• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga biznesi dhe llogari të tjera/ Maji i 2026-s regjistron rritje të pazakontë të depozitave në euro me 218 mln €

by E S
29/06/2026 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Depozitat në banka në vend kanë shënuar një rritje të fortë në muajin maj, të ndikuar nga bizneset dhe llogaritë e tjera, të dyja në euro.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të prillit, depozitat në lekë të individëve, bizneseve e institucioneve të tjera në banka kanë arritur në 751.6 miliardë lekë, me një rritje prej 13.9 miliardë lekë, ose 1.9%, duke shënuar të dytin muaj radhazi me zgjerim, pas një fillimi të dobët.

Me bazë vjetore (maj 2026/maj 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 107 miliardë lekë, ose 16.5%.

Përmirësimi i depozitave në maj është ndikuar më pak nga individët, dhe kryesisht nga bizneset, sidomos korporatat financiare dhe jo financiare.

Rritje e fortë e depozitave në valutë, nga biznesi dhe llogaritë e tjera

Depozitat në valutë në total arritën në 9 miliardë euro në fund të muajit maj, me një zgjerim të fortë prej 267 milionë eurosh, duke shënuar një rritje të pazokontë për majin. Kjo është rritja e dytë më e fortë vjetore historike, që prej janarit 2016, kur Banka e Shqipërisë i raporton të dhënat në euro, vetëm pas gushtit 2023 (+286 milionë euro), që përkon me periudhë sezonale kur ka shumë prurje nga turizmi.

Rritja e fortë e depozitave në euro ka ardhur nga dy zëra, që së bashku janë zgjeruar me 218 milionë euro.

Së pari, depozitat e trasferueshme të “Korporata jofinanciare private” u rritën në maj me 152 milionë euro, ose 10% në krahasim me prillin 2026. Kjo është rritja më e madhe historike e depozitave në valutë të bizneseve që nga janari 2016, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Kjo është një tendencë e pazakontë për majin, teksa rekordin deri tani e mbante gushti, kur ka hyrje valute të lartë për shkak të turizmit. Rritja më e lartë historike deri tani kishte qenë në gusht 2024, me 120 milionë euro. (shiko grafikun).

Ndërsa në maj u zbatua dhe paqja fiskale, burime nga Tatimet thanë se kjo rritje e pazakontë e depozitave nuk ka lidhje me paqen, pasi për ndryshim pasqyrash kane aplikuar vetëm 4 kompani. Ata shtojnë se gjendja e cash të biznesit në bankë nuk është çështje fiskale.

Së dyti, edhe zëri “Llogari të tjera të klientëve”, u rrit me 38%, ose 66 milionë euro. Edhe rritja e këtij zëri është e pazakontë, teksa zgjerimi maksimal mujor kishte qenë 20 milionë euro, po në gusht.

Në krahasim me një vit më parë, depozitat totale në euro janë rritur me 936 milionë euro, ose 11.5%.

Depozitat arrijnë rekord

Banka e Shqipërisë e raporton stokun e kursimeve totale në lekë dhe euro të konvertuara në monedhën vendase, që në fund majit arriti në 1.53 trilionë lekë, duke shënuar rekord historik (gati 16 miliardë euro).

Në një vit, nga maji 2025 deri në maj 2026, depozitat në sistemin bankar (të konvertuara në euro) janë shtuar me rreth 2 miliardë euro, ku ndikimin më të madh, me rreth 55% të rritjes, e ka dhënë monedha vendase (+106.2 miliardë lekë, ose rreth 1.1 miliardë euro) dhe më pak ajo në euro (+936 milionë euro).

Paqja fiskale

Aplikimet për Paqen Fiskale, nisën më 15 Maj dhe u mbyllën më 5 Qershor 2026.

Ligji “Për marrëveshjen e paqes Fiskale”, mundëson nënshkrimin e një marrëveshje mes biznesit të madh me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit dhe administratës tatimore për parapagimin e tatimfitimit.

Gjatë kësaj marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë), do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur. Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.

Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 3 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë./Monitor

Next Post
“Epsteini” ynë

Iluzioni i forcës që po shpërndan urrejtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rruga e transportit detar Arktik Kinë-Evropë fillon operacionet e rregullta javore

Rruga e transportit detar Arktik Kinë-Evropë fillon operacionet e rregullta javore

August 17, 2026
“Nuk do ta fitojmë luftën e rraskapitjes me Ukrainën”- Banka ruse shkarkon ekonomistin e lartë që kritikoi Kremlinin

“Nuk do ta fitojmë luftën e rraskapitjes me Ukrainën”- Banka ruse shkarkon ekonomistin e lartë që kritikoi Kremlinin

August 17, 2026
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Kryeministër i kujt je?

August 17, 2026
“Faktet të mos përdoren në mënyrë selective”- AMA i përgjigjet PD-së për presionet ndaj operatorëve kabllorë: Vetëm 5 prej tyre s’kanë bërë ende marrëveshje!

“Faktet të mos përdoren në mënyrë selective”- AMA i përgjigjet PD-së për presionet ndaj operatorëve kabllorë: Vetëm 5 prej tyre s’kanë bërë ende marrëveshje!

August 17, 2026
“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

August 17, 2026
Çmimi “Opera Omnia – për autorë të huaj” për shkrimtarin Arian Leka

“Hartë memece për të mbyturit” – teatri si hapësirë kujtese, dramaturgjia si dëshmi

August 17, 2026
Lamallari prezanton drejtorin e komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri, ish-nëndrejtori i Policisë Tiranë merr detyrën: Parandalimi, prioriteti kryesor

Lamallari prezanton drejtorin e komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri, ish-nëndrejtori i Policisë Tiranë merr detyrën: Parandalimi, prioriteti kryesor

August 17, 2026
Kim Jong-Un anashkaloi sanksionet dhe futi deri në 22 miliardë dollarë në arkë! Ushtria e hakerave, kriptot dhe programi bërthamor

Kim Jong-Un anashkaloi sanksionet dhe futi deri në 22 miliardë dollarë në arkë! Ushtria e hakerave, kriptot dhe programi bërthamor

August 17, 2026
Kriza politike në Kosovë, edhe LDK refuzon kërkesën e Haxhiut për takim, në ngërç zgjedhja e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, edhe LDK refuzon kërkesën e Haxhiut për takim, në ngërç zgjedhja e Presidentit!

August 17, 2026
E pazakontë në Siçili, rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

E pazakontë në Siçili, rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com