• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse keni këto profesione, atëherë Kanadaja ju mirëpret!

by Java News
02/11/2016 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanadaja ka njoftuar se do të presë 300 mijë emigrant në vitin 2017. Mirëpo, për të fituar të drejtën e punësimit dhe qëndrimit në Kanada ka një sërë kriteresh. Profesionet më të kërkuara janë: kuzhinierë, menaxherë restorantesh, infermierë, arkitektë, mjekë, dentistë, biologë, mjekë familjeje, farmacist, psikolog, asistentë socialë, elektricistë, hidraulikë dhe ndërtues.

Sipas një njoftimi të zyrës kanadeze të Emigracionit, thuhet se baza e pranimeve do të jetë fillimisht për 300 mijë, si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë.

Kanadaja ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj, ndaj për ministrin e Emigracionit John McCallum duke e bërë objektivin e përvitshëm 300 mijë është një themel i fortë. Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka përbën një sfidë për rritjen ekonomike. Referuar rregullores që ka përcaktuar qeveria kanadeze, aplikimi kalon në disa faza, por më e rëndësishmja është intervista, në të cilën merret vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit.

Intervista sipas udhëzimit, do të zhvillohet në Konsullatën Kanadeze midis një oficeri të imigracionit kanadez dhe aplikantit.

Aplikanti nëse e përfundon me sukses, duhet të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej Qeverisë Kanadeze. Ky kontroll duhet të bindë Ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore.

Që ambasada të marrë vendimin përfundimtar, lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit. Për të siguruar një qëndrim të përhershëm në një prej qyteteve të Kanadasë duhet të plotësoni formularët e duhur, në bazë të interesit që ju keni, shkruan shqip.

Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe nëse nuk keni një ofertë pune, atëherë duhet të pajiseni me një kod (NOC), që përbëhet nga katër shifra dhe që identifikon profesionin në të cilin ju dëshironi të punoni. Pas të gjitha këtyre procedurave ju do t’i nënshtroheni një testimi, ku duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë nga 100 pikë të mundshme./a.k

Next Post
Nishani në karrocën e dekoratave

Nishani në karrocën e dekoratave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

November 5, 2026
Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

“Duhet të përdoren vetëm të çertifikuarat”, ISHTI: Incidentet me bombolat, pasojë e rrjedhjes së gazit

November 5, 2026
Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

November 5, 2026
Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In