• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Bufon tek shpirti i skuadrës, 5 arsyet e rizgjimit bardhezinjve

by
16/09/2015 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bufon tek shpirti i skuadrës, 5 arsyet e rizgjimit bardhezinjve

Rëndësia e një fitoreje varet nga rëndësia e kundërshtarit dhe dje në mbrëmje Juventusi ka mundur skuadrën më në formë të kampionateve kryesore të Europës. E ka bërë këtë mes vështirësive dhe me përmbysje dhe, mbi të gjitha, e ka bërë në transfertë në një fushë të vështirë si ajo e Manchester City-t. “Citizens” kryesojnë Premier League pas pesë fitoreve në pesë javët e para të kampionatit, ndërsa Juventusi, në të kundërt, vinte nga 1 barazim dhe dy humbje në tri javët e para. Ekipi i Allegrit është zgjuar në momentin e duhur dhe këto janë pesë e arsyet kryesore pse ka ndodhur kjo:

Morata dhe Mandzukic

Në disavantazh në fillimin e pjesës së dytë pasi ka pësuar një gol të parregullt, Juventusi mund të ndiqte spiralen negative të këtij fillim sezoni. Përkundrazi, shenjat e mira të para në fillimin e takimit nuk kanë qenë të rastësishme. Lajmi më i bukur është se përmbysja në “Etihad” ka ardhur falë sulmuesve. Mario Mandzukic ka shënuar një gol nga ato të tijët: nuk do të jetë kurrë Tevez, por nëse shërbehet në mënyrën e duhur do të shënojë me rregullsi. Alvaro Morata ka treguar se jep diçka më shumë në ndeshjet europiane: goli i gjashtë në Champions me fanellën bardhezi, i katërti radhazi, ka qenë një kryevepër. Suksesi i Juves në këtë sezon do të varet nga talenti i tij i mrekullueshëm.

Allegri

Është akoma herët për ta thënë. Por përshtypja është se skema 4-3-3 e përdorur nga Allegri mund të jetë zgjidhja përfundimtare, në mungesë të një fantazisti me lojtarë krahu cilësorë si Cuadrado, Morata dhe Dybala që mund të ndryshojnë ritmin e ndeshjes në çdo moment. Zgjedhja e guximshme e trajnerit livornez ka qenë një nga arsyet e fitore. Fakti se e ka provuar këtë skemë sulmuese për herë të parë në sezon në shtëpinë e City-it tregon se Allegri, të cilit i kanë ndryshuar pothuajse gjithë ekipin, ka nerva të forta dhe di si të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e tij.

Buffon

Gigi Buffon vazhdon ta shtyjë daljen e tij nga skena. Por kjo nuk vjen nga kokëfortësia e lojtarit. Paraqitjet e tij janë të një niveli të lartë. Gigi është një makinë lufte: i bën mirë gjërat e lehta dhe akoma më mrië ato të vështirat. Pas pritjes së dyfishtë kundër Chievos, kur rezultati ka qenë 0-1,është përsëritur dje kundër Sterling dhe Silva që vlen po aq sa dy golat e bardhezinjve. Nëse pret në këtë mënyrë ëndrra për të luajtur në botëror me Italinë në 2018-ën nuk është një utopi.

Pogba

Fanella numër 10, refreni se vlen 100 milionë euro dhe veshja e detyruar e kostumit të liderit në moshën 22 vjeç nuk duhet t’ia kenë lehtësuar punët francezit. Fillimi i sezonit ka qenë i komplikuar për mesfushorin. Një nga mënyrat për të zbuluar nëse një lojtar është një kampion është të shohësh se si reagon kur rritet presioni. Nuk është një rastësi që ai dhe Morata janë kthyer të japin maksimumin në Manchester: pasimi i francezit për Mandzukic është një lëvizje që shumë pak lojtarë mund ta bëjnë. Pas mbrëmjes së djeshme Pogba është më i lehtësuar: sezoni i tij mund të fillojë tani.

Shpirti i skuadrës

Me largimin e Pirlos, Tevez dhe Vidal, Juventusi nuk ka humbur vetëm tre kampionë. Është privuar nga tre lojtarë që, pasi të kishin pësuar një gol nga Chievo pas 4 minutash lojë, do të kishin kërkuar reagim të menjëhershëm nga shokët e skuadrës. “Dakord, kanë bërë gol. Tani shkojmë t’i shënojmë tre”. Pika referimi, udhëheqës. Megjithatë dje në mbrëmje, Juventusi, kur rezultati ishte 1-0, nuk është shpërbërë. Karakteri ka qenë ai i katër viteve të fundit. Dhe tani lojtarët po fillojnë të njihen, sezoni 2015-16 mund të ndryshojë me të vërtetë./Telesport.al

Next Post

Ambasadori Gaiani: Lufta ndaj drogës, një luftë e përbashkët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In