• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga cili shtet mund të nisë Lufta e Tretë Botërore dhe përse….Izraeli në krye të listës!

by Java News
19/12/2016 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Lufta e tretë Botërore mund të jetë më afër se sa mendojmë. Që nga Izraeli tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daily Express tregon vendet që mund të preken nga një luftë e tillë.

Sipas një raporti të Control Risks, britanikët votuan për t’u larguar nga BE, zgjedhja e Donald Trump si prseident i Amerikës dhe vala e sulmeve terroriste ka sjellë një pasiguri ekonomike, raporton TCH. Një lloj pasigurie që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.

Dhe me marrëdhëniet midis vendeve të caktuara që kanë sjellë tensione të reja, Lufta Botërore mund të jetë shumë afër. Daily Express rendit vendet që mund të preken dhe arsyet pse.

Izraeli

Izraeli është në krye të listës, dhe kjo për shkakun se tensionet e tij me Iranin janë të larta, veçanërisht për marrëveshjen e armëve me SHBA-në. Por Izraeli gjithashtu ka tensione me Sirinë dhe nëse izraelitët e sulmojnë, ka gjasa që të gjitha vendet muslimane të bëhen bashkë për tiu kundërpërgjigjur dhe që mund të përfshijë dhe dy superfuqitë, SHBA-në dhe Rusinë.

SHBA

Që kur Trump  zgjodh President ka pasur mjaft ngacmime mes SHBA dhe vendeve të Lindjes së Mesme. Ekspertët parashikojnë se Turmp do të tronditsë mbrojtjen amerikane dhe politikën e jashtme të vendit kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, çka do të sillte pasoja të rënda globale. Këtë javë presidenti në detyrë Barack Obama akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe fitoren e Donald Trump. Kjo jo vetëm që do të mundë të sjellë një tjetër Luftë të Ftohtë, por ushqen potencialisht Luftën e Tretë Botërore.

Irani

Ministri iranian i Mbrojtjes është shprehur se Lufta e Tretë Botërore është tek dera, që pas fitores së Donald Trump. Vitin e kaluar Barack Obama bëri një marrëveshje me Iranin për armët bërthamore, një marrëveshje që Trump e ka quajtur “katastrofë” dhe se do të tërhiqet prej saj. Nëse ndodh kjo, Irani mund të nis sulme çka për pasojë do të sillte një luftë të re.

Siria

Siria është në trazira politike dhe situata po degradon nga dita në ditë. Vendi ka gjithashtu dhe armë bërthamore, diçka që qeveria nuk ka gjasa ta mbrojë në situatën aktuale. Dhe nëse përdoret ndonjë nga këto armë, do të shkaktonte reagimin e vendeve të tjera, duke nisur luftën.

Rusia

Që nga koha e Bashkimit Sovjektik e deri tani, Rusia ka qënë gjithmonë një nga superfuqitë botërore dhe dihen përplasjet e saj me SHBA gjatë Luftës së Ftohtë. Ky vend ësthë gati të nisë një sulm në çdo moment. Por është gjithashtu dhe në njga mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit, që do të thotë se nëse vendi sulmohet, shanset për një hap tjetër për të deklaruar luftën në vendet e tjera janë gati.

Kina

Ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë, dhe për këtë mund të shihet si një nga më të rrezikshmet. Tensionet gjigantit lindor dhe SHBA kanë qënë të heshtura për disa kohë, por 2017 mund të shohë një rritje të tyre pas këcënimeve të Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese për 45 për qid të mallrave kineze.

Korea e Veriut

Ky vend është një kërcënim për nisjen e Luftës së Tretë Botërore, dhe nëse kjo ndodh, ajo potencialisht mund të shkatërrojë menjëherë disa vende. Marrëdhëniet e saj me Korenë e Jugut nuk kanë qënë kur të qeta. Me mbështetjen e SHBA për Jugun, tensionet mund të shpërthejnë në nivele të tjera, dhe kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme.

Turqia

2016 për Turqinë ka qënë një trazirë, si politike dhe ekonomike. Nëse gjërat nuk rregullohen shpejt, ka mundësi që vendi të sulmojë kundër armikut të tij dhe me vendet e Lindjes së Mesme si Irani, Siria dhe Izraeli afër tij kjo do të ishte shumë e lehtë.

Egjipti

Egjipti është një vend i fuqishëm, dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në vendet muslimane, që në vetvete është shqetësuese. Marrëdhëniet e tij me vendet fqinje, dhe në veçanti Izraelin janë të tensionuara, shto këtu dhe sulmet terrorist në vend. Për këtë renditet në vendet nga ku mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore.

Pakistan

Pakistani është një vend i paqëndrueshme më një rritje të madhe të terrorizmit në vend. Për më tepër, ai nuk ka marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, në veçanti me Indinë për shkak të qëndrimeve për Kashmirin. Vendi ka dhe armë bërthamore dhe një kryengritje kundër pushtetit mund të çojë në një luftë botërore./a.k

Next Post
(VIDEO) Largimi i grabitësve të bankës te 21 Dhjetori

(VIDEO) Largimi i grabitësve të bankës te 21 Dhjetori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Balluku: Në 2030, 45% e konsumit vendas e prodhuar nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike

January 26, 2026
11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

January 26, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

January 26, 2026
Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

January 26, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

January 26, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët…

January 26, 2026
“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In