathënat!

Beniada Nishani (Jakic) është një konkurentet më të spikatura të “Big Brother VIP”. Ajo i ka bërë të gjithë për vete me tipin e saj lozonjar dhe të folurën me vështirësi në gjuhën shqipe.

Emri i saj bëri bujë katër vjet më parë, për faktin që ishte imazh i “Playboy” në Portugali dhe kur pozoi nudo për GQ në Itali.

Beniadaaa

Por kush është Beniada dhe si ka qenë jeta e saj ndër vite?

Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. Beniada njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

“Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër. Por në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime)”, ka treguar ajo dikur për revistën “Story”.

Beniada Nishani3

Mirëpo, duket se që të arrijë deri këtu fama e saj nuk ka qenë kaq e lehtë, pasi bukuroshes i është dashur të sakrifikojë shumë.

Në një bisedë që ka pasur me Sarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo ka zbuluar se për tre vite ka paguar 700 euro për një dhomë të vogël me qira në Milano. Edhe pse ishin shumë para, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra për të jetuar në këtë vend që e pëlqente shumë.

Nishani tha se ia ka dalë e vetme, sepse babai i saj vendosi të mos e ndihmonte me të ardhura, ngaqë nuk donte që ajo të shkëputej nga shtëpia dhe të jetonte vetëm.

Sa i përket dashurisë, Beniada ka treguar se ka qenë e fejuar me një futbollist nga mosha 16-vjeçe deri në atë 23 vjeçare.

“Ishte i fokusuar vetëm te futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të. Pas një lidhjeje 7-vjeçare erdhi një moment që nuk e duroja dot më as kur më puthte”, duke rrëfyer se kështu ajo i dha fund fejesës me të. Beniada madje ka treguar edhe rastin e një futbollisti, por pa përmendur emër, që e ngacmonte edhe pse ishte i martuar.

“Gjithë vajzat i shkonin nga mbrapa, mundoheshin të afroheshin me një justifikim. Ai fliste më shumë me shoqen time, ata ishin moshatar, pastaj donte të me fliste dhe mua, por unë i përgjigjesha shumë shkurt.

E shikoja që ai nuk po m’i ndante sytë. E njihja shumë mirë dhe gruan e tij edhe kam pasur gjithmonë respekt për të dhe nuk e kuptoja se si ai kishte nevojë te shkonte ne darkë me dikë tjetër. Më pas më gjeti dhe Instagramin”, u shpreh ajo.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com