Nga Aleksandri tek Zhan D’Ark, 10 adoleshentët që u bënë të famshëm si lider ushtarakë
Shpeshherë kemi parë raste të djemve të rinj të cilët luajnë me armë plastike dhe përpiqen të fitojnë betejat dhe luftrat e tyre. Në përgjithësi të gjithë djemtë e rinj kanë dashur të jenë heronj ushtarak. Ndërkohë që nevoja dhe dëshira e tyre për tu bërë udhëheqës ushtarak është zbehur me kalimin e viteve, ka shembuj në histori të djemve të rinj që arritën ta bënin ëndrrën e tyre fëminore realitet. Më poshtë jepen dhjetë figura të historisë që udhëhoqën forcat ushtarake para moshës 20 vjeçare.
10 – Majkëll Asen II i Bullgarisë
Ndërkohë që shumë prej këtyre liderave kanë qenë të suksesshëm, Majkëll Asen ishte një nga këta të rinj që ishte shumë i ri dhe pa eksperiencë për të patur sukses. Ai erdhi në pushtet në moshën shtatë vjeçare, menjëherë pas vdekjes së të atit në fushëbetejë, Kostandin Tikh. Duke qenë kaq i ri, pjesa më e madhe e udhëheqjes realizohej nga e ëma, Maria Kantakouzene, që ishte e bija e një perandori Bizantin, Majkëll VIII. Në atë kohë, froni po ndeshej me rebelët që pretendonin uzurpimin e fronit. Duke qenë mbreti, Majkëll Asen II, zuri vendin e të atit, dhe u vu në krye të ushtrisë, dhe edhe pse udhëheqja e tij ishte e pjesshme, ai ishte në fushëbetejë në shumë raste – ai përdorte armatime të pregatitura posaçërisht për të. Në 1279, kur ai ishte vetëm nëntë vjeç, perandori Bizantin vendosi të vinte në krye të fronit një lider më të përshtatshëm. Ushtria bizantine mori kapitalin me lehtësi, dhe Majkëll Asen II dhe e ëma e tij u dëbuan. Edhe pse ai u përpoq të rikthehej në Bullgari me ushtrinë e tij, ai ishte i paaftë të shpallte veten si mbreti i vërtetë dhe të gjitha përpjekjet e tij dështuan. Data e vdekjes së tij është e panjohur.
9 – Gregorio i Pilarit
Ndoshta ky personazh është më ndryshe se të tjerët e përfshirë në këtë listë, duke qenë se ai teknikisht nuk ishte udhëheqës deri në moshën 20 vjeçare, por karriera dhe fama e tij janë ato që e rendisin atë si pjesë të kësaj liste. Dikur ka qenë shumë e vështirë që ushtarët e rinj të vendoseshin në pozita liderishipi udhëheqës. Gregorio ka lindur në 1875, fëmija i pestë në një familje me gjashtë fëmijë. Karriera e tij ushtarake filloi menjëherë pasi ai mbaroi kolegjin dhe që koincidoi me Revolucionin Filipinez. Duke ju bashkuar revolucionistëve kundër spanjollëve, veprimet dhe guximi i tij e bënë atë zëvendës të gradës më të lartë ushtarake vetëm pak muaj pas hyrjes në shërbim. Një vit më vonë, tashmë kapiten në moshën 21 vjeçare, ai propozoi një sulm ndaj trupave spanjolle ën Paombong, që rezultoi në një fitore të suksesshme, duke bërë që ai të emërohej z/ Kolonel. Ai u ekstradua në Hong Kong pas një marrëveshjeje mes rebelëve dhe spanjollëve. Vetëm dy vjet më pas, me dobësimin e forcave spanjolle për shkak të luftës Spanjë – Amerikë, Gregorio dhe të tjerë u kthyen në Filipine për të përfunduar atë që kishin nisur. Në Qershor të 1898, ai pranoi dorëzimin e Spanjollëve në qytetin e Bulakanit dhe mori gradën Gjeneral në moshën 23 vjeçare. Kjo bëri që ai të fitonte etiketën “gjenerali djalosh” dhe të respektohej nga të gjithë njerëzit e tij. Ai më vonë korri sukses gjatë luftës mes Filipinës dhe Amerikës. Ai vdiq në fushëbetejë në moshën 24 vjeçare. Ai është konsideruar hero i Filipineve, ku në nder të tij janë ndërtuar statuja dhe monumente të shumta.
8 – Okita Soji
Edhe pse nuk ishte lider ushtarak në kuptimin e plotë të fjalës, ai ishte një anëtar udhëheqës i forcave speciale policore gjatë periudhës së diktaturës në Japoni. Okita ishte një samuraj që filloi të trajnohej në përdorimin e shpatës që në moshën 9 vjeçare. Kur ishte 12 vjeç ai ishte ën gjendje të mundte profesorët e tij të skerëms dhe arriti të fitonte një çmim që e shpallte atë master të skermës në moshën 18 vjeçare. Ai ishte mësues kryesor në shkollën e artit të vetëmbrojtjes, përpara se ëtë bëhej anëtar themelues i Forcave Speciale Policore, duke u bërë kapiteni i tyre i parë që në moshën 19 vjeçare. Ndërkohë që njihej për mirësjelljen dhe dashamirësinë e tij jashtë fushës së betejës, ai ishte i pamëshirshëm në të. Gjatë sulmit të njohur kundër rebelëve të diktaturës, ai u përball i vetëm me një grup rebelësh në një hotel në Kyoto. Okita asistoi në një sërë luftrash. Si pasojë e gjithë këtyre situatave, ai vdiq në një moshë shumë të re, edhe pse jo në betejë. Ai vdiq nga tuberkulozi në 1868, në moshën 24 vjeçare. Ai është konsideruar si një nga 13 “shenjtët e skermës” dhe është një nga luftëtarët më të mëdhenj në historinë e Japonisë.
7 – Henri IV i Francës
Henri IV ishte monarku i parë i dinastisë Kapetian në Francë. Ai u pgëzua katolik por më vonë u konvertua në protestant gjatë luftrave të përgjakshme franceze në rajon. Si një adoleshent, ai ju bashkua dhe udhëhoqi forcat hugenote gjatë kësaj periudhe. Ai është njohur si një lider i guximshëm dhe strikt për moshën e tij, dhe drejtoi një sërë betejash i vetëm. Në moshën 19 vjeçare, ai shpëtoi që të vdiste në masakrën e Shën Bartolemeut, por shpëtoi vetëm pasi premtoi se do të konvertohej në katolik. Ai u mbajt peng nga forcat katolike për katër vitet në vijim, para se të ja mbathte në 1576 dhe t’i ribashkohej forcave protestante. Në 1587, në moshën 24 vjeçare, ai mposhti një ushtri mbretërore në betejën e Koutrasit, që bëri që ai të vendosej në krye të fronit. Ai u shpall mbret i Francës në 1589. Ai adhurohej nga njerëzit dhe njihej për mirësjelljen e tij, mëshirën dhe humorin e mirë. Ai u vra nga një katolik fanatik në 1610.
6 – Valdislavi III Polonisë
Valdislavi ishte një tjetër mbret që u vu në krye të fronit në një moshë mjaft të re, 10 vjeç. Me një mbret të ri në pushtet, shumë të tjerë panë mundësinë për të uzurpuar fronin, dhe kështu mbretërimi i tij i hershëm u shndërrua në një luftim të brendshëm mes familjes mbretërore dhe fisnikëve. Në moshën 17 vjeçare, kur diskutohej mbretërimi në Hungari, Valdislav udhëhoqi ushtrinë kundër regjencës së Mbretëreshë Elizabetës së Hungarisë. Pas mposhtjes së saj, ai pranoi kurorën e mbretit të Hungarisë në moshën 19 vjeçare. Ndërkohë që rritej rreziku i Perandorisë Osmane, Valdislav i drejtoi forcat e tij në një luftë kundër turqve. Por ai u tradhtua nga flota veneciane, që ndihmuan kalimin e forcave turke nga Azia në Europë. Ushtria e tij me 20 mijë ushtarë u kap në befasi, kur u ndeshën me një ushtri turke prej 60 mijë ushtarësh në Betejën e Varnës. Duke besuar se mënyra e vetme e fitores ishte sulmimi i Murad II, ai personalisht drejtoi forcat më të mira ushtarake kundër tij. Në momentin që armiqtë e tij kuptuan aftësitë dhe zotësinë e tij, fitorja e tij ishte tashmë e pamundur. Ai u përball me forcat e sulltanit dhe u vra: ata i prenë kokën dhe ja treguan të gjithë ushtarëve, gjë që bëri që ata të braktisnin betejën.
5 – Augustus Çezar
Augustus ka lindur në vitin 63 para Krishtit. Në fëmijërinë e tij, ai u dërgua në Apolloni të Shqipërisë. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur mësoi lajmin e vdekjes së Jul Çezarit. Duke mos përfillur këshillën për të kërkuar strehim në Maqedoni, ai u rikthye në Itali dhe mësoi se Jul Çezari i kishte lënë atij 2/3 e pasurisë. Duke ndjekur gjurmët e tij, Augustus filloi të kërkonte mbështetjen e atyre që kishin qenë besnikë të Jul Çezarit, duke theksuar statusin e tij si trashëgimtari legjitim i tij. Në moshën 18 vjeçare ai udhëhoqi drejt Romës një ushtri prej 3 mijë ushtarësh, duke ndeshur në pak rezistencë duke qenë se pjesa më e madhe përkrahnin kauzën e tij. Ai arriti të ndëshlonte vrasësit e Jul Çezarit, të cilët kishin bashkëpunuar me konsullin Mark Antoni. Augustus filloi të ndërtonte forcat e tij ushtarake, madje duke fituar edhe mbi dy nga legjionet e Antonit. Pasi Antoni u largua nga Roma, Augustus u bë pjesë e Senatit dhe u shpall perandor., gjë që bëri që ushtria e tij të bëhej legjitime. Ai u dërgua bashkë me dy konsuj të tjerë që të ndesheshin me Mark Antonin, dhe arritën të triumfonin në betejat e Gallorumit dhe Mutinës, duke detyruar Antonin që të tërhiqej. Dy konsujt mbetën të vrarë. Kjo bëri që 19 vjeçari të mbetej i vetëm në krye të asaj që kishte mbetur nga tetë legjionet. Pas kësaj, ai u rikthye në Romë dhe trupat e mbetyra kaluan nën një tjetër komandë. Ai u bë perandori i parë i Perandorisë Romake. Ai vdiq në vitin 14 pas Krishtit, në moshën 75 vjeçare.
4 – Skipio Afrikanus
Skipio ishte gjeneral gjatë Luftës II Punik dhe është bërë i njohur si komandanti i forcave romake që mundën hanibalët në betejën e Zamës. Babai i tij iste gjithashtu gjeneral. Ndërkohë që është e panjohur mosha në të cilën ai filloi të trajnohej për shërbimin ushtarak, besohet se ai ka marrë pjesë në beteja të shumta që në moshën 16 vjeçare. Ai u bë komandant në moshën 18 vjeçare, duke udhëhequr ushtarët në beteja të shumta dhe duke fituar famë në betejën Tikinus në 218 para Krishtit. Historiani grek Polibius vuri në dukje guximin dhe trimërinë e tij në fushëbetejë në një moshë mjaft të re. Ushtria e babait të tij nuk ishte shumë e suksesshme dhe pësoi mposhtje të shumta. Këto humbje të hershme luajtën një rol të madh në zhvillimin e tij si lider. Që në momentin që u emërua gjeneral dhe ju dha ushtria e tij në moshën 25 vjeçare, ai nuk pësoi asnjë humbje. Pas fitores së tij ndaj Hanibalëve, romakët kërkonin që ai të bëhej diktatori i tyre. Ai nuk dëshironte të bëhej pjesë e politikës dhe e refuzoi ofertën. Ai udhëhoqi beteja të shumta të suksesshme deri në 187 para Krishtit. Ai vdiq katër vjet më vonë në moshën 53 vjeçare dhe ende konsiderohet si një nga gjeneralët më të mëdhenj në histori.
3 – Muhamad bin Qasim
Muhamad bin Qasim ishte një gjeneral që luftoi për Kalifatin Umajad, kalifati i dytë më i rëndësishëm i kalifateve islamike, pas vdekjes së profetit Muhamad. Ai ishte anëtar i fisit Thaqef, ku mësoi artin e lidershipit dhe të luftës nga xhaxhai i tij, që në atë kohë ishte udhëheqës. Pasi e provoi veten në fushëbetejë që në moshë të re, atij ju dha për të udhëhequr një ushtri që në moshën 17 vjeçare. Ishte kjo ushtria me të cilën ai filloi pushtimet e tij dhe pushtoi rajonin e Singhit dhe Punjabit. Kjo ishte përpjekja e tretë e suksesshme, pas dy të parave që rezultuan një dështim total. Ndërkohë që të tjerët kishin dështuar, Qasim ishte më i suksesshmi. Ai drejtoi ushtrinë e tij duke pushtuar qytet pas qyteti. Fitoret e tij bënë që ai të krijonte aleatë të shumtë dhe që ushtria e tij të bëhej me 25 mijë ushtarë, nga 6 mijë që kishte në fillim. Ai është njohur si lider i paëshirshëm që në moshë të re. Fjalët e tij “vrit çdo njeri që i përket kundërshtarëve dhe burgos të gjithë familjarët e tij, por trego mëshirë për të gjithë ata që refuzojnë të luftojnë dhe jepu siguri” janë njohur si sStrategjia e tij ushtarake. Suksesi i tij i është atribuar disiplinës që ai ushtronte dhe mënyrës se si ai përdorte mjetet ushtarake.
2 – Zhan D’Ark
Një ndër arsyet se pse ky personazh është në vend të dytë ka të bëjë më faktin se Zhan ishte një vajzë adoleshente që udhëhoqi forcat ushtarake në një kohë që vajzat e tjera nuk përfshiheshin në fushë beteja. Ajo ka lindir në 1412 në një fshat të Francës. Shtëpia ku ajo ka lindur tashmë është muze. Në moshën 12 vjeçare ajo u shpreh se kishta patur një vision të disa shenjtorëve të cilët i kishin thënë që duhej të largonte anglezët nga Franca. Në moshën 16 vjeçare ajo tërhoqi vëmendjen e gjykatës mbretërore të Francës dhe bëri një parashikim mbi një sulm ushtarak që do të ndodhte në afërsi të Orleansit. I mahnitur, mbreti Karli VII miratoi kërkesën e saj për të udhëtuar me trupat ushtarake, e veshur si kalorëse. Historianët ende diskutojnë nëse ajo vërtet udhëhoqi ushtrinë apo ishte atje për të ngritur moralin e trupave ushtarake; por është vërtetuar se ajo nuk shfaqi asnjëherë shenja frike. Më 7 Maj ajo injoroi një vendim për të pritur përforcime dhe drejtoi një sulm kundrejt forcave anlgeze. Edhe pse u qëllua në qafë nga një shigjetë, ajo arriti të mbijetonte dhe të vazhdonte sulmin. Ajo u cilësua si heroinë e betejës. Ajo bëri një peticion dhe kërkoi të bashkëdrejtonte ushtrinë francize. Ajo ishte prezente në betejën e Patait, ku anglezët pësuan humbje turpëruese. Ajo është nderuar për rastet kur është tërhequr e fundit nga fushëbeteja. Në një betejë ajo u zu rob dhe u dënua me djegie në turrën e druve në moshën 19 vjeçare. Më 16 Maj 1920 ajo u shenjtërua nga kisha Katolike, dhe që atëherë është shndërruar në një nga shenjtoret më të njohura.
1 – Aleksandri i Madh
Aleksandri lindi në 356 para Krishtit, si djali i mbretit të Maqedonisë, Filipi II. Në moshën 13 vjeçare, ai u dërgua në Mieza që të mësohej nga Aristoteli. Në moshën 16 vjeçare ai u rikthye në Maqedoni për të udhëhequr si regjent, ndërkohë që babai i tij po drejtonte një luftë kundër Bizantit. Ishte gjatë kësaj kohe që për herë të parë ai u bë pjesë e operacioneve ushtarake, kur udhëhoqi një ushtri të vogël kundrejt Thracian Maedit. Maedi e nënvlerësoi aftësinë dhe zotësinë e tij, gjë që çoi në mposhtjen e tij. Kjo ishte fitorja e parë e Aleksandrit. Në moshën 17 vjeçare, ai u vu në krye të një ushtrie të vogël, dhe u dërgua për të shtypur disa revolta në jug të Thrace, të cilën e arriti me lehtësi. Si fisnikët ashtu dhe ushtria e quajtën Aleksandrin si mbretin e vendit me të drejta të plota që në moshën 20 vjeçare. Ai e filloi mbretërimin e tij si një lider i pamëshirshëm, duke eleminuar të gjithë rivalët potencialë të fronit. Pas përhapjes së lajmit të vdekjes së Filipit II, vendi shpërthue në revolta. Aleksandrit ju deshën vetëm 3 mijë trupa ushtarake për të vënë situatën nën kontroll. Në moshën 21 vjeçare ai filloi fushatën e tij të parë ushtarake. Në kohën e vdekjes së tij, në moshën 32 vjeçare, ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës antike. Ai konsiderohet dhe në ditët e sotme si komandanti më i madh ushtarak i të gjitha kohrave.














