• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse keni ndërmend të lini duhanin, duhet të ndiqni këtë dietë

by Java News
26/10/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeni gati për të lënë duhanin? Përpiquni të konsumoni më shumë perime dhe më pak mish dhe zëvendësoni filxhanin e kafesë me një gotë qumësht. Një studim i Universitetit tregon se frutat, perimet dhe ushqimet e bulmetit bëjnë që cigarja mos t’ju shijojë më. Por mishi, kafja, dhe pijet alkoolike e bëjnë tymosjen një proces më të shijshëm, thotë psikologu  i Universitetit, Joseph McClernon.

“Të gjithë e dimë, se njerëzit janë të varur pas duhanit për shkak të nikotinës,” thotë McClernon. “Por ne po mësojmë akoma më shumë se ka të bëjë gjithashtu edhe me efektet shqisore si shija, aroma dhe zakonet rutinore të tymosjes. Efektet e shijes janë të rëndësishme”.

McClernon, gjithashtu një hulumtues në qendrën e Universitetit për nikotinën dhe tymosjen, ka dëgjuar shpesh duhanpirës të thonë se disa ushqime dhe pije të caktuara e bëjnë cigaren t’u shijojë më shumë.

Ai filloi të pyeste veten se cilat ishin saktësisht këto ushqime dhe nëse kishte ushqime që të bënin ta largoje duhanin. Për të studiuar këtë çështje, ai pyeti 209 duhanpirës për listën e ushqimeve që përkeqësonin apo i bënin që duhani t’i shijonte. Këta duhanpirës kishin të paktën 21 vjet që tymosnin një paketë në ditë. Rreth gjysma e tyre ishin femra, dhe pothuajse të gjithë ishin me shkollë të lartë.

Afro 70% e duhanpirësve thanë se disa ushqime bënin që cigaret që pinin t’i shijonin. Këto ushqime kishin tendencën të ishin pije me kafeinë, pije alkoolike dhe mish.

Çuditërisht, gati gjysma e duhanpirësve, 45%, thanë se disa ushqime i bënin që mos ta përjetonin mirë pirjen e duhanit. Këto ushqime ishin frutat e perimet, pijet pa kafeinë si uji dhe lëngu i frutave, qumështi apo dhe bulmetrat.

“U suprizuam që duhanpirësit folën për ushqimet që e bënin duhanin të dukej se kishte shije të keqe,” tha McClernon.

Ata që pinin cigare me mente kishin gjasa të thonin se cigaret e tyre kishin të njëjtën shije pavarësisht çfarë ushqimi apo pije konsumonin. Rreth 90% e pjesëmarrësve me ngjyrë në studim konsumonin cigare me mente. “Kjo do të thotë, që ata do ta kenë më të vështirë të heqin dorë nga cigarja”, thotë Scott McIntosh, profesore e mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut./noa/a.k

Next Post
Manovrimet për arritjen e shpejtë të belit të ngushtë

Manovrimet për arritjen e shpejtë të belit të ngushtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In