• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nevoja për një standard hetimi për nëpunësit e zakonshëm të shtetit

by Java News
09/12/2023 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Materiali i zgjeruar i SPAK, së paku ai që është paraqitur në Gjykatë, rreth marrjes nën hetim për 15 persona që kanë lidhje me procedurat e inceneratorit të Tiranës, duket se i ka gjetur ata të dyshuar për shkak se janë pjesë e procedurave për miratimin e kontratës. Në shumicë kemi të bëjmë me persona që janë anëtarë të Komisionit të tenderit në hallka të ndryshme të procesit dhe që kategorizohet si shpërdorim detyre.

Për dy prej zyrtarëve, njëri prej të cilëve është në pension, është dhënë masa dënim me burg, edhe pse ai nuk ka asgjë në dorë të prishë prova apo anulojë nënshkrimet e veta.

Sidoqoftë pa paragjykuar hetimin e thelluar të SPAK, fushata për hetimin e korrupsionit, që shpesh prek zyrtarë të mesëm që janë aty për shkak të detyrës, ka nevojë për një politikë penale që krijon siguri për një nëpunës kur pranon një detyrë ku dhe duhet të firmosë.

Përveçse një stil i tillë ndëshkimi fut në ngërç administratën dhe mund të gjendemi para fenomenit që nuk do të pranojë më njeri të shkojë në zyrat e shtetit, futja paraprakisht në burg e njerëzve pa asnjë peshë në proces, siç është pensionisti Namik Simixhi, e bën dhe frustruese një detyrë në zyrat e shtetit shqiptar.

Nuk është rasti i parë. Në Bulqizë ndërsa u arrestua kryetari i Bashkisë, brenda ditës u çuan në burg dhe 12 zyrtarë të tjerë të bashkisë, duke kyçur praktikisht zyrat.

Gati dy vjet më parë u arrestuan thuajse gjithë anëtarët e komisionit të tenderit të uniformave të policisë dhe pastaj gjatë procesit u pa që u arrestuan kot dhe shumë prej tyre dolën të pafajshëm, ndërkohë që u traumatizuan.

Njësoj me gjykimin ndaj një tenderi në TVSH, ku u dënua drejtori Thoma Gëllçi, dhe u morën në burg anëtarët të Komisionit të Tenderit.

Nuk dua ta paragjykoj rastin në fjalë, por marrja praktikisht nën hetim e gjithë anëtarëve të Komisionit, lë shijen e një fushate ndëshkimore.

Një nëpunës shteti mund të gabojë me dashje për arsye korruptive, mund të gabojë pa dashje, mund të gabojë dhe nga padija. Ndaj duhet hetuar mirë para se ta arrestosh, ta futësh në burg e pastaj të shikosh mos gjen diçka rrugës.

Se njësoj gabon dhe një prokuror kur arreston njerëz kot, dhe ata fitojnë pafajësinë, por ne akoma nuk kemi sistem ndëshkimi për burgosjen e kot të një qytetari, pasi ai padit shtetin dhe dëmshpërblehet nga shteti.

Ndaj duhet një standard i unifikuar se kur një zyrtar i shtetit duhet të arrestohet paraprakisht e kur duhet të hetohet në gjendje të lirë për shkak të detyrës.

Në disa vende të tjera të rajonit, kryesisht në Rumani dhe Kroaci, fushata të tilla ndëshkuese mbi administratën sollën kriza të forta për vende pune në administrate, duke futur shtetin në kufijtë e kolapsit.

Edhe në Shqipëri ka filluar. Në disa dikastere qendrore, përfshi dhe Ministri, ka pasur dorëheqje nga poste ku kërkohet të angazhohesh si komisioner në një tender apo që ke një përgjegjësi për të certifikuar një proces prokurimi apo nënshkrim kontrate.

Kjo ndodh se ata shikojnë fatin e kolegëve të tyre, për të cilët e dinë që nuk janë fajtorë.

Hetimi i inceneratorëve është një nga aksionet më të rëndësishme të SPAK, i cili ka prekur nivelet më të larta politike në vend dhe për këtë meriton përgëzim.

Dhe do të ishte një rast i mirë, që ky hetim të mos bëjë bashkë personat që kanë kapur shtetin, dhe vet shtetarët e kapur prej tyre, me zyrtarët e administratës, që janë aty për të kryer procedura për të cilat marrin rrogën.

Futja në të njëjtin thes e këtyre dy kategorive, mund të na shpëtojë nga kapja e shtetit, por mund të na lërë dhe pa shtet fare.

Pasi nëse një ish- ministër si Fatmir Mediu, gjykohet i lire, edhe pse akuzohet për 26 të vrarë (dhe në këtë rast jam me Fatmir Mediun, edhe pse jam një denoncues i përhershëm i tij dhe ortakut të tij Shkëlzen Berisha), kurse një nëpunës si Namik Simixhiu, inxhinier i vjetër në pension futet në burg, se ka qenë anëtar komisioni në një tender, atëherë për ministër dhe mund të gjeni ndonjë kandidat në këtë vend, por për anëtar komisioni zor se u vjen më njeri.

Next Post
Moravë/ Benzi del nga rruga, përfundon në kanal dhe shpërthen në flakë

Vjedhje me armë në një biznes në Tiranë, autorët qëllojnë ndaj policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com