• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neymar “gropa e zezë” e Psg, 36 milionë euro rrogë për 27 ndeshje

by Java News
27/12/2020 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemi, pezullime, probleme muskulore dhe dëmtime të kyçit të këmbës dhe brinjës. Për këto arsye, 2020 ishte viti që Neymar zbriti më pak në fushë gjatë gjithë karrierës së tij si një futbollist profesionist. Duke llogaritur angazhimet me Paris Saint-Germain dhe ekipit kombëtar brazilian, sulmuesi luajti vetëm 29 ndeshje zyrtare gjatë 12 muajve të fundit. Mesatarisht, kjo do të thotë një ndeshje çdo dy javë.

As në vitin 2009, kur Neymar ishte ende një djalë i ri dhe nuk ishte i përfshirë në të gjitha ndeshjet e Santos, numri nuk ishte kaq i ulët. Por faji për shfaqjen kaq pak në fushë gjatë vitit që pritet të mbarojë nuk ishte vetëm i lojtarit, por vetë kalendari.

Ndryshe nga kampionatet e tjerë të mëdhenj kombëtarë në Evropë, të cilat rilluan nga mesi i vitit, francezët vendosën ta mbyllnin sezonin 2019/20 në Mars, kur pandemia ishte në kulm. Si rezultat, 11 javë thjesht nuk u luajtën. Gjithashtu për shkak të koronavirusit, Champions League shfuqizoi përplasjet vajtje-ardhje nga çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, duke anuluar dy ndeshje të tjera që Neymar mund të kishte luajtur.

Ndërsa ai përfiton një pagë vjetore prej 36 milionë euro te PSG dhe mori pjesë në vetëm 27 ndeshje për klubin gjatë vitit 2020, kjo do të thotë që braziliani është paguar diçka e ngjashme me 1.33 mln euro për ndeshje!

Por nuk mund të thuhet se këto para janë investuar keq. Pavarësisht nga kaq shumë probleme, Neymar fitoi tre tituj në vitin 2020, Kupën Franceze, Kupën e Ligës dhe titullin. Por më e rëndësishmja, e drejtoi klubin e tij në një finale të Champions League për herë të parë.

Përveç kësaj, ai shënoi 20 gola në total dhe dha 14 asiste, mesatarisht 0.76 gola dhe 0.52 asiste për ndeshje. 2020 ishte gjithashtu viti në të cilin Neymar u shfaq përsëri midis kandidatëve për çmimin e lojtarit më të mirë në botë, por u rendit në vendin e nëntë dhe u ankua në rrjetet sociale.

Next Post
Dështon grabitja, pronari i shtëpisë vret tre persona dhe plagos dy të tjerë

Sulm me armë në Ilinois të SHBA/ Janë 3 të vdekur dhe 3 të plagosur në një qendër ‘bowling’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

November 13, 2026
Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

November 13, 2026
Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

November 13, 2026
Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

November 13, 2026
Çupi: Rama hodhi poshtë mitin se po të jesh në pushtet, s’ndëshkohesh. Do shikojmë drejtësinë më të madhe në vend

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

November 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In