• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nevojat politike ndonjëherë kthehen në gabime politike

by Linda Karadaku
20/02/2019 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Filmat policorë amerikanë kanë në pjesë të madhe lezetin e dy policëve, që janë partners, polici i mirë dhe polici i keq (good cop, bad cop) që sipas shpjegimit serioz kanë të bëjnë me një taktikë psikologjike të përdorur në negociim dhe marrje në pyetje, ku polici që luan rolin e të keqit është agresiv, akuzues, kërcënues ndërsa polici tjetër është mbështetës dhe mirëkuptues. Në fund të dy bëjnë të njëjtën punë dhe veprojnë për të njëjtin qëllim. Sigurisht që në Shqipëri i kemi të dy, policin e mirë dhe policin e keq, role që aktualisht po luhen nga pushteti dhe opozita. Ata që po merren në pyetje nga të dy janë njerëzit e thjeshtë, populli që janë të detyruar të kalojnë nga kriza në krizë, me apo pa të drejtë. Ka shkuar aq larg kjo punë sa të vjen ta nisësh ditën me një thënie të Henry Kissinger: “Nuk mund të ketë krizë javën tjetër. Axhenda ime është tashmë plot.”

Megjithatë, pavarësisht se cfarë mendojmë dhe themi ne këtu poshtë, atje lart e kanë ndarë mendjen t’i vënë flakën, të sulmojnë dhe ta derdhin konfliktin në rrugë, pavarësisht nga kostoja që ka kjo për njerëzit e thjeshtë dhe për vendin. Në këtë kontekst, nuk kursehen sulmet personale me shtatë breza, mbi dyshek e poshtë dyshekut, aq sa të vjen për të vjellë kur i dëgjon, a thua se kanë qenë apo janë ëngjëj ata që i thonë dhe ata përballë janë djaj. Pikë e zezë! Por edhe për këta, për t’i qetësuar, vlen një thenie e Margaret Thatcher: “Unë gjithmonë gëzohem shumë nëse një sulm është vecanërisht plagosës sepse mendoj se nëse ata sulmojnë personalisht, kjo do të thotë se nuk iu ka mbetur asnjë argument i vetëm politik.”

 

Dhe për ta vazhduar muhabetin e policit të mirë dhe policit të keq, duhet cituar Franklin Roosevelt që thotë se në ambicjet tona personale, ne jemi individualist. “Por në kërkimin e përparimit ekonomik dhe politik si komb, ne ngjitemi të gjithë bashkë lart ose përndryshe shkojmë të gjithë poshtë si popull.”  Ajo që po ju thotë Roosevelt-i është se secili individ apo grupim politik mund të luajë lojën-lojërat e veta, por në fund të gjithë bashkë ose ngjiten lart ose bien poshtë. Nuk ka rrugë të mesme.

Argumeni i rradhës ka të bëjë me atë që po ndodh aktualisht dhe veprimet e fundit radikale të ndërmarra në sferën e politikës së ditës, të përshkruara gjerësisht si nevojë dhe domosdoshmëri sepse nuk kishte mbetur më “rrugë tjetër demokratike.” Ka një përgjigje edhe për këtë. Mencuria mijëvjecare e kësaj bote i ka dhënë përgjigje edhe kësaj. “Nevojat politike ndonjëherë kthehen në gabime politike,” thotë George Bernard Shaë. Dhe gabimet politike nuk i kushtojnë vetëm atij apo atyre që i bëjnë, na kushtojnë të gjithëve dhe për to paguajmë të gjithë.

 

Dhe e fundit. Flitet shpesh, herë me trimëri e herë me ligësi sesi të huajt, miqtë dhe partnerët, ata që kanë qenë me ne dhe na kanë shpëtuar në kohë të mira e të këqija, nuk e duan këtë vend sa ne!  Për këtë, Vladimir Putin ka një concept të tij për demokracinë ruse. “Për Rusinë, nuk ka dhe nuk mund të ketë opsion tjetër politik përvec demokracisë. Demokracia ruse është….aspak realizimi i standarteve të imponuara ndaj nesh nga jashtë.” Nuk ka shumë zgjedhje, ose do vazhdojmë të jemi në orbitën perëndimore dhe të kuptojmë dhe pranojmë se demokracia jonë ka mbijetuar dhe mbijeton me gjithë problemet dhe budallëqet e veta falë mbështetjes dhe “imponimit” nga Perëndimi, ose do pranojmë variantin e zotit Putin se standartet demokratike “nuk mund të na imponohen nga jashtë.”

 

Next Post
Aktorja e “Portokallisë”, urim prekës për të birin: Unë bekoj Zotin për ty…

Aktorja e "Portokallisë", urim prekës për të birin: Unë bekoj Zotin për ty...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

Vrasja e turistit, Berisha: Në Sarandë shteti dhe krimi janë një, plazhet janë pushtuar nga të fortët

August 19, 2026
Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

Britanikët ndryshojnë qëndrim! Rritet kërkesa për konfrontim me Francën, sondazhi zbulon ndarjen e fortë politike

August 19, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Presion i fortë ndaj Infantinos! Izraeli i bashkohet vendeve që i “kthejnë shpinën” kreut të FIFA-s

August 19, 2026
“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

“U dorëzua vetë”, avokati i Ylli Zallës: Armët ishin të vjetra, kapsollat jo funksionale

August 19, 2026
Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

Rusia dhe Kina mund të hapin dy fronte njëherësh, zbulohet skenari që do të vinte në provë SHBA-në dhe Perëndimin

August 19, 2026
Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Paralajmëron Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

August 19, 2026
Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

August 19, 2026
Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

Ylli Zalla lihet në burg! 49-vjeçari përballet me gjykatën pas kapjes me kallashnikov, ja çfarë deklaroi për atentatin e Rinasit

August 19, 2026
Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

Zjarret në Pukë/ Qetësohet situata në malin e Tërbunit, flakët përhapen në Gjegjan-Gojan

August 19, 2026
Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

Hormuzi në pikën e përplasjes, SHBA i merr terren Iranit, mbi 80% e anijeve po përdorin korridorin e Omanit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com