• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga emigracioni te lindjet e pakta, popullsia pakësohet me 16 mijë persona/ Përparon plakja

by Java News
27/03/2020 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, popullsia e Shqipërisë u pakësua vitin e kaluar me 16 mijë e 472 persona me një rënie 0.6% edhe pse shtesa natyrore e vijon të jetë ende në territor negativ.

Rënia, emigracioni faktor madhor

Emigracioni shihet të ketë një faktor madhor për rënien e popullsisë, raporton INSTAT. Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 rezulton 2.845.955 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6%, krahasuar me 1 janar 2019. Në vitin 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë, duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -23.082 banorë

Mosha mesatare rritet me 5 muaj, varion në 37,2 vjeç

Në 1 janar 2020, mosha mediane e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019. Në 1 janar 2020, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë së njëjtës periudhë.

Pakësohen meshkujt

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në 1 janar 2020, në krahasim me 1 janar 2019, nga 99,8 në 99,7 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor në lindje ka pësuar rritje, duke shënuar vlerën 109,0 në vitin 2019 nga 108,0 që ishte në vitin 2018.

Lindjet rënie me 1.3%, vdekjet rriten me 0,6%

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë.

2019, kanë emigruar 43,835 persona

Në vitin 2019, numri i emigrantëve është 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3%, krahasuar me një vit më parë. Numri i imigrantëve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Tre qytetet me të populluara

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Në 1 janar 2020, Tirana zë rreth 31,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,2 % secili. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Popullsia me rritje vetëm në Tiranë dhe Durrës

Në 1 Janar 2020, popullsia u rrit vetëm në dy qarqe të vendit Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2020 treguan se vetëm dy qarqe të vendit shënuan rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetë qarqet e tjera shënuan rënie të popullsisë. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+1,2 %), pasuar nga Durrësi (+0,2 %). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (-3,3 %), Dibër (-2,6 %) dhe Berat (-2,5 %). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (32,6 %), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (23,8 %). Monitor

po-3pop-5po-2po-1

g.kosovari

Next Post
SHBA tejkalon Kinën dhe Italinë në shifrat e të infektuarve me koronavirus/ Ekspertët: Numri i vdekjeve mund të arrijë në 80 mijë

SHBA tejkalon Kinën dhe Italinë në shifrat e të infektuarve me koronavirus/ Ekspertët: Numri i vdekjeve mund të arrijë në 80 mijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com