• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga 1 tetori, faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit të OSHEE

by Os De
03/10/2025 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga 1 tetori, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group. Projekti pilot është implementuar fillimisht në Tiranë, ku sportelet janë pajisur me aparate POS që pranojnë kartat e çdo banke, pa asnjë kosto shtesë për abonentët. 

Ky shërbim vjen si pjesë e procesit të digjitalizimit dhe synon ta bëjë pagesën më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët. Përmes pagesave me kartë qytetarët përfitojnë shërbim të shpejtë dhe komod pasi transaksionet kryhen menjëherë. 

Pagesat e faturave të energjisë elektrike përmes kartës ofrojnë siguri më të lartë duke shmangyur mbajtjen e shumave të mëdha në dorë. Përvec pagesave me kartë, klientët e OSHEE mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe fizikisht në sportelet tona, përmes platformës e-albania, apo kanalet alternative si Posta Shqiptare, pikat e transferimit të parave, si dhe bankat e nivelit të dytë. 

Këto kanale u japin qytetarëve fleksibilitet dhe mundësi zgjedhjeje sipas nevojave të tyre. Gjithashtu, faturat e energjisë elektrike mund t’i paguani dhe përmes platformave tona digjitale, aplikacionit të OSHEE dhe faqes zyrtare www.oshee.al. Shërbimet digjitale ofrojnë mundësi për pagesa online, të shpejta dhe të sigurta, 24 orë në ditë. 

Këto opsione janë veçanërisht të përshtatshme për ata që duan të shmangin sportelet dhe të menaxhojnë pagesat në distancë. 

OSHEE Group planifikon që pas Tiranës, projekti i pagesave me kartë të zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit. Synimi është modernizimi i vazhdueshëm i shërbimeve, lehtësimi i procedurave për qytetarët dhe përshtatja me trendet e reja të digjitalizimit. 

 

 

 

Next Post
Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Pse PD 'madhështore' s’ka emra por i lutet Edlirës apo Ermalit nga partitë e vogla?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In