Izraeli e gjen më në fund. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se kriza e refugjatëve në Evropë është rezultat i militantëve islamikë në Lindjen e Mesme. Njerëzit ikin prej njërës nga dhunat më të tmerrshme që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë ai.
Netanyahu këtë e ka thënë në një takim me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, i cili e ka vizituar Izraelin, transmeton Asociated Press. “Për shkak të sulmeve të tmerrshme të militantëve islamikë në Lindje të Mesme dhe Afrikë, Evropa po përballet me një cunam njerëzish të cilët tragjikisht po ikin nga krimi më i rëndë që njerëzimi e ka parë që nga Holokausti”, ka thënë Netanyahu..