Zhvillime të papritura vijnë nga selia e Partisë Socialiste. Kryesocialisti Edi Rama dhe ministri Ulsi Manja do të zhvillojnë ditën e nesërme një konferencë për mediat. Konferenca është njoftuar se do të mbahet në orën 10:00.
“Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë.
Ende nuk dihet qëllimi, ndërsa duket se është zhvillim i rëndësishëm. Kryeministri Edi Rama vjen nga Brukseli, ndërsa Manja do të lërë Kuvendin pikërisht për kërë konferencë.
Ministri i Drejtësisë është parashikuar që të ketë një seancë dëgjimore pikërisht në orën 10:00 në Komisionin e Ligjeve për kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm. Por për shkak të konferencës së selinë e PS, duket se ministri do të shtyjë paraqitjen e tij në seancën dëgjimore.












Për hair inshalla…
Por, një parandjenjë, më thotë që, ose ka lidhje me SPAK-un, ose për mbrojtien juridike e institucionale që i duhet bërë UÇK-së, nga shteti Shqiptar, ose për të dyja bashkë.
Më e mira u bëftë…..