• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga Evropa deri te vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan mbi 600 milionë euro në një vit

by A R
07/01/2026 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal.

Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët shqiptarët gjenerojnë të ardhura.
Eurostat, në sistemin e vet të të dhënave, krahas prurjeve nga emigrantët, publikon dhe të ardhurat nga transferta nga puna sezonale për shtetasit shqiptarë për vitin 2024.

Nga rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, transfertat personale përbënin 31.6% të totalit, ose 663 milionë euro.

Kjo është shuma e fituar nga ata që punojnë jashtë shtetit dhe e transferuar në Shqipëri, të paktën zyrtarisht. (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet).

Të ardhurat nga puna jashtë vendit janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, duke reflektuar rritje e emigrimit, qoftë edhe të përkohshëm. Në vitin 2022, po sipas Eurostat, transfertat personale ishin 455 milionë euro, në 2023-n arritën në 629 milionë euro, me një rritje prej 38%. Në 2024-n rritja u ngadalësua në 5.1%, duke arritur në 663 milionë euro.

Vendin e parë e mban Greqia. Shteti fqinjë bëhet pritës sidomos në verë e vjeshtë i qindra shqiptarëve që shkojnë të punojnë në bujqësi. Transfertat personale nga puna sezonale nga Greqia ishin 156 milionë euro në 2024-n.

Në vend të dytë është Italia, gjithashtu një vend i preferuar për emigrantët për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësive që ka për punësim. Tranfertat nga Italia ishin 126 milionë euro në 2024-n, sipas Eurostat.

Në vend të tretë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një vend i preferuar nga shumë profesionistë. Transfertat nga Gjermania ishin 69 milionë euro në 2024-n.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni tjetër i preferuar i të punësuarve sezonalë, që kanë gjeneruar rreth 65 mln euro në 2024-n.

Pas tij renditen Zvicra me 27 milionë euro, Turqia me 20 milionë euro.

Edhe Irlanda është një vend i preferuar, me 19.7 milionë euro transferta.

Franca, ndonëse është shteti kryesor për kërkesat e azilantëve është i teti për transfertat e të punësuarve sezonalë.
Destinacione të tjera nga ku sigurohen të ardhura nga puna e përkohshme janë Austria (16.9 milionë euro), Shtetet e Bashkuara (14.2 milionë euro), Polonia (13.5 mln euro), Holanda (11.5 mln euro).

Gjeografia e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë ka arritur deri në vendet arabe të Gjirit Persik, ku transfertat arritën në 2.3 milionë euro në 2024.

Në punët sezonale dhe të përkohshme jashtë vendit, shtetasit shqiptarë angazhohen tradicionalisht në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore intensive dhe fleksibile. Pjesa më e madhe punon në bujqësi, veçanërisht në mbledhjen e frutave, perimeve dhe ullinjve, në serra dhe në përpunimin fillestar të produkteve bujqësore. Ky profil mbetet dominues, sidomos në vendet fqinje dhe në disa tregje të Europës Perëndimore.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është turizmi dhe shërbimet, ku shqiptarët punësohen sezonalisht në hotele, restorante dhe struktura akomoduese gjatë muajve të verës. Punët tipike përfshijnë shërbimin në restorante, kuzhinë ndihmëse, pastrim, mirëmbajtje dhe shërbime mbështetëse.

Ndërtimi vijon të jetë një fushë e rëndësishme e punësimit sezonal dhe të përkohshëm, me angazhime në punime fizike, përfundime ndërtimi, rikonstruksione dhe projekte infrastrukturore. Në disa vende, shqiptarët angazhohen edhe në industri përpunuese dhe logjistikë, kryesisht në linja paketimi, magazina dhe përpunim ushqimor.

Së fundmi, po vihet re edhe një rritje graduale e përfshirjes së shqiptarëve në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit, kryesisht në forma fleksibile ose kontrata afatshkurtra. Këto përfshijnë zhvillim softuerësh, testim aplikacionesh, mbështetje teknike, shërbime digjitale dhe punë të tjera IT të ofruara nga distanca për kompani të huaja. Edhe pse ky segment është ende më i vogël krahasuar me punët tradicionale sezonale, ai po zgjerohet me shpejtësi, i nxitur nga aftësitë e të rinjve shqiptarë, puna në distancë dhe kërkesa në rritje për shërbime digjitale./Marrë nga Monitor.al

Next Post
Dita e sotme me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi

Dita e sotme me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Bllokimi i ngushticës së Hormuzit dhe ekonomia jonë

March 2, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rama i dorëzon sot Begajt ndryshimet në qeveri! Presidenti 7 ditë kohë për dekretim, më pas votëbesimi në Kuvend

March 2, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha pranon autorësinë e sulmit mbi vilën 31: Nuk e dija që është qendër kulturore!

March 2, 2026
“Më të sigurt jemi ne këtu se sa ju në Shqipëri”, juristja shqiptare flet nga Dubai: Shteti ka marrë masa

“Më të sigurt jemi ne këtu se sa ju në Shqipëri”, juristja shqiptare flet nga Dubai: Shteti ka marrë masa

March 2, 2026
Dëmtoi pajisjet e zyrave dhe kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

Dëmtoi pajisjet e zyrave dhe kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

March 2, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

March 2, 2026
Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In