• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse kthehem në Shqipëri më vrasin”/ Shqiptari që pret nisjen në Ruanda: Në pritje të udhëtimit janë edhe 35 shqiptarë

by Java News
16/06/2022 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pritje të dërgimit nga Anglia në Ruanda në qendrën e dëbimit të azil kërkuesve Colnbrook afër aeroportit të Heathrow në Londër,  mbahen 35 shqiptarë.

Të mbërritur në Angli me gomone gjatë muajit Maj, ata kanë marrë njoftimin se azil kërkimi i bërë  do të shqyrtohet në Ruanda. Gazetari i Top Channel , Muhamed Veliu  përmes telefonit intervistoi njërin prej tyre.  Genti është 21 vjeç. Pasi pagoi trafikantët kurdë në Francë 6.000 paund mbërriti në Angli në 20 maj duke kërkuar azil. Ëndrra e tij angleze po shndërrohet në një makth drejt Afrikës.

MUHAMED VELIU – Genti, cila është situata juaj dhe e shqiptarëve të tjerë në atë qendër dëbimi?

GENTI- Po bëhet një protestë e vogël këtu në kamp për këtë fluturimin e dërgimit në Ruanda. Jemi mbledhur të gjithë aty po rrimë. Duam që mos të flemë gjumë as ushqim nuk duam të marrim më. I gjithë kampi është. Ka edhe  njerëz jashtë që po protestojnë për këtë punë. Një pjesë e mirë bashkë me mua kemi marrë letrat për në Ruanda. Falë punës që po punojnë avokatët kanë arritur t’i kancelojnë biletat.

Gjatë intervistës Genti ngre këtë shqetësim të cilin Top Channel e ka të pamundur ta vërtetojë.

GENTI- Po na japin të pimë ilaçe. S’na shpjegojnë për ca është ky ilaç. Ai ilaç mund të jetë të na vendosin në gjumë dhe kur të zgjohemi të jemi në Afrikë. Për aq kohë sa të drejtat tona u prekën çfarë nuk mund të ndodhë.

MUHAMED VELIU- Si e keni pritur njoftimin për t’ju çuar në Ruanda?

GENTI-Ka qenë gjëja më e keqe. As që nuk e prisja. Në rregull nëse do të më pyesnin do ishte diçka tjetër. Thjesht më ka ardhur konfirmimi që ti je për në Ruanda dhe më thanë se i kanë dërguar të gjitha të dhënat e mija atje. I kanë shpërndarë pa miratimin tim. Pra janë prekur të drejtat e mija. Për 10 ditë e kanë cilësuar atje mundet të fluturojmë për në Ruanda.

MUHAMED VELIU- Përse zgjodhe të kërkosh azil në Angli?

GENTI- Ishte mënyra e vetme që t’i largohesha disa kërcënimeve që kam në Shqipëri pasi i detyrohem lekë borxh disa personave në Shqipëri. Mora rrugën të shkoj në Angli si një vend më i sigurt dhe me idenë që nesër pasnesër mund t’i shlyej ato para që kam borxh e të jem përsëri me familjen time.

MUHAMED VELIU- Nëse autoritetet britanike këmbëngulin t’ju çojnë në Ruanda çfarë do të bëni?

GENTI- Do të mundohem me çdo mënyrë mos të shkoj. Pastaj nëse ata do të më çojnë me dhunë me forcë atëherë nuk kemi ça të bëjmë. Ky ishte fati jonë.

MUHAMED VELIU- Po mundësinë e kthimit në Shqipëri për të mos përfunduar në Afrikë e keni marrë në konsideratë?

GENTI- Në Shqipëri unë jam i vrarë nëse kthehem në Shqipëri. Ishte një kërcënim me jetë. Ndaj unë mora rrugën. Është e njëjta situatë për mua. Si shkova në Afrikë si në Shqipëri. Pretendoja që Anglia të më ndihmonte për këtë çështje, por nuk më ndihmoi./ tch

g.kosovari

Next Post
Si po futet kokaina nga Amerika Latine në Durrës/ Trafikantët braktisen bananet dhe kaluan tek qymyri dhe mishi i pulës

Si po futet kokaina nga Amerika Latine në Durrës/ Trafikantët braktisen bananet dhe kaluan tek qymyri dhe mishi i pulës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

October 31, 2026
Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

October 31, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

October 31, 2026
“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

October 31, 2026
“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

October 31, 2026
VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

“Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë nga Saliu”- Avokati ironizon kreun e PD: Berisha bën thirrje për protestës kombëtare, por s’i shkojnë as familjarët…

October 31, 2026
“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

October 31, 2026
Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

October 31, 2026
Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In