• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nëse shqetësoheni më shumë se duhet, jeni gjeni

by
30/08/2015 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse shqetësoheni më shumë se duhet, jeni gjeni

Studiuesit kanë hedhur hipotezën, sipas së cilës nëse disa persona shqetësohen më tepër se të tjerët, ata kanë brenda vetes tiparet e gjenive: imagjinatën dhe krijimtarinë. Nëse në jetën tuaj prireni të jeni shpesh të tensionuar dhe humori ju lëkundet, atëherë ka gjasa të jeni një gjeni në krijimtari. Një teori e re thotë se mërzia dhe imagjinata shkojnë dorë prej dore.

Kjo mund të shpjegojë përse disa mendimtarë origjinalë, si për shembull i famshmi Vincent Van Gogh vuanin për artin e tyre.

Regjisori i filmave dhe komediani Woody Allen është një tjetër person që shqetësohet shumë dhe po ashtu Isaac Newton.

Mendohet se individë të tillë kanë një tru që është më i ndjeshëm ndaj kërcënimeve të perceptuara sesa të tjerët. Dhe kjo tendencë për panik është e lidhur me një imagjinatë tepër aktive dhe gjenerim të kërcënimeve të mundshme, thonë psikologët.

Eksperti i personalitetit, doktor Adam Perkins, nga Kolegji Mbretëror në Londër, shpjegoi: “Jemi ende larg zbulimit të plotë të gjendjes së plotë dhe nuk i kemi të gjitha shpjegimet, por ne shpresojmë se teoria jonë e re do t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë eksperiencat e tyre dhe të zbulojnë që ndonëse nuk është shumë e kënaqshme, ka edhe përfitimet e veta.

“Shpresojmë se teoria jonë do të nxisë një kërkim që do të na ofrojë përgjigjet e duhura me anë të të cilave do të lidhim aspektin e krijimtarisë, shqetësimin dhe emocionet”.

Shqetësimi është një nga pesë tiparet dalluese sipas psikologëve. Tiparet e tjera përfshijnë të qenët i hapur, i ndërgjegjshëm, i hapur dhe të qenët dakord me të tjerët.

Të qenët tepër kërkues deri në dhimbje karakterizohet nga një listë e gjatë emocionesh negative, përfshirë ankthin, frikën, shqetësimin, tensionimin, xhelozinë dhe vetminë.

Mbështetja se kjo gjendje lidhet me krijimtarinë ka ardhur nga disa studime të skanimit të trurit që nënvizuan se qarqet nervore, të cilat i rregullojnë ato, janë të vetëgjeneruara.

Një buton paniku në amigdalë, një qendër kyçe emocionale në tru, besohet se aktivizon një përgjigje të panevojshme frike pasi kërcënimet e perceptuara kalojnë në tru.

“Personat me tik nervor kanë një imagjinatë më aktive, që vepron si një gjenerues i kërcënimit”, tha Perkins.

Aktiviteti në lëvoren mesore paraballore jo vetëm që prodhon frikë te këta persona, por gjithashtu edhe një forcë kreative, sipas kërkuesve, të cilët e shpjeguan teorinë e tyre në revistën ‘Trendet’ në Shkencën Konjitive.

Përse lidhen nervozët me krijimtarinë?

Mungesa e kënaqësisë dhe krijimtaria janë dy gjëra që shkojnë shumë bashkë, sepse janë pjesë e trurit përgjegjëse për mendimin e vetëgjeneruar që në këtë rast është shumë aktiv.

Kjo gjendje ka të mirën dhe të keqen e saj. Në aspektin pozitiv, kemi krijimtarinë ndërsa në atë negativ, mjerimin dhe vuajtjen.

Njerëzit që bëhen shumë shpejt nervozë në mendime priren të kenë imagjinatë për ndodhi negative dhe ndjenja të të gjitha llojeve. Ata mezi ia dalin të përballen me punë të rrezikshme dhe kanë më tepër gjasa të përjetojnë çrregullime psikiatrike gjatë jetës. Mendimi i tepërt i gjërave lidhet edhe me aspektet pozitive të kësaj gjendjeje.

Krijimtaria e Isaac Newton-it dhe personave të tjerë me tik nervor, mund të jetë thjesht rezultat i tendencës së tyre për t’i nuhatur problemet më parë se të tjerët.

Personalitetet tona janë më të qëndrueshme në moshë të mesme

Shkencëtarët besojnë se personalitetet tona zhvillohen deri në moshën 50-vjeçare derisa bëhen të qëndrueshme. Petar Milojev dhe Chris Sibley nga Universiteti Auckland në Zelandën e Re, zbuluan se stabiliteti i personalitetit rritet në rini, arrin pikun në moshën mesatare dhe reduktohet gradualisht kur plakemi.

Kërkuesit rekrutuan 4,000 burra dhe gra nga mosha 20 deri në 80 vjeç për të plotësuar një pyetësor dy herë gjatë dy viteve.

Studimi analizoi vlerësimet e marra gjatë disa viteve dhe kuptoi se si kishte ndryshuar personaliteti te njerëzit në varësi të moshës. Sipas zbulimeve, shumica e personaliteteve ishin të qëndrueshme, por stabiliteti i disave varej nga kalimi nga një moshë në një tjetër.

Next Post

Pse janë më të lumtur beqarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Shkurt 2026

February 17, 2026
Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

February 17, 2026
Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In