• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga çfarë druhet Basha që i është sulur kaq egër Veliajt?

by Flogert Muça
04/03/2016 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Sot, në pikë të mëngjesit Aleanca Kuqezi shkoi për t’i bllokuar hyrjen kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Arsyeja e protestës është se “Veliaj po i zë hapësirat publike qytetarëve”. Por, mesa duket Spahiu nuk i ka dëgjuar ditët e fundit protestat, e as marrëveshjet e negociuara me jo pak mund.

Kontradiktë!

Kontraditkë sepse ishte Veliaj që duke i qëndruar besnik “idealeve të majta” rriti taksat për ata që zënë hapsirat publike. Qëllimi i Veliaj ishte i thjeshtë: “Ngremë taksat që të mos zënë hapësirat publike me tavolina bosh. Nëse s’kanë punë, le ta lëshojnë trotuarin për nënat, motrat, fëmijët tanë”. Këtu ishte bllofi i Spahiut i cili dhe pse nuk e nguli dot gozhdën në hekur, mundi të marrë një përshëndetje dhe një shpatull nga Partia Demokratike. Pikërisht kjo është ajo që duhet analizuar.

Ka më shumë se 2 muaj që e gjithë energjia e opozitës është përqëndruar ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Në krye të protestave ka qenë PD-ja, ose të paktën kështu tha Basha në Opinion, kur ndoshta nga pakujdesia u tregua i sinqertë duke pohuar se pas ç’do protestë ishte Partia Demokratike. Pse gjithë kjo energji e shpenzuar ndaj Veliajt? Pse Veliaj shënjestra ?

Arsyeja në fakt nuk është mbrojtja e Parkut të Liqenit, sepse Parkut nuk i humb asgjë, veçsa i shtohet jeta nga zërat dhe lojërat e fëmijevë të qytetit tonë. Arsyeja nuk është assesi shkulja e pemëve aty, sepse tanimë dhe më skeptiku beson dhe kupton që pemë nuk do të priten, por do të mbillen. Kjo temë e konsumuar gjerësisht, për fat të keq lodhi dhe çakordoi qytetarët, por për fat të mirë tregoi qartë fatin e Liqenit.

Po, cila është arsyeja që sot goditet Veliaj papushim dhe pas çdo goditje, ashtu si sot, PD rreh gjoksin?

Nuk është Veliaj shënjestra në fakt. Lepuri fle diku tjetër. Shënjestër është puna që sado modeste, po bëhet në Bashkinë e Tiranës. “Sot janë mbjellë 6000 pemë, janë ndriçuar rrugët, mbi 30 çerdhe janë sot të reja, pastrimi i qytetit tanimë është kthyer në normalitet, etj etj”, deklaron Veliaj dhe ilustron me foto nëpër Facebook, Twitter e televizione. Në fakt ka bërë atë që i takonte për sa kohë vota që mori ishte e tillë. Duhet të bëjë më shumë? Patjetër, shumë më shumë. A ka vend për tu kritikuar? Padyshim që po. Por pse e shqetësojnë Bashën të gjitha këto?

Veliaj sulmohet sot jo sepse në karrigen ku sot ai rri ulur, para tij ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Veliaj sulmohet sot sepse shefi opozitës Basha ndjehet në pozitë ta pafavorshme, tërësisht të parehatshme. Kujtojmë se spiralja e Bashës kur ishte kryetar bashkie, u sillte rreth zyrës 2 vitet e para dhe selinë blu pasi u bë kryetar i saj. Fakti që Lulzim Basha është trajtuar si kryebashkiaku që ka bërë pothuajse asnjë punë në bashkinë e Tiranës, fakti që Lulzim Basha nuk mundi të lërë emër e as të krijojë model në krye të bashkisë së Tiranës, është në fakt opozita më e fortë që Basha sot ka ndaj vetes e të cilën s’po e kapërdin dot. Opozita e tij, është vetëvetja. Basha ka bërë vetëvrasjen politike në vitet 2011-2015, duke mos mundur të krijojë model, që më pas të frymëzonte shqiptarët ta besonin si kryeministër, e pikërisht për këtë arsye, “gjuan” ndaj Veliajt, duke tentuar të thotë se të gjithë janë miminalisht njëllojë.

Basha luajti keq. Do i mjaftonte të kopjonte Ramën dhe sot Basha do ishte lideri i vërtetë i PD-së. Por, ai ka manifestuar sipas mënyrës së Berishës, duke mos mundur të shpëtojë nga politika e vjetër. Duke mos mundur të bëjë qoftë dhe një vepër simbolike në qytet.
Kur Basha del “përballë” kryeministrit, si një ish- ministër, Basha është “ministri që fali detin, që i humbën 220 milionë euro në rrugën e Kombit, që ishtë ministër i Brendshëm në 21 Janar 2011“. Kur del përballë atij që sot i ka zënë zyrën më një votë të frikshme, është“kryetari që fjeti 4 vjet dhe nuk bëri asnjë punë për bashkinë”.

I ndodhur në të tillë situatë, Basha ka zgjedhur të sulmojë Veliajn, duke tentuar të amortizojë sadopak faktin që në 4 vjet nuk bëri asnjë punë. Ose, sulmon sepse ajo ç’ka mund t’i thotë pushteti vendor është më pak nga çmund t’i thotë qëndrori. Sepse, nëse në bashkinë e Tiranës Basha thjeshtë nuk punoi, në qeveri si ministër e degjeneroi.

/LEXO.AL/

Next Post

Albpetrol nuk njeh shitjen e “TransAtlantic” te një kompani “fantazëm”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In