• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga djegia e mandateve te trazirat në Kuvend, zbulohen skenarët e opozitës

by A R
23/12/2017 19:13
Albania's opposition lawmakers throw smoke bombs inside the parliament during the election of a temporary prosecutor general, which they consider to be unconstitutional in Tirana, Monday, Dec. 18, 2017. Albanian police have clashed with opposition supporters trying to force their way into and disrupt a session of parliament. (AP Photo)

Albania's opposition lawmakers throw smoke bombs inside the parliament during the election of a temporary prosecutor general, which they consider to be unconstitutional in Tirana, Monday, Dec. 18, 2017. Albanian police have clashed with opposition supporters trying to force their way into and disrupt a session of parliament. (AP Photo)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët nuk kanë ende një vendimmarrje për qëndrimin ndaj Parlamentit. Djegia e mandateve është skenari më ekstrem që po diskutohet në selinë blu.

As bojkoti nuk përjashtohet, një opsion që në të shkuarën opozita e ka vënë në zbatim. Por, cilado që të jete vendimmarrja e forumeve, Edi Paloka siguron se marrëdhënia me Parlamentit nuk do të jete më normale.

“Siç ka thënë edhe kryetari i Partisë Demokratike janë realisht tre skenarë që i kemi diskutuar edhe në mbledhje të grupit. Për të tre opsionet ka pasur deputetë që i kanë mbështetur. Duke filluar që nga djegia e mandateve, qëndrimi në sallën e Parlamentit (një qëndrim që nuk do lejojë zhvillimin e seancave normale në një Parlament që ka humbur legjitimitetin e tij) dhe një variant i përdorur disa herë nga opozita që ka pasur raste që ka rezultuar i suksesshëm, siç ka qenë bojkoti. Unë vetë do e jap mendimin në forume, por mendoj se e rëndësishme është që çdo deputet dhe çdo demokrat ta kuptojë se në atë Parlament nuk mund të ketë marrëdhënie normale, pastaj rrugën që do zgjedhim duhet ta vendosin forumet”, thekson Paloka në një intervistë për News24.

Marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin kërkon një vendimmarrje edhe për  qëndrimin ndaj reformave, më kryesorja ajo zgjedhore, kryefjale e sesionit te ri parlamentar.

“Reformën në drejtësi e dërrmoi Edi Rama dhe akti më i fundit i zgjedhjes në mënyrë antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm ishte vula që Edi Rama i vuri edhe shkatërrimit të Reformës në Drejtësi. Nuk jemi ne që po kërkojmë të dëmtojmë reformat, por është Edi Rama që i ka vënë shkelmin të gjitha reformave. Ne e kemi thënë edhe në protestën e fundit ajo protestë ishte edhe në mbrojtje të reformës në drejtësi. E mbani mend sa herë na është përmendur Vettingu dhe atë ditë me një ngritje kartoni Rama e hodhi poshtë. Reforma zgjedhore është kërkesa jonë kryesore që e kemi bërë dhe e bëjmë prej disa vitesh, por ne duhet të vendosim prioritetet. Edhe ky është vendim që duhet ta marrin forumet, por për mua duket se me këtë qeveri dhe Edi Ramën. Kryeministër është e kotë të flitet për reforma. Mendoj se duhet që qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre, sepse as reformat as vendimet, as vota e 140 deputetëve në Parlament duket se nuk ka më asnjë vlerë me Edi Ramën”, theksoi Paloka.

Për protestën e 18 dhjetorit, policia ka nisur një procedimin penal për 10 deputetë  të opozitës mes tyre edhe nënkryetari demokrat. Opozitarët i janë përgjigjur me të njëjtën monedhë duke depozituar kallëzim penal për uniformat blu.

“Është ajo polici që ka dalë në përgjimet e gjithë shërbimeve partnere si policia e kanabisit, janë ata drejtues policie që kanë dalë me emra në përgjimet e antimafias italiane si njerëzit që kanë drejtuar fushatën e trafikut të drogës në Shqipëri. Absolutisht, nuk kam as më të voglin impresion që kjo polici kërkon të dënojë deputetët e opozitës që protestuan me qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. Do vijojmë rrugën tonë jo me këtë polici, por me këdo që kemi përballë  deri sa të jemi në mbrojtje të Kushtetues do vijojmë të jemi njëson”, nënvizon Paloka.

Numri dy i Partisë Demokratike preferon të mos komentojë qëndrimin ambasadorëve të SHBE dhe BE për protestën por garanton se krahas deklarimeve publike marrëdhëniet e selisë blu me ndërkombëtarët janë pozitive duke paralajmëruar zhvillime konkrete në ditët në vijim.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

“Specialja”, e vetmja që mund t’ndalë të fortët e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com