• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër nisin punimet në aksin Levan-Fier, ja si do të devijohet trafiku

by Java News
13/06/2018 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE- Prej disa ditësh në disa akse kryesore të vendit, po vjon puna për riparimin e shtresave rrugore dhe asfaltike. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se tashmë po ndërhyhet në aksin Fier-Levan, për të përmirësuar gjendjen e rrugës.

Në kuadër të këtyre punimeve, ARRSh dhe Policia Rrugore njoftojnë se prej mëngjesit të së enjtes do të ketë devijim të trafikut në disa akse.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN E AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR DHE POLICISE RRUGORE

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave rrugore dhe asfaltike në aksin Fier – Levan, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë nesër datë 14.06.2018 në ora 06:00 të mengjesit, rehabilitimin e segmentit nga rotondo ish parku, rruga “Vëllezërit Semanjaku, rruga “Nuredin Aliu” deri te rotondo ish QTU (Qendra GOLD) Fier.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Bashkinë Fier, është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Hyrje Fier – Dalje Fier

Devijimi i trafikut në drejtimin Fier – Levan (Vlorë, Gjirokastër)  dhe anasjelltas fillon në orën 06:00 datë 14.06.2018

Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë –Levan, do të devijohet në hyrje të qytetit të Fierit, në sheshin Egnatia (ose Rreth Rrotullimi Sheq), më pas do të vijojë në rrugën Skënderbeu, në rrugën Harilla Bozdo, Stacioni i Trenit (Terminali), Rr. Llukan Toska dhe do të kthehet në rrugën Kujtim Majaci për tu lidhur përsëri me rrugën nacionale (Unaza Perendimore e Fierit)

Automjetet që do të vijnë nga Vlora dhe Gjirokastra drejt Tiranës do të kthehen majtas në rrugën Kujtim Majaci dhe do të levizin në po të njëjtin drejtim si më lart deri në Rreth rrotullimin Sheq ku lidhen përsëri me rrugën nacionale.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë rrugore që do të jetë në terren.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Fier – Levan do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

a.ç

Next Post
Si dashurojmë sipas Horoskopit, shenjat më pasionante

Si dashurojmë sipas Horoskopit, shenjat më pasionante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com