• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U shkrumbua në ashensor te “Fresku”, rihapen hetimet për 32-vjeçaren

by A R
10/09/2017 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë hapur sërish hetimet për vdekjen e 32-vjeçares në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut në kryeqytet, nëntë muaj më parë.

Kjo lëvizje ka ardhur si pasoje e një ankesë e bashkëshortit të viktimës, që ka vënë në lëvizje Gjykatën e Tiranës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ashensorin e një pallati në zonën e “Freskut” në Tiranë, ku humbi jetën gruaja 32-vjeçare, si pasojë e shpërthimit të zjarrit dhe asfiksisë nga tymi, shkruan Panorama.

“Në lidhje me hetimin e fakteve dhe mbledhjen e provave, konstatohet se nga ana e Prokurorisë janë kryer veprime procedurale, por se nuk janë sqaruar qartë faktet objekt hetimi dhe nga ana e ankuesit, pretendohet që të kryhen analiza e plotë, duke përcaktuar qartë veprimet hetimore, të cilat nuk janë kryer nga ana e organit të akuzës e që mund të çonte në konkluzione të ndryshme nga ajo që ka arritur prokurori”, thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës, të dhënë se fundi, për rihetimin e ngjarjes.
Nga ekspertiza në lidhje me ngjarjen, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë djegia e droselit të ndriçimit të kabinës së ashensorit.

“Zjarri është shkaktuar nga rënia në lidhje të shkurtër e droselit të ndriçimit të kabinës së ashensorit. Mbasi ka rënë në lidhje të shkurtër, droseli ka shkaktuar flakë duke djegur pjesërisht tavanin e ashensorit dhe ka krijuar vatrën e parë të zjarrit.

Njëkohësisht, kjo lidhje e shkurtër ka shkaktuar nxehtësi dhe flakë në të gjithë rrjetin elektrik të linjës monofaze që ushqen ndriçimi i kabinës së ashensorit dhe elektromotorit mbi kabinë që shërben për hapjen dhe mbylljen e portave”, thuhet në aktin e ekspertimit.

Veç Inspektoratit Teknik, mësohet se kontroll është ushtruar edhe nga ana e punonjësve të OSHEE-së dhe në përfundim të tij nuk është vërejtur ndonjë ndë- rhyrje e jashtëligjshme në tërësinë e sistemit elektrik të pallatit.

“Në lidhje me ngjarjen kanë dhënë deklarime edhe banorë të pallatit, të cilët kanë shpjeguar se prej tyre nuk ishte caktuar ndonjë administrator, apo që ashensorit t’i ishin kryer shërbime periodike mirëmbajtje.

Nga ana e prokurorit është vendosur mosfillimi i procedimit për shkak se, nga të gjitha rrethanat del se është një rast aksidental dhe nuk evidentohen elemente të ndonjë vepre penale”, thuhet nga burimet zyrtare.

Por pushimi i hetimit ka sjellë edhe kundërshtimin e bashkëshortit të viktimës, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Tiranës. Kjo e fundit ka rrë- zuar vendimin e prokurorisë, duke urdhëruar rihapjen e hetimeve me qëllim përcaktimin e shkakut të qarkut të shkurtër në droselin e ashensorit, që ka sjellë më pas edhe rënien e zjarrit.

Next Post
Vetting-u/ Hileja e PD-së për të shpëtuar veten: Hetoni vetëm pas 2013

“Kam dalë me kokën ulur nga Kuvendi". Berisha shpërthen ndaj Bashës në mbledhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

June 19, 2026

Partitë e vogla me xhepa të mëdhenj dhe krokodili që po i avitet protestës

June 19, 2026
VIDEO/ Qytetarja akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

VIDEO/ Qytetarja akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

June 19, 2026
BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

June 19, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

June 19, 2026
Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

June 19, 2026
Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

June 19, 2026
“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

June 19, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

June 19, 2026
Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In