• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga arratisja nga burgu i Trikallas, grabitjet dhe ekzekutimi në Rinas, kush ishte “truri” i bandës Admir Murataj

by Java News
10/04/2019 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Admir Murataj ka qenë një nga 11 personat, të cilët në vitin 2013 u arratisën nga burgu i Trikallas në Greqi, ku mbeti i vrarë edhe një polic grek.

Ai ishte pjesë e arratisjes së bujshme që u krye në bashkëpunim me një grup të armatosur nga jashtë burgut, i cili në koordinim të plotë me 11 të burgosurit shqiptarë sulmuan me armë zjarri rojet, duke lënë të plagosur edhe dy prej tyre dhe mundën të largohen.

Madje, personat e armatosur kanë përdorur në përleshjen me forcat policore edhe granata difensive.

Murataj thuhet se ka shpëtuar pas një beteje të vërtetë në zonën Koniska të prefekturës së Etoloakarnanias, ku të vrarët ishin Edison Lika dhe xhaxhai i tij.

Ai ka qenë i dënuar për një vjedhje me armë në një bankë në Lamia, kur me një bashkëpunëtor kanë mundur të rrëmbejnë 1 milion euro.

Edhe pasi u arrestua dhe u çua në burgun e Trikallës, paratë nuk u gjetën kurrë. Pas arratisjes, Murataj thuhet se u largua në Kosovë. Ndjekja e të arratisurve ka vazhduar për më se një muaj dhe gjatë operacionit janë vrarë nga të arratisurit, një grua e re në Korinth dhe një oficer policie. Kurorëzimi i operacionit të forcave speciale greke ka qenë ndjekja dhe asgjësimi i Marian Kolës pranë kufirit shqiptar.

Por që prej asaj ditë, Admir Murataj ishte në kërkim nga policia greke dhe ajo shqiptare.

Pas arratisjes nga burgu grek, Murataj nisi serinë e grabitjeve të bankave në Shqipëri.

I cilësuar si truri i bandës ai nisi vjedhjen e parë në 3 dhjetor të 2015, në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afësi të kryqëzimit të fshatrave Bërxullë dhe Domje, ku u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë.

Ndërsa vjedhja e dytë ndodhi më 9 shkurt 2017, ku iu zu pritë një blindi që transportonte para në aeroportin e Rinasit.

Admir Murataj u ekzekutua në 9 prill në zonën e Rinasit gjashtë shkëmbimit me armë zjarri, teksa bashkë me disa persona të tjerë grabitën disa miliona euro, të cilat do të transportoheshin me avion në Austri.

Murataj ishte i maskuar me një maskë silikoni, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij.

g.kosovari

Next Post
Pas shkollës, në Kodër Kamëz edhe një kopsht i ri, Veliaj: Premtim i mbajtur

Pas shkollës, në Kodër Kamëz edhe një kopsht i ri, Veliaj: Premtim i mbajtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In