• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nëse humb, Berishës nuk i shërben për gjë as të bëhet qytetar nderi në Washington

by Lorenc Vangjeli
28/04/2025 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Për demokratët është “eureka”e fitores. Për socialistët është shkelje e ligjit dhe kodit zgjedhor. Për SPAK-un është lëndë për t’u verifikuar. Në peisazhin bardh e zi të politikës militante shqiptare ku mungojnë nuancat dhe palët janë të ndara në skaje, aty ku njëra sheh dritë, tjetra betohet për terrin më të thellë. Kontrata e lobimit të PD-së me një kompani amerikane është një nga shembujt më ulëritës të këtij pohimi. Në fakt, as entuziazmi i opozitës dhe as akuzat e maxhorancës nuk thonë të vërtetën e plotë. Dhe as premtimi për verifikim nga SPAK nuk ka asnjë shans t’i nxjerrë palët nga llogoret e mosbesimit. E vërteta edhe njëherë si përherë nuk qëndron në skaje, por gjendet diku në mes. Dhe ka një sërë faktorësh që e vërtetojnë një gjë të tillë.

E para, entuziazmi i demokratëve është real. Mbas një periudhe shumë të gjatë izolimi ata kanë mundur të hapin një kanal komunikimi me anë të lobimit me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Duke gjykuar nga thellësia e humnerës që ishin zhytur ish-sovranistët e djeshëm në marrëdhëniet me anën tjetër të Atlantikut, kjo nxjerrje koke mbi sipërfaqe është realisht një moment për t’u mbushur me frymë. Dhe nga ky këndvështrim, pavarësisht rezultatit konkret të kontratës, shifra e frikshme e disa milionë dollarëve që pritet të shpenzohen, ja ka vlejtur paraprakisht në çdo qindarkë të saj. Emrat e përfshirë në kompani janë pjesë e afërt e Presidentit Trump dhe si të tillë, ata besohet se kanë mundësi praktike për të realizuar alkiminë e premtuar dhe shndërrimin e demokratëve në promerikanë të përbetuar.

E dyta, skepticizmi i socialistëve është gjithashtu real. Shifra e premtuar për t’u shpenzuar është bombastike. Natyrisht, në kuptim të ligjit, ajo nuk përfshihet në shpenzimet e fshehura të fushatës që PD apo dhe vetë PS, kryejnë për procesin. Por nga ana tjetër, ato dëshmojnë për një potencial financiar të jashtëzakonshëm të PD-së, për një lumë parash që vetë PS-ja ja njeh mirë përrenjtë që e mbushin nëpërmjet tenderave të rinj, koncesioneve të vjetra apo edhe direkt nga antarë të qeverisë. Eshtë një sekret publik i njohur herët në Tiranë, që njerëz të rëndësishëm të maxhorancës paguajnë në mënyra të ndryshme atë që në Itali njihet si “il pizzo”: para e favore të tjera në këmbim të mossulmimit të tyre. Socialistët ndjehen të frustruar nga ideja se ata mund të humbin eskluzivitetin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Me një president atipik dhe të paparashikueshëm si Trump, ata ndruhet se nga ana tjetër e Atlantikut mund të vijnë edhe mandata të paimagjinueshme.

E treta, SPAK-u nxitoi të përfshihet në këtë histori në ditë pushimi. Nëse do të heshtte do ta sulmonte njëra palë, nëse do të shprehej, siç e ka edhe detyrim ligjor, do ta masakronte pala tjetër. Lënda mbi të cilën SPAK mund të përqëndrojë hetimet është shumë e ngushtë dhe pothuaj e papërshtatshme; një nen kushtetutues, një ligj 25 vjeçar dhe pak i amenduar për financimin e partive politike dhe kodi zgjedhor. Edhe pse kontrata u firmos në kohë fushate dhe ndikon direkt në fushatë, ajo nuk është shpenzim elektoral. Eshtë kontratë lobimi. Ajo do të deklarohet vitin tjetër në KQZ. SPAK do të vërejë se ligji që ndalon partitë politike që të përfitojnë “…dhurime financiare e materiale nga qeveri, entitete publike e private të huaja”, lejon njëkohësisht ndihma që vijnë nga “…parti ose unione ndërkombëtare partiake, organizata apo fondacione politike shqiptare dhe të huaja”. Një diferencë e vogël mes çfarë lejohet e çfarë ndalohet që i jep mundësi akuzës publike që ta shohë ligjin si një llastik që tërhiqet, por nuk këputet. Por PD -ja do të detyrohet të dëshmojë shtetësinë shqiptare të çdo “dhuruesi” parash në favor të saj; nëse ndër ta ka shtetas të huaj, atëherë ky do të jetë një faull klasik penal.

Këto tre pamje përjashtuese të njëra-tjetrës megjithatë nuk tregojnë plotësisht të vërtetën. Thelbi i kësaj që ka ndodhur qëndron në faktin që kjo kontratë lobimi ka vlerë deri në datën 11 maj. Dhe në funksion të kësaj date edhe janë parapaguar 750 mijë dollarë. Në këmbim të kësaj shume, lobimi përfshin në mënyrë maksimale heqjen e non gratës për Sali Berishën, një vizitë të mundshme të tij me një vizë të posaçme në SHBA apo edhe një komunikim me video me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshi ndoshta, edhe sekretarin e shtetit. Pjesa tjetër nuk ka pikën e rëndësisë. Në rast se humb zgjedhjet, Berishës nuk do t’i hyjë në punë edhe sikur ta bëjnë qytetar nderi të Ëashingtonit. Ndërsa në rast triumfi, si 6 milionët e firmosur, si të paguajë 66 milion të tjera për lobim, do të jetë e njëjta gjë. Ato do të jenë vetëm qindarka për mundësinë që kanë qeveritë në Shqipëri për të gjeneruar fonde që nuk dihet se ku vijnë dhe bëhet hallall aty ku mbërrijnë.

Mbas 12 majit, varësisht rezultatit të zgjedhjeve, Berisha mund të thotë për herë të dytë në jetën e tij: Mbas meje qameti! Ai nuk do të jetë i shqetësuar as për fatin e Nuredinit, një lojtar periferik i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe as për fatin e Flamurit nënshkrues të konktratës, që zgjodhi të jetë rrufepritësja e kësaj loje lokale për hir të besnikërisë së tij që e çoi në sakrificë. E gjithë kjo zhurmë e krijuar nga kontrata e lobimit do të shuhet dhe do të jetë vetëm pjesë e kronikës të zgjedhjeve të deformuara shqiptare. Si përherë!

Next Post
Berisha e akuzon për shpopullim, Rama publikon videon dhe i kujton Otranton: Kur shqiptarët mbyteshin në det duke marrë arratinë nga Shqipëria e bufit

Berisha e akuzon për shpopullim, Rama publikon videon dhe i kujton Otranton: Kur shqiptarët mbyteshin në det duke marrë arratinë nga Shqipëria e bufit

Comments 2

  1. L.Xh says:
    3 weeks ago

    Shërben ore, si nuk sherben….shërben si QYQAR nderi i Vuqidolit….

    Reply
  2. ccc says:
    3 weeks ago

    Cfare dmth nese humb?! Ka dyshim per kete apo kerkon te krijoje preceptim te deformuar mbi realitetin elektoral? Per mua ka kohe qe Vangjeli eshte i palexueshem!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, miratohet formati për kualifikueset e “EURO 2028”

Përfundon mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, miratohet formati për kualifikueset e “EURO 2028”

May 21, 2025
Goxhaj: Sikur Berisha të ikë sot, në PD do ketë përleshje trup më trup se kush do marrë partinë

Goxhaj: Sikur Berisha të ikë sot, në PD do ketë përleshje trup më trup se kush do marrë partinë

May 21, 2025
Trupat ukrainase po dorëzoheshin, zbardhen urdhrat ruse: Kapni komandantin! Të tjerët…

Trupat ukrainase po dorëzoheshin, zbardhen urdhrat ruse: Kapni komandantin! Të tjerët…

May 21, 2025
Arben Malaj përplaset me ish-truprojën e Nanos: Ja ç’ndodhi në Kryeministri gjatë sulmit të 1998 dhe e vërteta e arratisjes së Fatosit!

Arben Malaj përplaset me ish-truprojën e Nanos: Ja ç’ndodhi në Kryeministri gjatë sulmit të 1998 dhe e vërteta e arratisjes së Fatosit!

May 21, 2025
14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin/ Papa Leoni i lutet Izraelit: Lejoni ndihmat humanitare në Gazë

14 mijë foshnje rrezikojnë të vdesin/ Papa Leoni i lutet Izraelit: Lejoni ndihmat humanitare në Gazë

May 21, 2025

Zbardhet fjala e Beqajt në gjykatë: Keqkuptimi me termin “Sterilizim” dhe pse qëllimi i akuzës është emri im!

May 21, 2025
Dumani “zbërthehet” në GJKKO: Erjon Alibeaj më dha 10 emra që duhej të vrisja! Lista kryesohej nga…

Operacioni ‘Ura’, detajet: Hetimi nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

May 21, 2025
Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

May 21, 2025
Shqipëria narko-shtet? Gazetari: Nuk ka prova! SPAK të hetojë mbi deklaratat e Ahmetajt

“Operacioni i SPAK ndër më të fuqishmit, u godit baza kyçe e drogës në Durrës”, gazetari: Tritoli te Veliera, për të çorientuar policinë! Kishin qëllim…

May 21, 2025
‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim ‘Visi i Pojës’! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42

‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim ‘Visi i Pojës’! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42

May 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com