Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u koordinua me SHBA-në, administrata Trump ishte në dijeni

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të premten se Izraeli është koordinuar paraprakisht me Shtetet e Bashkuara lidhur me sulmin ndaj objektivave iraniane, duke konfirmuar se administrata e Presidentit Donald Trump ishte në dijeni të plotë për operacionin ushtarak.

“Ne i kemi informuar paraprakisht, ata e dinin për sulmin,” u shpreh Netanyahu në një mesazh video të regjistruar, të publikuar pasdite, raporton CNN.

Netanyahu theksoi se vendimet e mëtejshme u takojnë Shteteve të Bashkuara dhe vetë Presidentit Trump:

“Çfarë do të bëjë tani, i takon Presidentit Trump. Ai i merr vendimet e tij në mënyrë të pavarur.”

Kryeministri izraelit shtoi më tej: “Nuk do të flas në emër të tij. Ai flet bindshëm dhe me vendosmëri. Ka thënë qartë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore”.

Këto deklarata vijnë pas një sërë shpërthimesh në Iran dhe përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke vënë në pah bashkëpunimin e ngushtë mes Izraelit dhe SHBA-së në çështjen e programit bërthamor iranian.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com