• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga çfarë rrezikohet Shqipëria në kohën tonë!

by Fatmir Merkoçi
14/06/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Ndoshta duket e habitshme se si një Shtet mund të jep sinjalin SOS. Kjo tashmë ka ndodhur me Shqipërinë. Kush ka sy e sheh. Të tjerët mbeten sigurisht miopë të servilizmit partiak. Pa dyshim që Qeveria ka dështuar. Ajo quhet një qeveri kukull ku, mungesa e institucioneve e nxjerr jashtë lojës së qeverisjes normale, duke e kthyer tashmë në një qeveri diktati. Por gjithkush ka dhe të drejtën të thotë se përse ky gjykim.

Nëse do e shohim me vëmendje: Institucionet e shtetit nuk funksionojnë. E para është Gjykata Kushtetuese. Çka do të thotë se, jemi një vend ku nuk ruhen themelet e shtetit dhe gjithkush mundet ti shembë sipas interesave deri dhe personale. Nëse shkelet Kushtetuta, atëherë vendi shkon në një neo-diktaturë apo në anarshi. Kjo mund të ndodh që nga veprimet e Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, gjyqtarëve, prokurorëve e deri tek oficeret e ushtrisë, të cilët mundet të vendosin dhe juntë ushtarake.

Jashtë funksionit është dhe gjyqësori. Gjykata e Lartë gjithashtu nuk funksionon. Si pasojë, çdo vendim i ankimuar nuk mund të quhet i formës së prerë. Kjo për vet shkakun se ndërpret proçesin gjyqësor duke mos pasur mundësinë e ankimimit si në Gjykatën Kushtetuese dhe atë ndërkombëtare.

Ashtu siç e kemi theksuar ndër këto vite: Reforma në Drejtësi është e dështuar. Shumëkush e trumpetoi si një reformë që do i sjelli ” begati” vendit dhe shqiptarëve. Sot themi me bindje se kjo reformë, jo vetëm nuk solli ” begatin e trumpetuar” por, dhe e futi vendin në një ngërç institucional.

Konfliktet e politikës u dukën se u shuan, sidomos pas miratimit me sms të Kushtetutës. Nga ky fakt, si Amerika ashtu dhe evropianët u dukën tejet të kënaqur. Mirëpo nuk llogaritën mentalitetin e politikës shqiptare. Tashmë dhe vetë Kuvendi, nuk mundet të miratoi asnjë ligj me 3/5 e votave. Konflikti mes pozitës e opozitës është tepër i dukshëm. Kjo dhe për shkaqe banale. Themi banale pasi në këtë pikë shqiptarët kanë momente mjaft të hidhura. Askush nuk mundet të harrojë se ( dhe pse formalisht) për dorëheqjen e Aleksandër Meksit, si kryeministër, u dogj një Shqipëri e tërë. Sot e njëjta situatë duket me kërkesën për dorëheqjen apo shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili dhe pse ka konflikte të theksuara, qëndron stoik në detyrë. A thua se ky është vetë koka e Zeusit në tokë.

Por nuk mjaftohemi me kaq.

Varfëria është një faktor mjaft i rëndësishëm. Rënia e ekonomisë ka ardhur si pasojë e një korrupsioni galopant të kësaj qeverie. Ky lloj korrupsioni ka bërë që tek shqiptarët të vdesë krejtësisht shpresa. Tashmë shqiptarët kërkojnë braktisjen totale të vendit. Jo se nuk e duan. Jo se e urrejnë. Por nuk e përballojnë dot varfërinë, padrejtësinë, korrupsionin dhe mashtrimet e politikës që i përdor si ” mish për top”.

Në këto dekada, shteti nuk mori formë, nuk ngjalli besim e shpresë tek njerëzit. Shqipëria mbeti në tranzicionin e stërzgjatur. Jo më kot, Evropa e rreshton Shqipërinë në vendet me rrezikshmëri tejet të lartë. Sikur të mos mjaftonte kjo, sot Rama, deklaron se do sjelli në Shqipëri ushtarët e ISIS-it. Nëse është e vërtetë, Shqipëria mund të kthehet në një gropë të zezë. Kurse Siguria Kombëtare po pëson disfatën e radhës. Por nuk mbetemi ende me kaq.

Çështja më e mprehtë mbetet prona. Shqipëria është vendi më i pasigurtë në çështjen e pronësisë. Konflikti i krijuar nga ligji dhe institucionet ligj zbatuese, ka bërë që të ketë pa siguri. Si pasojë dhe investitorët e huaj ngurojnë të investojnë. Prona ka sjellë dhe shumë konflikte personale. Nuk janë të pakta rastet ku, konfliktet kanë arritur deri në marrje jete. Nga ana tjetër, edhe gjoba të majme nga Gjykata e Strasburgut, ku paguesit janë po shqiptarët. Në këtë pikë, ndoshta shqiptarët pritën që kjo reformë të bënte shkundjen e drejtësisë. Pasi është drejtësia pushteti i cili duhet të zbatoi ligjin duke dhënë vendime të drejta. Por është pikërisht kjo drejtësi e cila, në vend të Drejtësisë në shumicën e rasteve ka hapur apo thelluar konflikte.

Sot, pamvarsisht nga çfarë po trumpetohet, jemi në një kolaps të tërë institucional. Vërtet priten hapja e negociatave, por kjo mbetet vetëm në letër. Vetëm për propogandë qeverie, se për sa i përket realitetit, ai është tepër i zymtë. Nga kjo zymtësi, po ndodh zbrazëstia e vendit. Dhe, jo më kot, shqiptarët shpëtimin po e shohin në emigrim e jo në vend.

Ndaj, puna e qeverisë dhe e politikës në tërësi nuk është thjesht propaganda elektorale, por rikthimi i shpresës. Zhvillimi i vendit nuk mund të bëhet me fasonerinë. As duke trumpetuar turizmin si shpëtim. Kjo për vet faktin e mungesës së infrastrukturës. Turizmi nuk mund të jetë kurrë konkurrues me vendet e tjera duke sjell çdo gjë nga importi. Kësaj, i shtohete dhe Bujqësia, e cila mbetet në ditë të hallit. Toka, si në asnjë vend tjetër, po rri djerr e nuk punohet. Edhe ato pak prodhime, o kalben o hidhen nga prodhuesit pasi nuk kanë jo vetëm treg, por as magazinim për mallin.

Nëse do kish një strategji, apo do kish një vizion të qartë mund të themi se gjërat nuk do shkonin kaq rrokopuj. Demokracia vërtet nuk është sistemi më i mirë, por nuk është dhe anarshi, siç është kuptuar e vazhdon të kuptohet këtu tek ne.

Hapi i parë i çdo qeverie, është deklarimi i mbylljes së tranzicionit. Pa u mbyllur ky tranzicion i tej zgjatur, nuk mundet të ketë hapje reale e dinjitoze të negociatave me Evropën. Paçka se shpresa vdes e fundit.

Next Post
Rusët dhurojnë spektakël në skenë dhe në fushë, mposhtin Arabinë 5-0

Rusët dhurojnë spektakël në skenë dhe në fushë, mposhtin Arabinë 5-0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament për sa kohë Rama bllokon kërkesat e protestuesve

July 7, 2026
I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

July 7, 2026
Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

July 7, 2026
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

July 7, 2026
Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

July 7, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

July 7, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati: Do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

July 7, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kaq njerëz i gjen te ashensori

July 7, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In