• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse do isha President, nuk do ta kisha dekretuar ‘Diellën'”, Bamir Topi tregon arsyen: Institucioni i presidentit, i dobët

by Os De
02/10/2025 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bamir Topi nuk do ta kishte dekretuar ministren virtuale Diella, nëse do të ushtronte detyrën e presidentit të vendit. Këtë përgjigje dha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-presidenti Topi, sipas të cilit, ajo që ndodhi me dekretimin e saj ishte e pazakontë. Sipas tij presidenti Begaj duhet të ishte konsultuar me gupet politike dhe grupet e interesit. 

“Kjo që ndodhi me ministren digjitale ishte e pazakontë. Në çdo rast kërkohet një dialog me grupet politike e të interesit; kjo që po ndodh a është normale? Se do vendoset firma në dekret. Jo kurrësesi nuk do ta kisha dekretuar”. 

Topi thekson se inteligjenca artificiale është një suport për punën e qeverive dhe do të ishte interesante nëse Diella pyetej edhe për marrëdhënien institucionale mes kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj, apo për atë që po ndodh me gjykatën Kushtteuese. 

“IA është realitet dhe suport për punën e qeverive. Sikurse janë këshilltarët. Me këtë që po ndodh sot do të ishte interesante të pyetej Diella si e konsideron këtë raport institucional mes kryeministrit e presidentit dhe ajo që po ndodh me GJK. Diella do të na kishte dhënë një përgjigje dhe nuk do të më kishit këtu sot. Nuk është faji i Diellës, është i të tjerëve që i kanë vendosur emrin”, tha Topi në A2 CNN. 

Ai foli edhe për dobësimin e institucionit të presidentit që pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës dhe tha se kreu i shtetit ndodhet nën trysninë e kryeministrit. 

“Unë nuk po flas për presidentin Begaj por për institucionin dhe për një situatë të institucioneve të Shqipërisë që janë në situatë të vështirë qoftë në funksionim, qoftë të mbrojtjes e ushtrimit të së drejtës. Nëse sot kemi një institucion të dobët të presidentit, është rezultat i 2008 (ndryshimet kushtetutuese) se presidenti zgjidhej me 3-5 e votës kishte pozicion mbi fuqinë e mazhorancës, por nëse sot e ke të emëruar nga kryeministri dhe kjo po shikohet që nën trysninë e kryeministrit bën të gjitha veprimet pa asnjë barrikadë. Pushteti i kryeministrit sot në Shqipëri i ngjan atij të cunamit që i gjen institucionet të dobëta dhe të papërgatitura për të përballuar çështje të një rëndësie kaq të madhe sikurse është ky rast”. 

 

Next Post
Itali, goditen 4 grupe të trafikut të drogës mes Spanjës dhe Shqipërisë, 29 persona në hetim (EMRAT)

Itali, goditen 4 grupe të trafikut të drogës mes Spanjës dhe Shqipërisë, 29 persona në hetim (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

February 11, 2026
Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

February 11, 2026
Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

February 11, 2026
“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

February 11, 2026
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat dua dënim përjetë

“Nesër mbaron kjo punë”, mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

February 11, 2026
“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In