• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nëse tradhtoni punëtorët amerikanë, do të dëgjoni dy fjalë, jeni…”/ Trump ultimatum drejtuesve të administratës

by Java News
04/08/2020 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën nënshkruajti një urdhër ekzekutiv që detyron të gjitha agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm për të parë nëse ato po i zëvendësojnë punëtorët e kualifikuar amerikanë me njerëz nga vende të tjera.

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se urdhri ekzekutiv do të ndihmojë në parandalimin e agjencive federale “që të zëvendësojnë në mënyrë të padrejtë punëtorët amerikanë me punonjës të huaj me kosto më të ulët”.

Urdhri detyron të gjitha agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm për të parë nëse ato po punësojnë shtetas amerikanë për pozicionet konkurruese në qeverinë federale.

Presidenti Trump tha se kjo lëvizje u nxit pjesërisht nga njoftimi i Autoritetit të Luginës së Tenesisë për transferimin e 20 për qind të fuqisë së saj punëtore të sektorit të teknologjisë tek kompanitë e bazuara në vende të tjera, duke përdorur programin e vizave H-1B.

Urdhri ekzekutiv gjithashtu vjen në një kohë kur disa gazetarë të huaj të Zërit të Amerikës janë në pritje të një vendimi mbi zgjatjen e vizave të tyre J-1, pas vendimit të Agjencisë Amerikane për Median Globale për një rishikim të këtyre vizave.

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se ai kishte shkarkuar Kryetarin e Bordit të Autoritetit të Luginës së Tenesisë, Skip Thomsion, sepse ai po punësonte punëtorë të huaj dhe po paguhej shumë. Ai gjithashtu kërcënoi se do të pushonte edhe anëtarët e tjerë të bordit nëse ata vazhdojnë të punësojnë të huaj.

“Nëse tradhtoni punëtorët amerikanë, do të dëgjoni dy fjalë: “Jeni të shkarkuar””, tha Presidenti Trump.

TVA është një korporatë në pronësi federale e themeluar në vitin 1933 për të ofruar ndihmë në vënien nën kontroll të përmbytjeve, prodhimin e energjisë elektrike, plehrave artificalë dhe zhvillimin ekonomik në Luginën e Tenesisë, një rajon që u godit rëndë nga Depresioni i Madh.

Rishikimi i vizave në Agjencinë Amerikane për Median Globale, e cila mbikëqyr Zërin e Amerikës, është pjesë e ndryshimeve të zbatuara që nga ardhja në detyrë e Drejtorit të ri Ekzekutiv, Michael Pack.

Drejtori i USAGM u del në mbrojtje shkarkimeve

Zëri i Amerikës ka 62 kontraktorë dhe 14 punonjës me orar të plotë që gjenden në Shtetet e Bashkuara me vizë J-1, që u jepet individëve me aftësi të posaçme, si atyre që flasin gjuhë të ndryshme.

I pyetur nga Zëri i Amerikës mbi atë se si urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Trump do të ndikojë programin e vizave J-1 të agjencisë së lajmeve, Shtëpia e Bardhë ofroi adresën e faqes së internetit të qeverisë amerikane për vendet e hapura të punës, ku shpjegohen kushtet e punësimit për ata që nuk kanë shtetësinë amerikane.

Zëdhënësi i USAGM ka thënë se procesi rast pas rasti i shqyrtimit të vizave synon të përmirësojë menaxhimin e agjencisë, të mbrojë sigurinë kombëtare dhe të garantojë se nuk do të ketë abuzime me ligjet për punësimin e shtetasve të huaj.

Disa organizata gazetarësh, përfshirë PEN America dhe National Press Club kanë thënë se vonasat në rinovimin e vizave mund të vë në rrezik shumë gazetarëve të Zërit të Amerikës, të cilët mund të kërcënohen ose arrestohen nëse detyrohen të kthehen në vendet e tyre.

USAGM
USAGM

Një numër i panjohur i gazetarëve në entitetet e tjera të Agjencisë Amerikane për Median Globale, përfshirë Radion Evropa e Lirë / Radio Lirinë, Radion Azia e Lirë, Zyrën e Transmetimit në Kubë dhe Lindjen e Mesme, gjithashtu janë prekur nga procesi i rishikimit të vizave.

Vizat J-1 janë në mesin e kategorive të vizave që u ndaluan përkohësisht nga administrata Trump në përgjigje të pandemisë së koronavirusit. Administrata e Presidentit Trump ka argumentuar se punëtorët e huaj nuk duhet të marrin vendet e punës nga shtetasit amerikanë në kohën kur ekonomia po shënon rënie./ VOA

g.kosovari

 

Next Post
Ish-futbollistit i vendosin lëndë plasëse në lokalin e tij në Elbasan/ S’ka të lënduar

Ish-futbollistit i vendosin lëndë plasëse në lokalin e tij në Elbasan/ S'ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com