• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse jeni vetëm, i përkasni plotësisht vetvetes”/ Bregu: Ballkani ka nevojë të flasë me njëri-tjetrin

by Java News
17/01/2020 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bregu i referohet da Vinc-it dhe e ka për Ballkanin Perëndimor, një propozim që ka bërë që në vitin 2015 kur drejtonte Komisionin e Integrimit si deputete e PD, për të për të përfshirë në procesin e Berlinit edhe Parlamentet e Ballkanit Perëndimor në samitin e radhës në Poznan, si e nevojshme për të përfshirë qytetarët dhe përfaqësuesit në procesin e Berlinit.

Sot në konferencën e 16-të të Komisioneve Parlamentare për Integrimin Europian të Shteteve pjesëmarrësë në procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore, Bregu, në cilësinë e presidentes për shkak të kryesimit të COSAP nga Shqipëria, tha se përfshirja e parlamenteve kombëtare në këtë proces rrit e forcon më tej rolin mbikëqyrës të parlamenteve, si dhe ka potencialin të kontribuojë në forcimin e stabilitetit politik dhe përmirësimin e frymës së bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fjala e Majlinda Bregu: 

Në Tetor 2015, pak më shumë se 1 vit pas lancimit të Procesit të Berlinit nga kancelarja Merkel, si një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe shpejtimin e integrimit të tij në BE, u zhvillua në Tiranë, takimi i njëmbëdhjetë i COSAP.

Atëherë në cilësinë e presidentes së kësaj konference për shkak të kryesimit të COSAP nga Shqipëria, kam propozuar krijimin e një dimensioni parlamentar në Procesin e Berlinit. Mbetem e bindur se përfshirja e parlamenteve kombëtare në këtë proces rrit e forcon më tej rolin mbikëqyrës të parlamenteve, si dhe ka potencialin të kontribuojë në forcimin e stabilitetit politik dhe përmirësimin e frymës së bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ky propozim, i cili nuk u materializua dot në atë kohë, ndonëse kishte mbështetjen jo vetëm të parlamenteve të rajonit, por edhe të institucioneve europiane , u risoll në vëmendje në samitin e Poznan në korrik 2019, ku liderët njohën rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në dialogun e Procesit të Berlinit.

Siç thoshte Leonardo da Vinci, “Nëse jeni vetëm, i përkasni plotësisht vetvetes. Nëse shoqëroheni edhe nga një shok, i përkisni vetëm gjysëm vetvetes.

Është jetike që rajoni ynë të bashkëpunojë më shumë e më mirë, të shkëmbejë aftësi, përvoja, ide dhe kulturë, në mënyrë që të bëhet një rajon më i pasur, më joshës për të rinjtë që të qëndrojnë e punojnë në rajon.

Mbështetja parlamentare për reformat e ndërmarra është një domosdoshmëri për të siguruar që nevojat dhe zëri i qytetarëve do të dëgjohen, cka përbën edhe vetë thelbin e këtij procesi. Për këtë qëllim 2020 duhet të jetë një moment vendimtar për përcaktimin e rolit që Parlamentet duhet të kenë në Procesin e Berlinit.

Në cilësinë e propozueses së kësaj nisme në 2015 dhe sot si Sekretare e Përgjithshme e RCC është kënaqësi e dyfishtë kontribuimi në këtë dinamikë të re përmes mbështetjes së një dialogu parlamentar që duhet të përfshijë të gjitha fushat e mundshme të marrëdhënieve politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe të sigurisë në rajonin tonë. COSAP është forumi më i mirë për të iniciuar këtë proces e për të përcaktuar modalitetet dhe përmbajtjen e këtij dialogu.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Si Belen, Wanda Nara tregon tatuazhin pranë vendit intim dhe “tërbon” ndjekësit

FOTO/ Si Belen, Wanda Nara tregon tatuazhin pranë vendit intim dhe “tërbon” ndjekësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In