• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Specialja”, e vetmja që mund t’ndalë të fortët e Kosovës

by Ben Andoni
23/12/2017 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kosova këtë vit përballet me një nga sfidat më të mëdha të pas pavarësisë dhe kjo lidhet me përballimin e trandjeve që do të sjellin zhvillimet e Gjykatës Speciale. Janë paralajmëruar arrestimet e para, ndaj inercia e lajmeve për emrat e përfolur BIG ndjehet fuqimisht në Kosovë. Mbrëmjen e të premtes u tentua në orët e fundit të funksionimit të Kuvendit të Kosovës të sillej një kërkesë e firmuar prej 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më shkurt Gjykatës Speciale që po merret me krimet specifikisht të shqiptarëve.

Paradoksalisht, Gjykata Speciale është votuar në vitin e 2015 me votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. E kur kanë kaluar gati 2 vite e gjysmë pas formimit të saj, u bë një përpjekje e ngucur të sillej vendimi për shfuqizimin e ligjit për Specialen nga pikërisht ata që e kanë votuar atë. Ndoshta gjithçka do shkonte sipas parashikimit nëse ambasadorët e vendeve të Quintit (Përfaqësitë e vendeve kryesore që kanë ndihur pavarësinë) do të flinin dhe nuk do të ngriheshin menjëherë për ta kundërshtuar. Alarmi, por me sa duket mekanizmat speciale të paralajmërimit të tyre, bënë që kjo kërkesë të mos shqyrtohej. Sikur të dëgjoje apelet e ambasadorëve amerikan dhe atij britanik, sponsorizuesve më të mëdhenj të pavarësisë të Kosovës, atëherë kushdo do të bindej se një dorë e mbrapsht po përpiqet të çbëjë atë që mezi është rregulluar në Kosovë.

Opinioni kosovar ka kohë që pret të ketë një drejtësi për të vrarët e shumtë kosovarë, por dhe viktimat shqiptare dhe serbe kosovare, këtë herë nga dora e shqiptarëve. Pret me padurim edhe për t’i vënë fre disi politikanëve të fortë kosovarë, një pjesë e madhe syresh dalë nga lufta dhe që e tund kartën e luftës për kredo që nuk i meriton në paqe. Por edhe për llogaritë ndaj pasurive të frikshme që kanë vënë në gati dy dekada të pas Luftës.

Si për ironi të gjithë historisë, pak ditë më parë, një nga eksponentët e lartë të organizatës së UÇK-së është shprehur pa vrasje ndërgjegje për të vrarët e shumtë nga radhët e vetë kosovarëve pas luftës, duke e ofenduar rëndë kujtimin e tyre. Ajo që besohet më shumë nga të gjitha është se tre njerëzit kryesorë të Luftës që sot mbajnë tre postet kryesore qeveritare: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, por edhe entourage-t e tyre duhet të përballen hapur me të vërtetën e hidhur.

Në të gjithë këto zhvillime më i tmerrshëm ka qenë sigurimi i lehtë i numrit të duhur të deputetëve, që e mundësonte kërkesën. Kuptohet se pas alarmit së të huajve kanë sjellë përgjigjet naive se nuk dinin se çfarë kishin firmosur!!! Por i gjithë ky proces ishte kopsitur aq qartë saqë ka fajësuar direkt deputetët kosovarë, fillimisht për nivelin e tyre dhe së dyti për mungesën e parimeve. Ky nivel i ulët politik dhe mbi të gjitha mungesa e kredos morale i bën politikanët kosovarë t’i kushtojnë shumë imazhit të vendit, por edhe të gjithë përpjekjes që po bëhet për të mbajtur Kosovën.

Dhe kur kujton  varfërinë, skamjen, korrupsionin etj. në Kosovë, atëherë bindesh se futja në hulli e të gjitha elementëve ku preken dhe interesat jetike të ekzistencës së Kosovës e bën të ardhmen e trishtë. Kjo nuk ka rëndësi, i vetmi qëllim mbetet përjetësimi i të fortëve të politikës dhe shpurave të tyre të mumizuara. Vetëm po të jenë të qetë ata do të jenë të qetë të gjithë, duket sikur thotë ky realitet. Apo do të jetë e qetë Kosova e cfilitur për dekadash mbijetese.

Në fakt, Kosova do të jetë e qetë dhe drejt përparimit kur një takëm që e përdori luftën kundër njerëzve të thjeshtë dhe derdhi gjak shqiptari të prehet pas hekurave. Mu aty, ku shpresohet që Specialja të vendosë të fortët e Kosovës.   (Javanews)

 

 

Next Post
Manja: Vettingu? Opozita nuk votoi sepse ka interesa politike

Njohja me Kryeprokuroren, Manja: Po, kam punuar me të në prokurori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com