• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga nesër urbanët 40 lekë, Bashkia: Ja 10 kushtet për autobusët e Tiranës

by Java News
31/01/2016 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga data 1 shkurt, të gjitha linjat e autobusëve urban duhet të plotësojnë 10 kushte të vendosura nga Bashkia e Tiranës për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të transportit urban, në të kundërt do të merren masa ndaj tyre. Bashkia e Tiranës ka kërkuar sot edhe mbështetjen e qytetarëve, duke i nxitur ata të raportojnë për problematikat që do të vërejnë me shërbimin e transportit qytetas. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, në një prononcim për mediat, tha se këto kushte e kritere të forta u janë vendosur kompanive të transportit urban pas problematikave të vërejtura në funksionimin e këtij shërbimi.

“Nga nesër fillon ndryshimi i tarifës, sipas vlerësimit të bërë nga Këshilli Bashkiak për transportin publik në Tiranë. Në këtë kuadër, Bashkia e Tiranës ka hartuar një set masash ndaj kompanive që ofrojnë këtë shërbim në qytetin e Tiranës, për t’u siguruar që të kemi një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit”, tha Mazniku. Për të ndjekur respektimin e kushteve, Bashkia e Tiranës dhe institucionet e saj do të monitorojnë çdo ditë e në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e tyre. “Nga nesër, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake do të kryejnë në mënyrë të vazhdueshme kontroll kundrejt kompanive, për t’u siguruar që 10 masat kryesore të vendosura nga bashkia për përmirësimin e shërbimit të zbatohen”, u shpreh ai.

Një prej kushteve kryesore të Bashkisë së Tiranës është respektimi rigoroz i orareve të fillimit dhe mbarimit të shërbimit. “Kompanitë e transportit publik duhet të respektojnë frekuencën në stacionet e autobusëve. Ato duhet të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve, në mënyrë që mjetet të mos lëvizin më ngadalë nga sa duhet”, sqaroi Mazniku. Sipas tij, gjatë kryerjes së shërbimit të mjeteve do të qëndrojnë në çdo stacion të linjës, për të mos kapërcyer stacionet, siç ndodh herë pas here.

Bashkia e Tiranës u ka kërkuar të gjitha mjeteve të transportit publik qytetas të udhëtarëve që të jenë të pajisura me emrin e linjës, ngjyrën, numrin e dokumentacionit të nevojshëm në mjet dhe shenja të tjera të identifikimit. “Mjetet e transportit publik duhet të jenë të pajisura me kondicionerë funksionalë, të cilët duhet të jenë gjithmonë në punë. Mjetet e transportit publik duhet të jenë të pastër si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda. Kompanitë do të vendosin në mjediset e jashtme të transportit, informacionet për oraret, itineraret dhe frekuencën e lëvizjes, si dhe duhet të pajisin mjediset e brendshme të mjeteve me informacione për oraret, itineraret dhe frekuencën e lëvizjes”, u shpreh Mazniku.

Më tej, nënkryetari i Bashkisë vuri theksin në përmirësimin e marrëdhënies midis punonjësve të kompanive të transportit dhe qytetarëve. “Personeli i mjeteve të transportit publik duhet të jetë i pajisur me uniformë, elementë identifikimi përkatës. Nuk do të tolerohet asnjë keqkomunikim me qytetarët”, tha Mazniku. Ai ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës, që në mënyrë të vazhdueshme të informojnë Bashkinë e Tiranës, AMK dhe Policinë Bashkiake për çdo shkelje të këtyre masave.

“AMK dhe Policia Bashkiake do të kenë detyrë për të kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme linjat, por në këtë pikë na duhet edhe ndihma e çdo qytetari, që nëse ka shkelje të këtyre rregullave, prezencës së autobusëve në stacione, orareve, pastërtisë së tyre, komunikimit nga ana e personelit të autobusëve, të na raportojnë, në mënyrë që të kemi mundësi të marrim masa”, u shpreh Mazniku. Sipas tij, e gjithë bashkia është fokusuar që shërbimi të jetë sa më i mirë dhe në cilësinë që qytetarët e Tiranës meritojnë.

Interesimit të medias se nëse konstatohen shkelje nga këta operatorë, si do procedohet për masat, Mazniku iu përgjigj duke sqaruar se AMK-ja, Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake, do të sigurohen që për çdo shkelje të ketë gjobitje deri në heqje të licencës së kompanive. “Nuk do hezitojmë që të marrim çdo masë që na lejon ligji ndaj kompanive që do kenë shkelje të këtyre masave apo që do kenë shkelje në mënyrë të përsëritur, deri në heqjen e licencës”, përfundoi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

10 kushtet e vendosura nga Bashkia e Tiranës për kompanitë e transportit publik:

  1. Të respektohet me rigorozitet orari i fillimit dhe mbarimit të shërbimit;
  1. Të respektohet frekuenca në stacionet e autobusëve;
  1. Të respektohet shpejtësia e lëvizjes së mjeteve, në mënyrë që mjetet të mos lëvizin më ngadalë se ajo që duhet;
  1. Gjatë kryerjes së shërbimit, mjetet do të qëndrojnë në çdo stacion të linjës, për të mos kapërcyer stacionet, siç ndodh ndonjëherë;
  1. Të gjithë mjetet e transportit publik qytetas të udhëtarëve do të jenë të pajisura me emrin e linjës, ngjyrën, numrin e dokumentacionit të nevojshëm në mjetet dhe shenja të tjera të identifikimit;
  1. Mjetet e transportit publik duhet të jenë të pajisur me kondicionerë funksionalë, të cilët duhet të jenë gjithmonë në punë;
  1. Mjetet e transportit publik duhet të jenë të pastër si nga jashtë ashtu edhe nga brenda;
  1. Kompanitë do të vendosin në mjediset e jashtme të transportit, informacionet për oraret, itineraret dhe frekuencën e lëvizjes si dhe duhet të pajisin mjediset e brendshme të mjeteve me informacione për oraret, itineraret dhe frekuencën e lëvizjeve;
  1. Personeli i mjeteve të transportit publik duhet të jetë i pajisur me uniformë, elementë identifikimi përkatës;
  1. Përmirësimi i marrëdhënieve me qytetarët, nuk do të tolerohet asnjë keqkomunikim me qytetarët.
Next Post

Zbulohet ilaçi kundër leuçemisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In