• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Albpetrol nuk njeh shitjen e “TransAtlantic” te një kompani “fantazëm”

by Aalison Pearse Stevens
04/03/2016 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania turke e naftës, “Transatlantik Petroleum Ltd” njoftoi sot shitjen e operacioneve në Shqipëri tek “GBC Oil Company Ltd”. Sipas njoftimit, shitja tek “GBC Oil” është bërë në këmbim të pagimit të një huaje prej 2.3 milionë dollarë tek banka “Raiffeisen” dhe marrjes përsipër të 29.2 milionë dollarëve detyrime të kompanisë, që përbëhen nga 23.1 milionë dollarë llogari të pagueshme dhe 6.1 milionë dollarë borxh. As në njoftimin e shitjes dhe as në internet nuk mund të gjenden të dhëna për blerësin, “GBC Oil Company”. Ndërkohë burime zyrtare nga kompania shtetërore e prodhimit të naftës “Albpetrol”, që menaxhon kontratën koncesionare me “Transatlantic Petroleum” pohuan se, ata nuk kanë informacion zyrtar për transaksionin dhe nuk kanë dijeni për blerësin. Burimet shtuan se, ata nuk e miratojnë transaksionin në rast se nuk plotësohen dy kushte: -Së pari, kompania duhet të shlyejë borxhet. Aktualisht ajo ka detyrime ndaj “Albpetrol” që arrijnë në rreth 10 milionë dollarë.

Pavarësisht se në kontratë blerësi merr përsipër të shlyejë detyrimet, burimet nga “Albpetrol” thanë se, nëse nuk nënshkruhet një plan pagesash, ka shumë mundësi që detyrimet të mos shlyhen, siç ka ndodhur dhe në të kaluarën me blerësit e mëparshëm, apo me azerët e “ARMO”. -Së dyti, blerësi duhet të jetë një kompani me eksperiencë. Miratimi i transaksionit bëhet nga tre palë, Albpetrol, Ministria e Industrisë dhe AKBN (Agjencia Kombëtare e Burimeve natyrore). Për gazin e Delvinës, Transatlantic njofton se ia ka kaluar asetet dhe detyrimet prej 12.9 millionë dollarë të lidhura me të tek Delvina Gas Company Ltd. (“DelvinaCo”), një kompani e re, në pronësi po të Transatlantic.

Transatlantic Petroleum hyri në tregun shqiptar në fund të vitit 2014, kur bleu Stream Oil, e cila shfrytëzonte 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës, në bazë të një kontrate koncesionare 25-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje 5-vjeçare. Në nëntor të vitit të kaluar, Transatlantic Petroleum njoftoi se kishte nxjerrë në shitje degën në Shqipëri. Për shkak të problemeve të mëdha financiare që ishin bashkudhëtare të aktivitetit të TransAtlantik në Shqipëri që nga dita e parë e ardhjes së tyre, ata i kushtuan pak vëmendje faktit të përmirësimit të parametrave nxjerrës të vendburimeve që ajo dispononte në Marrëveshje. Kjo u reflektua dhe në uljen e kapacitetit nxjerrës. Volumet mujore të prodhimit të fushave, në momentin që kompania mëmë nxori në shitje asetet e saj në Shqipëri, mësohet se ranë ndjeshëm./Monitor/

Next Post

Kongresmeni Engel i premton bashkëpunim të ngushtë Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In