• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Gjykata shkarkon Metën më 18 janar? Balla tregon ç’ndodh: Kushtetuta s’ka lënë vakum. Ja si veprohet

by Java News
12/01/2022 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 18 janar në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca për shkarkimin e Presidentit Meta.

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla sqaroi procedurat që do të ndiqen në rast se Gjykata vendos për shkarkim. Sipas tij, Kushtetuta në këtë rast nuk ka lënë vakum, pasi detyrën e merr Kryetari i Parlamentit, dhe menjëherë pas kësaj nis procedura në Parlament.

Po ashtu Balla u shpreh se në mes të prillit të këtij viti fillon procedura normale për zgjedhjen e presidentit të ri dhe është çështje javësh që kjo procedure te futet ne punimet e parlamentit.

“Nuk jam orakull të parashikoj. Në 18 janar zhvillohet një seancë e parë ku pala në fjalë që është kuvendi, por natyrshëm është e njëjta shumicë që ishte në legjislaturën e kaluar dhe duhet të mbrojë qëndrimin. Kështu që një përfaqësi do të jetë në atë seancë për të parashtruar provat që kuvendi gjeti për shkarkimin e presidentit. Unë nuk e di kur gjykata do të shprehet për vendimmarrje.

Ajo që ne kemi gjetur në raportin përfundimtar për shkarkimin e presidentit është fakte dhe prova që justifikojnë shkarkimin. Në këtë drejtim Kushtetuta nuk ka lënë vakum. Pra në momentin e shkarkimit menjëherë kryetari i Kuvendit merr kompetencat e Presidentit dhe Kuvendi nis procedurat. Jo më pak se 20 firma mund të mbështesin një kandidat. Procedura është e qartë.

Të mos harrojmë që në mes të prillit të këtij viti fillon procedura normale për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo është një çështje javësh dhe në një nga javët do të zërë vend në punimet parlamentare”, tha Balla.

I pyetur se a ka shans për një presidenti konsensual, kryetari i grupit parlamentar të PS sqaroi: “Kushtetuta ka parashikuar që në 3 raundet e para presidenti zgjidhjet me shumicë të cilësuar  dhe në raundin e 4-5 zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Kështu që jemi ende herët për të parashikuar çfarë do të ndodhë në momentin e krijimit të vakancës.

Ajo që duhet të jetë e qartë është që në PS nuk ekziston një rast që të ketë vënë në dyshim vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

PS respekton vendimet e gjykatave. PS do të respektojë vendimin e gjykatës kushtetuese dhe ne nuk bëjmë thirrje për të marrë vendime si na pëlqen ne. Në rast se presidenti ka shkelur kushtetutën duhet të shkarkohet. Në rast se gjykata mendon të kundërtën duhet të respektohet”

g.kosovari

Next Post
covid

Omicroni varianti mbizotërues, mjekët: Java e tretë e janarit mund të ketë më shumë të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In