• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga 1500 deri në 7 mijë euro për ndërtimet pa leje/ Zbardhet skema për policët e arrestuar: ‘Gropën’ ia bëri Komisariati Dixhital

by Java News
10/01/2020 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja për operacionin “Abuzuesit”, i finalizuar mbrëmë në Durrës, ku u prangosën 17 zyrtarë të policisë dhe të pushtetit vendor.

Report Tv, me dije se hetimet për këtë grup kanë nisur pas një informacioni nga qyteti i Lezhës në shtator të vitit 2019-të, ku thuhej se në Durrës kishte një grup që favorizonte ndërtimet pa leje.

Denoncimi ka ardhur në komisariatin dixhital ku thuhej se këto zyrtarë të policisë dhe organeve vendore edhe pse i bënin foto e objekteve më pas i tjetërsonin dhe i fshinin fotot. Sipas dosjes hetimor duhet se policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro.

Nga përgjimit e hetuesisë rezulton se ky grup mësonin dhe instruktonin ndërtuesit e paligjshëm për kontrollet që do bënin për të thënë se ndërtimi ishte i vjetër. Ndërkohë në qershor të vitit 2019 kur ishte edhe periudha zgjedhore, kanë nisur verifikimet në terren ku disa objekte ishin në themele dhe sot janë deri në 4 kate të mbaruara në zonën e Katundit të Ri në Durrës.

Ndër të tjera në dosje thuhet se specialisti i zonës së Katundit të Ri kishte dijeni dhe i ka thënë ndërtuesit të heqë punëtorët ngaqë është denoncuar në portal. Në fshatin Jub kanë ardhur dy denoncime në Komisariatin dixhital të cilët janë nënvlerësuar.

Punonjësit e policisë kanë raportuar se s’ka ndërtime pa leje dhe denoncimi ishte gënjeshtër duke e kaluar në fshatin Rrushkull me tjetërsim fotosh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i njëjti grup ka lejuar edhe prerjen e paligjshme të pyjeve.

Ndërkohë Report Tv zbulon edhe emrat e policëve, zyrtarëve dhe ndërtuesve që u arrestuan mbrëmë në Durrës nga aksioni blic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në pranga kanë rënë shtatëmbëdhjetë zyrtarë të policisë dhe të pushtetit vendor për të cilët masa e arrestit me burg ishte dhënë në mungesë nga gjykata, ndërkohë një tjetër u shpall në kërkim dhe një tjetër u pezullua nga detyra, ku të gjithë  dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut përgjatë vitit 2019. 

18 nga të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim:

Besnik Domi-shef rendi në Shijak

Sami Xhafa-shefi i stacionit policisë Manzë

Ermal Petova–OPGj Manzë

Nikollë Marku-OPGj Manzë

Agim Osmani–ndihmës specialist policia Durrës

Haxhi Sherra-ndihmës specialist Komisariati Shijak

Petrit Neziri-ndihmës specialist policia Manzë

Ndricim Shika–ndihmës specialist policia Shijak

Gjergji Gerco-sekretar njësisë administrative Sukth

Jul kacadej-specialist IMT-ja Shijak

Marjus Shaini-kryeinspektor IMT-ja Shijak

Adem Lika–ndërtues.

Dëshir Dakoli- me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Astrit Nuri- specialist i armatimit në në policinë e Durrësit.

Dritan Koçi- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.

Paulin Meta- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.

Gjon Zefi- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje. 

Qerim Doka- Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje.

Gani Dama-polic patrulle (në kërkim).

Burime nga policia bënë me dije se shtatëmbedhjetë të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Të njëjtat burime bëjnë me dije se përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje.

Në pranga kanë rënë persona që mbanin detyra tepër të rëndësishme në Durrës, por gjithsasht të arrestuar janë edhe 5 persona që kanë ndërtuar pa leje. Ndërkohë, i pezulluari nga detyra është një specialist i Armatimit në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Meta takon ministrin turk: Mirënjohje për ndihmën pas tërmetit

Meta takon ministrin turk: Mirënjohje për ndihmën pas tërmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama: Marre!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com