• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni nga Tirana: Lufta ime për të liruar nipin e mbesën nga kampet në Siri

by A R
21/04/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babain nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti terrorist ISIS. Babai i tyre Shkëlzen Dumani nga Dibra që braktisi gruan në Shqipëri dhe u larguar në Siri së bashku me dy fëmijët dhe nënën e tij, Mentie Dumani, u vra si luftëtar i ISIS gjatë luftimeve me forcat kurde dhe forcat qeveritare të presidentit Sirian Asad.

Vdekja e tij la jetimë në zonë e luftës dy fëmijët e tij të mitur Evën dhe Endrin. Shumë përpjekje dhe operacione janë ndërmarë nga daja i tyre për lirimin e dy fëmijëve të mitur, por të gjitha impenjimet s’kanë s’jellë asnjë rezultat. Xhetan Ndregjonit, biznesmenit të ndërtimit në Tiranë i është dashur të shkojë deri në Turqi, kufi me Sirinë dhe në Egjipt, me shpresën se do lironte nipin dhe mbesë, por në fakt asnjë gjë nuk ka mundur të bëjë. Herë i mashtruar dhe herë i tërhequr nga shpresa se do mundte të çlironte fëmijët e motrës së tij, Xhetani, për 5 vite me radhë nuk ka lënë gurë pa lëvizur, për të vetmin qëllim, rikthimin në Shqipëri të nipit dhe mbesës së tij.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Xhetan Ndregjoni tregon se ka rënë në gjurmët e dy fëmijëve, që sipas tij ndodhen në kampin “Al Hol” në Siri. Ai tregon se kur ka qënë në Turqi, ka ndërmjetësuar me kontrabandistët për të çliruar dy fëmijët kundrejt një çmimi prej 100 mijë euro, por sërisht e gjithë kjo tratativë ka dështuar.

Teksa bashkëbisedojmë me të, Xhetani thotë se ka krijuar kontakte me mbesën nëpërmjet telefonit dhe herë pas herë bisedojnë për situatën, duke mbajtur kontakte dhe me shtetas kosovarë, që ndodheshin në këtë kamp në Siri. I ndërmuar gjatë këtyre 5 viteve kërkime, Xhetani apelon për ndihmë nga shteti Shqiptar, që të përfshihet në një operacion për clirrimin dhe riatdhesimin e dy fëmijëve, pasi ata janë të pafajshëm dhe skanë asnjë lidhje me luftën në Siri.

Si janë larguar nipi dhe mbesa juaj në Siri, në çfarë rrethanash?

Ka qënë babai i tyre ai që është bërë shkak që mbesa dhe nipi im ndodhen në Siri. Shkëlzen Dumani, u mashtrua, e gënjeu mendja se aty do punonte dhe do merte para dhe vendosi të largohej, duke marë pa asnjë paralajmërim, dhe dy fëmijët që kishin ardhur në jetë si rezultat i martesës me motrën. U largua në Siri duke depërtuar në zonat e konfliktit, ku me vehte mori dhe nënën e tij. Ne si familje nuk jemi njoftuar fare për këtë udhëtim në Siri. E ka bërë gjithçka me kokën e vet.

Çfarë ndodhi më pas?

Shkëlzeni u vra gjatë luftimeve. Pas kësaj fëmijët e mitur mbetën mes katër rrugëve. Herë kemi mbajtur kontakte dhe herë jo. Kemi qënë shumë të shqetësuar. Na ka rënë barrë e rrëndë për ta hequr.

Si keni mundur të viheni në kontakt me nipin dhe mbesën tuaj?

Për shkak të hallit që kemi, kam hyrë në bisedime me shumë familje në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni, të cilët kishin dhe ata njerëzit e tyre dhe fëmijë në Siri. Nëpërmjet tyre, kemi gjetur njëri tjetrin.Jemi bërë bashkë si të thuash dhe kemi arritur të biem në kontakt. Momentalisht fëmijët ndodhen në Siri në kampin “Al-Hol” që kontrollohet nga forcat Kurde.

Gjatë këtyre pesë viteve, keni pasur tratativa për ti marë fëmijët nga Siria dhe kthyer në Shqipëri?

Po sigurisht që po. Nga ana ime janë bërë shumë përpjekje por të gjitha kanë qënë pa rezultat. Kam takuar drejtues të SHISH, policisë së Shtetit dhe deri tek kryeministri kam shkuar, por sërisht, gjatë këtyre 5 viteve nuk është arritur të bëhet asnjë gjë. Nuk e di çfarë i pengon që dhe ata nuk janë në gjëndje për të ndërhyrë nëpërmjet kanaleve të lobimit. Si kuptoj ose duan por s’kanë mundësi ose është shumë e ndërlikuar situata. I bëj thirje, qeverisë shqiptare që të ndërmari hapa konkretë për lirimin e refugjatëve shqiptarë që ndodhen në Siri. Të bëjë atë që bëri Kosova një ditë më parë. Në të njëjtin rrugëtim të Kosovës të ecin dhe qeveritarët shqiptarë, për të riatdhesuar fëmijët dhe gratë që mbahen të izoluara në kampin “Al-Hol”.

Ju vetë keni shkuar në Siri?

Kam shkuar në Turqi dhe në Egjipt me shpresën se do arrija të merja fëmijët. Në Turqi kam qëndruar shumë ditë. Madje kam hyrë në negocim me kontrabandistë turq e sirianë, duke i ofruar 100 mijë euro në këmbim të lirimit të dy fëmijëve dhe sjelljen e tyre Turqi, por edhe kjo tratativë ka dështuar. I kam pritur fëmijët në Antalia të Turqisë, por asnjë rezultat. Të njëjtën gjë kam bërë dhe në Egjipt, me disa kontakte në këtë shtet, kam shpresuar se do arrija të merja fëmijët por edhe këtë herë dështova.

Next Post
Falsifikimi i pasaportave biometrike: Vjedhja e identitetit, shqiptarët viktima të krimit të sofistikuar

"Vizat? Statistikat nuk justifikojnë vendimin e holandezëve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com