• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër provimi i gjuhës shqipes, Kumbaro: Maturantë përjashtoheni nëse shkelni rregulloren!

by E B
08/06/2026 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maturantët po bëjnë përsëritjet e fundit për gjuhën shqipe dhe letërsinë. Këtë të martë i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Ky testim konsiderohet më i vështiri për të rinjtë për shkak të analizës së veprave letrare, pyetjeve argumentuese, krijimit të esesë por dhe pyetjeve që matin nivelin gjuhësor.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro deklaron se tashmë ka përfunduar hartimi i tezës dhe ka nisur shpërndarja e saj në të gjithë vendin me ndihmën e Postës Shqiptare dhe Policisë së Shtetit. Ndërsa zv.ministrja e Arsimit Orjana Osmani tregon se çfarë do të përmbajë teza e provimit të gjuhës dhe letërsisë.

Vetëm 20% e pyetjeve të testit janë të nivelit të vështirë për të diferencuar nxënësit më të mirë. Testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë që nis në orën 10 përfundon në 12:30. Afro 2 mijë mësues janë administratorë në 144 qendra provimi në të gjithë vendin dhe monitorohen nga 170 punonjës të Ministrisë së Arsimit.

Drejtues të ministrisë deklarojnë se këtë vit janë shtuar masat e sigurisë në provime, çka sipas tyre e bën lehtësisht të identifikueshëm maturantin apo administratorin që do të nxjerrë tezën nga ambientet e provimit. Ministrja Kumbaro paralajmëroi duke deklaruar penalitete të ashpra në rast se shkelet rregullorja e maturës.

Të paktën deri tani teza e anglishtes nuk arriti të dalë. Do të shohim ç’do të ndodhë me gjuhën shqipe dhe masat e sigurisë në këtë provim. Ndërsa nota e provimit të anglishtes pritet të publikohet të mërkurën apo të enjten pasi maturantët kanë mbyllur gjuhën shqipe.

Next Post
Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, seanca e radhës më 22 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In