• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Netflix, më shumë se kurrë në konkurrencën e artit të shtatë

by A R
21/04/2019 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Netfilx vazhdimisht po mundohet të bëhet pjesë e gjigantëve të kinemasë amerikane, të cilët së shpejti duhet të rishikojnë kushtet e pranimit të filmave të tij në Oscar, disa ditë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë në mënyrë të papritur dha mbështetjen e tij për gjigantin e transmetimit.

Akademia e fuqishme amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit, që shpërndan çdo vit çmimet prestigjioze Osacar, konfirmoi një informacion të zbuluar nga gazeta e specializuar Variety: se ata kanë marrë një letër zyrtare që i paralajmëron për një shkelje të mundshme të së drejtave të konkurrencës.

« Ne kemi marrë një letër nga Departamenti i Drejtësisë së cilës i jemi përgjigjur », tha në një deklaratë organizmi hollivudian, që klasifikon profesionistët.

Arsyjet e zemërimit të drejtësisë amerikane ? Dyshimet se akademia ka ndryshuar kushtet e pranimit për Oscar, vetëm për t’i vënë Netflix-it shkopinj nën rrota.

 Regjisori fitues i shumë çmimeve Oscar, Steven Spielberg ka propozuar që filmat e prodhuar nga Netflix të mos konkurrojnë për Oscar… por për çmimet Emmy Awards që shpërndahen nga televizioni amerikan.

“Kur të doni të bëni një format televiziv, bëni një telefim”, tha regjisori me ndikim , i cili bashkëpunon gjithashtu me Apple TV, platformën e re të transmetimit të videove me ikonën e mollës.

Por për drejtësinë amerikane, deklarata të tilla mund të « ngrenë shqetësime rreth të drejtës për konkurrencë ».

Në letrën drejtuar Akademisë, Autoriteti i Konkurrencës në ministri shprehet i shqetësuar nga këto rregulla të reja, që mund të shtypin konkurrencën.

« Këshilli i drejtuesve të Akademisë do të mblidhet me 23 prill në mbledhjen e tij të përvitshme për rregulloren e çmimeve », për gjatë të cilës do të diskutojë mbi një ndryshim të mundshëm, deklaroi Akademia.

Kontaktuar nga AFP, Netflix refuzoi të komentonte.

« Ne e duam kinemanë. Por ja çfarë duam tjetër: t’u japim një muaj falas personave që nuk mund të paguajnë, t’ju lejojmë të gjithëve të shohin daljet më të fundit dhe njëkohësisht t’u japim krijuesve mundësinë për të ndarë artin e tyre. Të gjitha këto nuk janë ekskluzive », publikoi në Tweeter muajin e kaluar gjiganti i transmetimit.

Bota e vjetër reziston

Autoriteti i konkurrencës në ministrinë e drejtësisë ka për qëllim të vëzhgojë respektimin e rregullave liberale ekonomike : tregtimin e lirë dhe lirinë në zgjedhje të konsumatorit.

Ai ka kundërshtuar më kot së fundmi, blerjen e gjigantit mediatik ”Time Warner” nga grupi i telekomit AT & T, me arsyetimin se gjiganti që do të krijohej do të mbyste, sipas tij, konkurrencën dhe do të ndikonte në rritjen e çmimeve për konsumatorët.

Në rastin e Netflix, ai i trembet faktit se ndryshimet e reja do të shkelin një ligj të rëndësishëm të konkurrencës, nenin Sherman.

Departamenti « nuk do të donte të ndërhynte me anë të një gjyqi » tha për AFP-ën Kerry Fields, profesor i specializuar në ekonominë e ndërmarrjeve në universitetin e kalifornian USC.

Akademia nuk donte të zbulonte për AFP-në përgjigjen e saj për drejtësinë, por sipas Kerry Fields kjo letër « mund ta bëjë që të tregohet më e kujdesshme ».

“Institucioni ka tashmë shumë probleme, nuk jam i sigurt nëse anëtarët duan të nisin një betejë juridike me ministrinë”, që mund të jetë shumë e kushtueshme, shtoi ai.

Hollywood ndihet tashmë më i kërcënuar pasi Netflix rrëmbeu katër çmime Oscar në ceremoninë e fundit, tre prej tyre për suksesin e shumëpërfolur « Roma », të meksikanit Alfonso Cuaron.

Por , përtej çmimeve Oscar, diskutohet çështja e betejës mes botës së vjetër dhe të tanishmes, industrisë tradicionale të filmit dhe kompanive të transmetimit online.

”Është një betejë titanësh që vë formatin e vjetër kundër të riut », thotë Kerry Fields.

Një duel në të cilin autoritetet amerikane e kanë zgjedhur anën e tyre, në një mënyrë disi të habitshme. “Për shumë të rinj është vendimi i duhur, por unë do të kisha menduar se ata do të ishin në anën e industrisë”,  vazhdon ai.

Në këtë betejë, Disney po e plotëson ushtrinë e tij , pasi gjiganti i argëtimit , që zotëron njëkohësisht Lucasfilm (“Star Wars”) dhe Marvel (“Avengers”) deklaroi se do të publikonte në nëntor në Shtetet e Bashkuara, një platformë videosh online të quajtur Disney+.

/a.rada

Next Post
Biznesmeni nga Tirana: Lufta ime për të liruar nipin e mbesën nga kampet në Siri

Biznesmeni nga Tirana: Lufta ime për të liruar nipin e mbesën nga kampet në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari. Një në kërkim

July 3, 2026
Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

Golat e yjeve në Botëror u kushtojnë miliona kompanive të basteve

July 3, 2026
Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

July 3, 2026
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut

July 3, 2026
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

July 3, 2026
Franca regjistron 2,025 vdekje shtesë në kulmin e të nxehtit, ndërsa Evropa përgatitet për mot më ekstrem

Franca regjistron 2,025 vdekje shtesë në kulmin e të nxehtit, ndërsa Evropa përgatitet për mot më ekstrem

July 3, 2026
Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

July 3, 2026
Rama njofton hapjen e Shkollës së Forcave Speciale: Do të trajnohen e stërviten nga Izraeli

Rama njofton hapjen e Shkollës së Forcave Speciale: Do të trajnohen e stërviten nga Izraeli

July 3, 2026
Shtyhet për në 24 korrik seanca Veliaj-Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet ndihmë juridike

Shtyhet për në 24 korrik seanca Veliaj-Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet ndihmë juridike

July 3, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Gjyqi me Dadon, Veliaj në Administrative: Vendimi i GJK tregon mangësi serioze në paraburgimin tim

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In