• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga 1 shtatori nis shpërndarja e teksteve falas në shkolla/ Ministrja Kushi: Risia, nga ky vit klasat 1-3 vetëm me libra të rinj

by Java News
21/08/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 shtatori do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore, e cila këtë vit vjen edhe me një risi.

Krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta e të treta do të përfitojnë libra të rinj, pa qenë nevoja t’i dorëzojnë në fund të vitit.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale, në të cilin shkruan se kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve për të shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.

“Tashmë në të gjitha institucionet tona arsimore kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit, të cilët do të mund t’i tërheqin ato në shkollat e tyre ose në pikat e distributorëve që prej datës 1 shtator.

Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to”, shkruan ministrja.

Më tej ajo sqaron se përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Tashmë në të gjitha institucionet tona arsimore kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit, të cilët do të mund t’i tërheqin ato në shkollat e tyre ose në pikat e distributorëve që prej datës 1 shtator.

Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to.

Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Në çdo shkollë do të hartohet një grafik për shpërndarjen e teksteve paradite dhe pasdite, për të cilin mësuesit kujdestarë do të informojnë të gjithë prindërit në mënyrë që ky proces të jetë sa më i rregullt dhe i qetë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë punonjësit arsimorë, botuesit dhe distributorët, të cilët pavarësisht ditëve të nxehta të verës, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës, kanë vijuar punën me përkushtim që procesi i shpërndarjes së teksteve të arrihet në kohë./m.j

Next Post
Vrau 7 foshnje, infermierja në Britaninë e Madhe dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau 7 foshnje, infermierja në Britaninë e Madhe dënohet me burgim të përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com