• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesër dita e parë e shkollës, por mësimi vijon me turne

by A R
10/09/2017 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe në këtë vit të ri shkollor, gati 50% e shkollave 9 vjeçare do të mësojnë me dy turne, ndërsa gjimnaze kanë mbetur vetëm 2 të tilla.

Drejtorja e Drejtorisë së Arsimit të Tiranës, Arjola Byzyka, thotë se ndërtimi i institucioneve të reja do të ishte zgjidhja e vetme e situatës.

Arjola Byzyka: Kishim tre gjimnaze me turn të dytë, tani kemi vetëm dy. Nga 14 kemi vetëm 2.Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe “Ismail Qemali” që janë gjimnaze të një kapaciteti shumë të madh, edhe për nga infrastruktura kanë kapacitete shumë të madh por edhe nga numri i nxënësve. Kjo është beteja jonë e së ardhmes që edhe këto dy gjimnaze ti kalojmë me një turn. Shkollat 9 vjeçare çdo vit vinë dhe reduktohet numri i turneve të dyta.Por akoma kemi një shifër që na trishton, 33-34 shkolla nga 67 sërish do të jenë me dy turne.

Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e tri shkollave të reja, ‘Betim Muço’, ‘Ardian Klosi’ dhe ‘Hoxha Tahsim’ e rindërtuar.

Arjola Byzyka: Tre shkollat e reja që tashmë janë duke u populluar, kemi regjistrime dhe ky është një lajm shumë i mirë që shkollat e reja janë mirëpritur nga qytetarët. Sidomos shkolla “Betim Muço” në Kombinat, është një shkollë që tashmë po e mbush kapacitetin e vet.

Ndërkohë sipas DAR Tiranë, të gjitha institucionet e arsimit i kanë ambientet gati për të pritur nxënësit.

Arjola Byzyka: Gjithë korriku dhe gushti në Tiranë, mjedistet arsimore të Tiranës kanë qenë një kantier ndërtimi. Një punë e mrekullueshme që ka bërë bashkia e Tiranës duke i rihigjenizuar nga e para të gjitha mjediset e  të gjitha shkollave të Tiranës. Ndërhyrje si në aspektin e higjenës po ashtu në lyerje, rregullime, pajisje me banka të reja, karrige të reja.

Bashkia e Tiranë ka ambicien për ndërtimin e 20 shkollave të reja në kryeqytet, në zonat e urbanizuara por edhe në periferitë e Tiranës, gjë që do të zgjidhte njëherë e mirë situatën e turneve dhe klasave të mbingarkuara./oranews

Next Post
U shkrumbua në ashensor te “Fresku”, rihapen hetimet për 32-vjeçaren

U shkrumbua në ashensor te "Fresku", rihapen hetimet për 32-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In