• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga dorëheqja e Yermak tek fronti, ora e së vërtetës për Zelensky-n

by A R
30/11/2025 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kiev, një ceremoni e veçantë ndal trafikun dhe zhurmën e qytetit.

Një trup i një ushtari të rënë në Donetsk kalon përmes Maidanit. Kalimtarët ndalojnë, trafik nuk ka, baristët ulin muzikën. Për një moment, politika zëvendësohet nga trishtimi i vërtetë.

Pas dorëheqjes së Andriy Yermak (një nga njerëzit më të afërt të presidentit ukrainas), lindin pyetjet:

Çfarë do të jetë Zelensky tani? Më i fortë apo më i dobët, më i qartë apo më i hutuar? A mjaftojnë masat antikorrupsion për të përballuar sfidat?

Nga ana tjetër, Zelensky i ka dhënë një rol me rëndësi në Washington Rustem Umerov-it, i njohur si një nga “fytyrat e pastra” të politikës ukrainase, por kritikat janë të shumta sepse familja e tij ka prona luksoze në SHBA. Kjo zgjedhje shihet nga disa si e çuditshme, teksa shtohet zemërimi për ryshfetet në energji ndërsa Rusia bombardon rrjetin elektrik.

Vetëm natën e së premtes, 28 nëntor, 600 mijë ukrainas mbetën pa energji dhe në ftohtë.

Në terren, mbulimi nga mjegulla e vështirëson mbrojtjen e Pokrovsk në Donetsk.

Ushtarët rusë nuk qëndrojnë më në objekte publike, por shpërndahen në shtëpi dhe magazina, duke u përzier me civilët, gjë që e bën sulmin ndaj tyre akoma më të vështirë.

Pas largimit të Yermak, Zelensky ka thirrur ministrin e Mbrojtjes dhe po ndryshon strategjinë ushtarake.

Synimi është mbrojtja më e mirë e centralëve elektrikë, më shumë dronë nga Britania e Madhe dhe më shumë fonde për brigadat e lodhura dhe të zemëruara nga korrupsioni.

Zelensky premton se së shpejti do të vendosen hapat për t’i dhënë fund luftës. Ai do të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron për herë të parë pa Yermak, gjë që e dobëson para sfidave ndërkombëtare, ndërsa SHBA-të mund të nxjerrin vendime për Krimenë dhe territore të tjera të pushtuara.

Disa shohin optimizëm.

Drejtoresha e Kyiv Independent, Olga Rudenko, thotë se “ky ndryshim është lajm i mirë”.

“Ukraina ka institucione të forta që mund të hetojnë edhe personin më të fuqishëm në vend, dhe kjo ndodh gjatë luftës. Ukraina nuk është vetëm një vend në hartë, por një vend që lufton për vlera dhe i respekton ato”, ka deklaruar ajo.

Artikulli (përshtatur në shqip) është i Corriere della Sera

Next Post
Pensionet e reja në 2024, 13% më të ulëta se mesatarja aktuale! Pasojat sociale dhe ekonomike afatgjata

Nesër nis shpërndarja e bonusit të fundvitit, përfitojnë mbi 750 mijë pensionistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm

November 2, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

November 2, 2026
VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

November 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

“Java nis me reshje, më pas diell dhe ftohtë”, meteorologia: Ja kur temperaturat do të ulen nën zero

November 2, 2026
Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In