Kryeministri Edi Rama nga Vjena ku është duke qëndruar nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së, pak para mbledhjes së këshillit ka sqaruar edhe deklarata e bëra në adresë të Malit të Zi për fushatën elektorale që po zhvillohet atje.
Rama ka sqaruar se deklarata e bërë ditën e djeshme ku u bënte thirrje qytetarëve fqinjë të votojnë për Gjukanovic në mënyrë që Mali i Zi të vazhdojë zhvillimin, si dhe deklarata e sotme ku u drejtohej shqiptarëve në Mal të Zi, për të votuar Listën Shqiptare dhe për të forcuar partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanovuic është një formë përpjekje për të bashkuar faktorët atje.
Kryeministri ka hedhur poshtë spekulimet se deklarata e djeshme ishte “një mesazh për të mos votuar Listën Shqiptare”, sikurse ka ngjallur diskutime, duke thënë se nëse do kishte këtë qëllim do ta kishte bërë mesazhin të gjithin në shqip, sikurse edhe sot.
Sepse këto mesazhe janë komplimentare me njeri-tjetriun, kryeministri Rama thotë: “Për një arsye shumë të thjeshtë. Partneriteti i shqiptarëve me Presidentin Gjukanoviç dhe lidership Presidentin Gjukanoviç për Malin e Zi është një risi strategjike për shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë si fqinje dhe aleate me Malin e Zi”.
Pyetje: Një debat tjetër i ngjallur sot më së shumti është edhe me Malin e Zi, për deklaratën që ju keni bërë në mbështetje të fushatës së Gjukanoviç. Ka pasur një reagim sot të partive shqiptare atje. A erdhi reagimi i sotëm pro partive shqiptare vetëm për shkak të debatit që ngjalli videomesazhi juaj?
Rama: Më vjen shumë keq, po ne kemi bërë përpjekje për t’i bashkuar faktorët atje dhe ministri në detyrë sot Cakaj ka punuar intensivisht me faktorët shqaiptarë.
E dyta nëse unë do t’i bëja thirrje shqiptarëve për të mos votuar për Listën Shqiptare do e bëja shqip mesazhin nga fillimi deri në fund siç e bëra sot. Ai ishte një mesazh i kërkuar si kontribut nga partia simotër Social Demokrate e Malit të Zi dhe Presidentit Gjykanovic dhe ishte bindja ime. Mesazhi i sotëm për shqiptarët ishte mesazhi i sotëm për të votuar për listën shqiptare.
Dhe pse këto dy mesazhe janë komplementare me njeri-tjetrin?
Për një arsye shumë të thjeshtë. Partneriteti i shqiptarëve me Presidentin Gjukanoviç dhe lidership Presidentin Gjukanoviç për Malin e Zi është një risi strategjike për shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë si fqinje dhe aleate me Malin e Zi.