• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Bufi te Noc Rroku; pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës?

by Ylli Pata
17/03/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Gishti i mesit i Flamur Nokës në Kuvend, edhe pse u duk si shfrim, nuk është i tillë. Ka ditë, madje javë që PR i opozitës së Berishës ka vendosur të kundërsulmojë simbolet e fushatës së Edi Ramës.

Ditë më parë, një nga mbështetësit mediatik të Berishës që ka disa vite që del në panele si intelektual i establishmentit të doktorit, ju kundërpërgjigj metforës së Bufit, duke bërë një përshkrim pozitiv për këtë përfaqësues të faunës kënetore. Sipas profesorit në fjalë, bufi nuk është negative, pasi ha insekte dhe shpëton ekuilibrin natyral të territoret kënetor. Sipas tij, bufi ushqehet me gjallesat që infektojnë mjedisin. Pra është pozitiv. Ndërkaq, një nga spinët më të afërt të doktorit, shkruan se Edi Rama e ka gojën plot me BE ndaj mos e hani.

Kurse Flamur Noka sot me nxjerrjen e gishtit të mesit në Kuvend, tha se ai gisht është Noc Rroku i Edi Ramës.

Sipas të gjitha gjasave i kanë dhënë material të bollshëm Ramës për ta zgjeruar gamën e metaforës së tij nga Bufi te Noci, duke e përballur apo elaboruar variacionin trash të opozitës mbi kuptimin e saj për alegorinë në fjalë.

Analizimi semantik i Bufit, Kenëtës, por edhe i Noc Rrokut, që është një frazë e lashtë e përdorur në Shkodër në kohën e komunizmit, gjasat janë që nuk del një fushatë elektorale për ta bërë. Pasi sin ë çdo rast shtigjet e ikjes apo nxënies së asaj që njeriu ka në mendje apo në paramëndje nuk gjendet karar. Por problemi në këtë rast është diku tjetër, e këtu flitet më shumë me përmbajtjen sesa me formën.

Por edhe për formën, ende nuk se ka debat, por një perceptim mbi batutën e Ramës, i cili duket se i ka sjellë në batakun që ka ngritur vetë, siç ndodh me gushëkuqët në mot bore.

Natyrisht zgjedhja e fushatës është në të drejtën e atyre që e bëjnë, megjithatë, nga një opozitë normale që kërkon të jetë një alternativë e qeverisjes, rrugët janë dy; ose të sjellë në tregun politik një narracion të ri, e ta imponojë në debatin politik, ose të rrëzojë slloganin apo naracionin e kundërshtarit.

Rama ka narracionin qëndror atë të anëtarësimin e BE dhe kënetës. Natyrshëm, Berisha dhe enturazhi i tij do të duhet ta tregojë se ata janë më shumë për hyrjen në BE dhe që nuk janë as kënetë e as buf. Por çuditërisht duket se po shikojmë një përpjekje për ta nxjerrë bufin si një personazh pozitiv, e BE-në si personazh negativ.

Fushata, me slloganët e saj përfaqëson një simbolikë, një metaforë e përgjithshme, mbi të cilën diskutohet dhe flitet më në detaje. Aftësia e një fushate ëstë natyrisht në gjetjen e një simbolike të stilizuar, por më shumë është aftësia për të gjetur metaforën që ngjit. Edhe pse mund të jetë trash. Siç kemi parë shpesh herë, duke u nisur edhe nga MAGA e Donald Trumpit që nuk se kishte gjetje tipikisht letrare. Por ngjiti. “Forza Italia” e Berlusconit në 1994, u ironizua nga kundërshtarët si një slogan “da stadio” por ngjiti dhe fitoi zgjedhjet. Rilindja 2013 është sulmuar e tallur me vite e vite, por vetëm duke e përmendur, ata që e kanë kryer këtë nuk kanë bërë gjë tjetër veçse i kanë dhënë një vizualitet edhe më të madh.

Çelësi kryesor për të mundur një lejtmotiv politik, është nxjerrja e një të tillë që e sfidon atë. Deri tani, nuk e kanë nxjerrë, përveç gishtit të mesit.

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Blushi: Arrestimi i Metës nuk e përçau Partinë e Lirisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Blushi: Arrestimi i Metës nuk e përçau Partinë e Lirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In