• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga bunkeri i djegur në “normalitet”

by
19/12/2015 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kush kujtoi se dallga opozitare e 8 dhjetorit do të ishte një furtunë që po fryhej gradualisht, e jo thjesht vetëm një dallgë, duhet t’i bëjë llogaritë nga e para. Dhjetori ka qenë historikisht, në 25 vjetët e fundit, një muaj pasionesh dhe ky vit nuk bëri përjashtim. Është periudha e vitit kur e djathta ndjehet legjitimisht krenare për të shkuarën e saj, e kjo përkthehet rëndom në protesta e antagonizëm ndaj krahut tjetër. I cili ka rastin të kujtojë, në momentin që demokratët festojnë, origjinën e tij të “papërshtatshme” ideologjike.

Gjithsesi interesat politike të momentit kanë dominuar mbi elementin historik të 8 dhjetorit. Kështu ndodhi edhe kësaj rradhe, kur opozita u përpoq të shfrytëzojë maksimalisht inercinë e ndjenjës antikomuniste që krijon kjo datë tek një pjesë e shqiptarëve. Dhe duhet thënë se brenda harkut të disa orëve, ja arriti qëllimit. Mijëra njerëz vërshuan në bulevardin kryesor të Tiranës, disa xhama ministrish u thyen dhe një bunker grotesk u dogj. Por vetëm kaq. Inati opozitar ndaj Ramës u shfry bashkë me fikjen e flakëve të bunkerit dhe politika ju kthye sërish asaj që ka bërë gjithë vitin: konfliktit brenda pallatit të saj të zhurmshëm. Mitingu i dytë i opozitës, në dyert e Parlamentit, të enjten e fundit, ishte prova se tkurrja e dallgës opozitare u përsërit edhe këtë herë, siç ka ndodhur jo rrallë në dy vitet e fundit.

Përzgjedhja e antikomunizmit si një kalë beteje i rreshtit të parë, është një taktikë mëse e dyshimtë, 25 vjet pasi komunizmi ka rënë. Sadoqë Berisha dhe Basha po sforcohen këto muaj, për të ndërtuar një teoremë historike që lidh anëtarët e Byrosë së dikurshme të PPSH, me ministrat e deputetët e sotëm të Ramës, shqiptarët kanë parë e dëgjuar mjaftueshëm, sa për të kuptuar se zyrtarët e sotëm të të gjitha krahëve i lidh pak ose aspak, me ata të djeshmit. Krerët e opozitës e dinë fort mirë këtë gjë, përderisa janë përkujdesur që akuzës ndaj Ramës, për lidhjet me regjimin komunist, t’i shtojnë edhe një varg të gjatë akuzash për keqqeverisje e korrupsion. Dhe këtu opozita e vendos veten plotësisht në funksionin që ka, si rojtare e interesit publik.

Por këtu duket se del një tjetër problem gjenetik i opozitës së sotme, i cili lidhet me forcën e fjalës dhe fuqinë e arsyes së asaj çfarë bën dhe thotë. Ikja e Berishës dhe ngjitja e Bashës, e cila përkoi me depresionin e fortë elektoral të viteve 2013-15, e ka ulur dukshëm kapacitetin e PD për të qenë ai magneti i fuqishëm politik dhe elektoral i së shkuarës. Shohim një opozitë të mpakur si zëri i liderit të saj të ri, e cila edhe përballë dy viteve aspak të thjeshta që e majta ka pasur në pushtet, nuk arrin të tërheqë, të intrigojë, të bëjë për vete vëmendjen dhe preferencat e shqiptarëve.

Opozita është ende një projekt i pakryer, një kantier i hapur idesh dhe fytyrash, e nga kjo rrjedh impakti i ulët që ka në opinionin publik shqiptar. E provoi këtë edhe përvjetori i 25 i rënies së komunizmit, ku pasi u dogj një bunker dhe u thyen disa xhama, gjithçka ju rikthye “normalitetit” të viteve të fundit. Për fat të mirë (për opozitën), që Rama dhe Meta nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe ta fusin vendin në zgjedhje në këtë moment, pasi me shumë gjasë do të shihnim një bashkëqeverisje të majtë të rinovuar edhe për katër vjet të tjera. E kjo do të ishte një goditje thuajse fatale për të djathtën.

Next Post

Kosovarët për Olimpiadën Dimërore përgatiten në pista pa borë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Hita jep detaje: Sot u kryen kontrolle me forcat speciale RENEA, autori…

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Hita jep detaje: Sot u kryen kontrolle me forcat speciale RENEA, autori…

May 7, 2026
‘Të hiqet vetoja, bllokon zgjerimin’/ Gjermania pro integrimit, Wadephul: Të ecim më shpejt me shtetet ballkanike

‘Të hiqet vetoja, bllokon zgjerimin’/ Gjermania pro integrimit, Wadephul: Të ecim më shpejt me shtetet ballkanike

May 7, 2026

SPAK, kryefjala e Reformës në Drejtësi

May 7, 2026
Endri Xhafo për fikjen e sinjalit të News24: Bllokada e mediave, një goditje për shoqërinë! Të ndalen këto praktika të rrezikshme

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

May 7, 2026
Nesër demonstrata e opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat për protestë paqësore

Nesër demonstrata e opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat për protestë paqësore

May 7, 2026
Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente!

Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente!

May 7, 2026
Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i keni futur thikën pas shpine procesit të integrimit

Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i keni futur thikën pas shpine procesit të integrimit

May 7, 2026
Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

May 7, 2026
“E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk siguron asnjë gramë naftë”/ Karakaçi i përgjigjet Bozdos

“E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk siguron asnjë gramë naftë”/ Karakaçi i përgjigjet Bozdos

May 7, 2026
“Azemi dhe Berisha janë përplasur”, Rudina Hajdari: PD ka nevojë për figura të tjera! Po të ishte babi gjallë, nuk…

“Azemi dhe Berisha janë përplasur”, Rudina Hajdari: PD ka nevojë për figura të tjera! Po të ishte babi gjallë, nuk…

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In